Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
4:164. Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.
4:164. Dhe të dërguar që Ne t'i kemi treguar ty më parë dhe të dërguar për të cilët Ne nuk të kemi treguar ty. Dhe Allahu foli me Musain drejtpërdrejt.
4:164. WE RUSULEN KAD KASESNAHUM 'ALEJKE MIN KABLU WE RUSULAN LEM NEKSUSHUM 'ALEJKE WE KELLEMEL-LAHU MUSA TEKLIMÆN
C 4:165. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
4:165. (Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:165. Të dërguar si përgëzues dhe paralajmërues, që njerëzit të mos kenë ndonjë argument kundër Allahut pas të dërguarve. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:165. RUSULEN MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE LI'LLA JEKUNE LILNNASI 'ALA ELLAHI HUXHXHETUN BA'DE ER-RUSULI WE KANEL-LAHU 'AZIZAN HEKIMÆN
C 4:166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
4:166. Por Allahu dëshmon për atë që të ka shpallur ty (o Muhamed), se Ai ta ka shpallur atë me dijeninë e Tij; po ashtu edhe engjëjt dëshmojnë për këtë. Allahu është i mjaftueshëm si dëshmitar.
4:166. Por Allahu dëshmon për atë që Ai të ka shpallur ty. Ai e ka shpallur atë me dijeninë e Tij. Dhe engjëjt dëshmojnë gjithashtu. Dhe mjafton Allahu si Dëshmitar.
4:166. LEKINI ELLAHU JESH/HEDU BIMA 'ENZELE 'ILEJKE 'ENZELEHU BI'ILMIHI WEL-MELA'IKETU JESH/HEDUNE WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN
C 4:167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
4:167. Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë larguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.
4:167. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut – ata me të vërtetë kanë devijuar një devijim të madh.
4:167. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI KAD DELLU DELALEN BA'IDAN
C 4:168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
4:168. Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t'i udhëzojë në kurrfarë rruge,
4:168. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe bëjnë padrejtësi – Allahu nuk do t'i falë ata dhe as nuk do t'i udhëzojë ata në një rrugë.
4:168. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE DHELEMU LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM TERIKEN
C 4:169. Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
4:169. përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë.
4:169. Përveç rrugës së Xhehenemit, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
4:169. 'ILLA TERIKA XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDEN WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRAN
C 4:170. O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
4:170. O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë! E në qoftë se nuk besoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:170. O njerëz, me të vërtetë, ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj, besoni; kjo është më e mirë për ju. Por nëse e mohoni – me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:170. JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'EKUMU ER-RESULU BIL-HEKKI MIN RABBIKUM FE'AMINU HAJREN LEKUM WE 'IN TEKFURU FE'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C 4:171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
4:171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.
4:171. O njerëz të Librit, mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni për Allahun përveç të vërtetës. Me të vërtetë, Mesihu, Isai, biri i Merjemes, ishte vetëm një i Dërguar i Allahut, dhe fjala e Tij që Ai ia dërgoi Merjemes, dhe një shpirt nga Ai. Prandaj, besoni në Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe mos thoni: "Tre." Ndaloni, kjo është më mirë për ju. Me të vërtetë, Allahu është vetëm Një Zot. Ai është shumë larg nga pasja e një djali. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Mjaftueshëm si Ruajtës.
4:171. JA 'EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM WE LA TEKULU 'ALA ELLAHI 'ILLAL-HEKKA 'INNEMAL-MESIHU 'ISA EBNU MERJEME RESULU ELLAHI WE KELIMETUHU 'ELKAHA 'ILA MERJEME WE RUHUN MINHU FE'AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE LA TEKULU THELATHETUN ENTEHU HAJREN LEKUM 'INNEMALLAHU 'ILEHUN WAHIDUN SUBHANEHU 'EN JEKUNE LEHU WELEDUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILAN
C 4:172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij.
4:172. Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Allahut, as edhe engjëjt më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë me arrogancë adhurimin ndaj Tij, Allahu do t'i sjellë të gjithë para Vetes.
4:172. Mesihu nuk do ta përbuzë që të jetë rob i Allahut, as engjëjt që janë afër Tij. Dhe kushdo që përbuz të jetë rob i Tij dhe bëhet arrogant – Ai do t'i mbledhë ata të gjithë tek Ai.
4:172. LEN JESTENKIFEL-MESIHU 'EN JEKUNE 'ABDEN LILLAHI WE LAL-MELA'IKETUL-MUKARREBUNE WE MEN JESTENKIF 'AN 'IBADETIHI WE JESTEKBIR FESEJEHSHURUHUM 'ILEJHI XHEMI'AN
C 4:173. E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
4:173. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai do t'ua plotësojë shpërblimin dhe do t'ua shtojë atë nga mirësitë e Tij. Por, ata që shpërfillin dhe mburren, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës dhe as ndihmës tjetër në vend të Allahut.
4:173. Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ai do t'u japë atyre shpërblimin e tyre dhe do t'u shtojë atyre nga mirësia e Tij. Por ata që përbuzin dhe bëhen arrogantë – Ai do t'i ndëshkojë ata me një ndëshkim të dhimbshëm. Dhe ata nuk do të gjejnë për vete as mik dhe as ndihmës përveç Allahut.
4:173. FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM 'UXHUREHUM WE JEZIDUHUM MIN FEDLIHI WE 'EMMAL-LEDHINE ESTENKEFU WE ESTEKBERU FEJU'ADHDHIBUHUM 'ADHABEN 'ELIMAN WE LA JEXHIDUNE LEHUM MIN DUNI ELLAHI WELIJÆN WE LA NESIRÆN
C 4:174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
4:174. O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi a.s.) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani).
4:174. O njerëz, me të vërtetë, ju ka ardhur një provë nga Zoti juaj dhe Ne ju kemi shpallur një dritë të qartë.
4:174. JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'EKUM BURHANUN MIN RABBIKUM WE 'ENZELNA 'ILEJKUM NUREN MUBINAN