Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:48. Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit
5:48. Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t'ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t'ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t'ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.
5:48. Ne ta kemi shpallur ty Librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij nga Libri dhe duke e mbikëqyrur atë. Gjyko mes tyre me atë që Allahu ka shpallur dhe mos ndiq dëshirat e tyre duke lënë të vërtetën që të ka ardhur. Ne kemi caktuar për secilin prej jush një rrugë dhe një drejtim. Po të dëshironte Allahu do t'ju kishte bërë një komunitet të vetëm, por Ai dëshiron t'ju sprovojë në atë që ju ka dhënë. Pra, garoni në vepra të mira. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t'ju njoftojë për atë mbi të cilën keni pasur mosmarrëveshje.
5:48. WE 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINEL-KITABI WE MUHEJMINAN 'ALEJHI FAHKUM BEJNEHUM BIMA 'ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI' 'EHWA'EHUM 'AMMA XHA'EKE MINEL-HEKKI LIKULLIN XHE'ALNA MINKUM SHIR'ATEN WE MINHAXHÆN WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHE'ALEKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN LIJEBLUWEKUM FI MA 'ATAKUM FASTEBIKUL-HAJRATI 'ILA ELLAHI MERXHI'UKUM XHEMI'ÆN FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 5:49. (Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
5:49. Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t'i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
5:49. Dhe gjyko mes tyre me atë që Allahu ka shpallur dhe mos ndiq dëshirat e tyre, dhe ki kujdes prej tyre se mos të mashtrojnë nga ndonjë pjesë e asaj që Allahu të ka shpallur. Por nëse ata kthejnë shpinën, dije se Allahu dëshiron vetëm t'i godasë ata për disa mëkate të tyre. Shumica e njerëzve janë të pabindur.
5:49. WE 'ENI EHKUM BEJNEHUM BIMA 'ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI' 'EHWA'EHUM WE EHDHERHUM 'EN JEFTINUKE 'AN BA'DI MA 'ENZELEL-LAHU 'ILEJKE FE'IN TEWELLEW FA'LEM 'ENNEMA JURIDU ELLAHU 'EN JUSIBEHUM BIBA'DI DHUNUBIHIM WE 'INNE KETHIREN MINE EN-NASI LEFASIKUNE
C 5:50. A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
5:50. A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?
5:50. A kërkojnë ata gjykimin e injorancës? Kush është më i mirë në gjykim sesa Allahu për një popull që është i bindur?
5:50. 'EFEHUKMEL-XHAHILIJETI JEBGUNE WE MEN 'EHSENU MINEL-LAHI HUKMEN LIKAWMIN JUKINUNE
C 5:51. O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
5:51. O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.
5:51. O ju që keni besuar, mos i merrni hebrenjtë dhe të krishterët për miq. Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kush i merr ata për miq nga mesi juaj, ai është prej tyre. Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
5:51. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-JEHUDE WE EN-NESARA 'EWLIJA'E BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE'INNEHU MINHUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 5:52. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
5:52. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t'u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.
5:52. Ti do të shohësh ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre të nxitohen drejt tyre, duke thënë: Kemi frikë se do të na godasë ndonjë fatkeqësi. Por ndoshta Allahu do të sjellë fitoren ose një urdhër nga Ai, atëherë ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në zemrat e tyre.
5:52. FETERAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JUSARI'UNE FIHIM JEKULUNE NEHSHA 'EN TUSIBENA DA'IRETUN FE'ASALLAHU 'EN JE'TIJE BIL-FETHI 'EW 'EMRIN MIN 'INDIHI FEJUSBIHU 'ALA MA 'ESERRU FI 'ENFUSIHIM NADIMINE
C 5:53. Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
5:53. Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit.
5:53. Dhe ata që kanë besuar do të thonë: A janë këta ata që u betuan me forcën më të madhe se janë me ju? Veprat e tyre u bënë të kota dhe ata u bënë të humbur.
5:53. WE JEKULUL-LEDHINE 'AMENU 'EHA'UULA'L-LEDHINE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM 'INNEHUM LEME'AKUM HEBITET 'A'MALUHUM FE'ESBEHU HASIRINE
C 5:54. O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
5:54. O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.
5:54. O ju që keni besuar, kushdo që kthehet pas nga feja e tij, Allahu do të sjellë një popull tjetër që Ai i do dhe ata e duan Atë, të përulur ndaj besimtarëve, krenarë ndaj jobesimtarëve, luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk kanë frikë nga qortimi i askujt. Ky është favori i Allahut, Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
5:54. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU MEN JERTEDDE MINKUM 'AN DINIHI FESEWFE JE'TI ELLAHU BIKAWMIN JUHIBBUHUM WE JUHIBBUNEHU 'EDHILLETIN 'ALEL-MU'UMININE 'A'IZZETIN 'ALEL-KAFIRINE JUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI WE LA JEHAFUNE LEWMETE LA'IMIN DHALIKE FEDLU ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 5:55. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
5:55. Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.
5:55. Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë, që kryejnë faljen dhe japin zekatin duke u përkulur.
5:55. 'INNEMA WE LIJUKUMU ELLAHU WE RESULUHU WEL-LEDHINE 'AMENUL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM RAKI'UNE
C 5:56. E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
5:56. Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.
5:56. Kushdo që merr Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët për miq, me të vërtetë grupi i Allahut do të triumfojë.
5:56. WE MEN JETEWELLEL-LAHE WE RESULEHU WEL-LEDHINE 'AMENU FE'INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-GALIBUNE
C 5:57. O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
5:57. O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!
5:57. O ju që keni besuar, mos i merrni ata që e marrin fenë tuaj për tallje dhe lojë, nga ata që u është dhënë Libri para jush dhe jobesimtarët, si miq. Dhe kini frikë Allahun nëse jeni besimtarë.
5:57. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-LEDHINE ETTEHADHU DINEKUM HUZUEN WE LA'IBEN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WEL-KUFFARE 'EWLIJA'E WE ETTEKU ELLAHE 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 5:58. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
5:58. Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë.
5:58. Kur thirrni për falje, ata e marrin atë për tallje dhe lojë. Kjo është sepse ata janë një popull që nuk kupton.
5:58. WE 'IDHA NADEJTUM 'ILA ES-SELETI ETTEHADHUHA HUZUEN WE LA'IBAN DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JA'KILUNE