Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:51. O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
5:51. O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.
5:51. O ju që keni besuar, mos i merrni hebrenjtë dhe të krishterët për miq. Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kush i merr ata për miq nga mesi juaj, ai është prej tyre. Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
5:51. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-JEHUDE WE EN-NESARA 'EWLIJA'E BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE'INNEHU MINHUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 5:52. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
5:52. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t'u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.
5:52. Ti do të shohësh ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre të nxitohen drejt tyre, duke thënë: Kemi frikë se do të na godasë ndonjë fatkeqësi. Por ndoshta Allahu do të sjellë fitoren ose një urdhër nga Ai, atëherë ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në zemrat e tyre.
5:52. FETERAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JUSARI'UNE FIHIM JEKULUNE NEHSHA 'EN TUSIBENA DA'IRETUN FE'ASALLAHU 'EN JE'TIJE BIL-FETHI 'EW 'EMRIN MIN 'INDIHI FEJUSBIHU 'ALA MA 'ESERRU FI 'ENFUSIHIM NADIMINE
C 5:53. Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
5:53. Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit.
5:53. Dhe ata që kanë besuar do të thonë: A janë këta ata që u betuan me forcën më të madhe se janë me ju? Veprat e tyre u bënë të kota dhe ata u bënë të humbur.
5:53. WE JEKULUL-LEDHINE 'AMENU 'EHA'UULA'L-LEDHINE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM 'INNEHUM LEME'AKUM HEBITET 'A'MALUHUM FE'ESBEHU HASIRINE
C 5:54. O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
5:54. O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.
5:54. O ju që keni besuar, kushdo që kthehet pas nga feja e tij, Allahu do të sjellë një popull tjetër që Ai i do dhe ata e duan Atë, të përulur ndaj besimtarëve, krenarë ndaj jobesimtarëve, luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk kanë frikë nga qortimi i askujt. Ky është favori i Allahut, Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
5:54. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU MEN JERTEDDE MINKUM 'AN DINIHI FESEWFE JE'TI ELLAHU BIKAWMIN JUHIBBUHUM WE JUHIBBUNEHU 'EDHILLETIN 'ALEL-MU'UMININE 'A'IZZETIN 'ALEL-KAFIRINE JUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI WE LA JEHAFUNE LEWMETE LA'IMIN DHALIKE FEDLU ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 5:55. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
5:55. Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.
5:55. Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë, që kryejnë faljen dhe japin zekatin duke u përkulur.
5:55. 'INNEMA WE LIJUKUMU ELLAHU WE RESULUHU WEL-LEDHINE 'AMENUL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM RAKI'UNE
C 5:56. E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
5:56. Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.
5:56. Kushdo që merr Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët për miq, me të vërtetë grupi i Allahut do të triumfojë.
5:56. WE MEN JETEWELLEL-LAHE WE RESULEHU WEL-LEDHINE 'AMENU FE'INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-GALIBUNE
C 5:57. O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
5:57. O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!
5:57. O ju që keni besuar, mos i merrni ata që e marrin fenë tuaj për tallje dhe lojë, nga ata që u është dhënë Libri para jush dhe jobesimtarët, si miq. Dhe kini frikë Allahun nëse jeni besimtarë.
5:57. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-LEDHINE ETTEHADHU DINEKUM HUZUEN WE LA'IBEN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WEL-KUFFARE 'EWLIJA'E WE ETTEKU ELLAHE 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 5:58. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
5:58. Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë.
5:58. Kur thirrni për falje, ata e marrin atë për tallje dhe lojë. Kjo është sepse ata janë një popull që nuk kupton.
5:58. WE 'IDHA NADEJTUM 'ILA ES-SELETI ETTEHADHUHA HUZUEN WE LA'IBAN DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JA'KILUNE
C 5:59. Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
5:59. Thuaj: “O ithtarët e Librit! A na urreni për ndonjë arsye tjetër, përveç asaj se besojmë në Allahun dhe në shpalljet që na janë zbritur neve dhe se shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”
5:59. Thuaj: O njerëz të Librit, a na urreni për ndonjë gjë tjetër veçse që ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve dhe në atë që është shpallur më parë, dhe se shumica prej jush jeni të pabindur?
5:59. KUL JA 'EHLEL-KITABI HEL TENKIMUNE MINNA 'ILLA 'EN 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ILEJNA WE MA 'UNZILE MIN KABLU WE 'ENNE 'EKTHEREKUM FASIKUNE
C 5:60. Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
5:60. Thuaj: “A doni t'ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë”.
5:60. A t'ju tregoj për më të keqin shpërblim te Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe u ka nxehur zemërimin dhe i ka bërë prej tyre majmunë dhe derra dhe adhurues të së keqes. Këta janë në një gjendje më të keqe dhe janë më të larguarit nga rruga e drejtë.
5:60. KUL HEL 'UNEBBI'UKUM BISHERRIN MIN DHALIKE METHUBETEN 'INDEL-LAHI MEN LE'ANEHU ELLAHU WE GADIBE 'ALEJHI WE XHE'ALE MINHUMUL-KIREDETE WEL-HANAZIRE WE 'ABEDET-TAGUTE 'ULA'IKE SHERRUN MEKANEN WE 'EDELLU 'AN SEWA'I ES-SEBILI
C 5:61. E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
5:61. Kur vijnë te ju, thonë: “Besojmë”. Në të vërtetë, ata jobesimtarë hynë e jobesimtarë dolën! Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
5:61. Kur vijnë tek ju, ata thonë: Kemi besuar. Por ata kanë hyrë me mosbesim dhe kanë dalë me të. Allahu e di mirë atë që kanë fshehur.
5:61. WE 'IDHA XHA'UKUM KALU 'AMENNA WE KAD DEHALU BIL-KUFRI WE HUM KAD HAREXHU BIHI WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA KANU JEKTUMUNE