U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:160.
Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
4:160.
Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut,
4:160.
Dhe për shkak të padrejtësisë së atyre që janë hebrenj, Ne u ndaluam atyre gjëra të mira që u ishin lejuar atyre më parë dhe për shkak të shmangies së tyre të shpeshtë nga rruga e drejtë.
4:160.
FEBIDHULMIN MINEL-LEDHINE HADU HERREMNA 'ALEJHIM TEJJIBATIN 'UHILLET LEHUM WE BISEDDIHIM 'AN SEBILI ELLAHI KETHIREN
C
4:161.
Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
4:161.
për shkak se merrnin kamatë, megjithëse kjo ishte e ndaluar për ta dhe për shkak se përvetësonin padrejtësisht pasurinë e njerëzve. Jobesimtarëve midis tyre, Ne u kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.
4:161.
Dhe për shkak se ata morën kamatë, ndonëse ishte ndaluar për ta, dhe hëngrën pasurinë e njerëzve padrejtësisht. Dhe Ne kemi përgatitur për jobesimtarët midis tyre një ndëshkim të dhimbshëm.
4:161.
WE 'EHDHIHIMU ER-RIBA WE KAD NUHU 'ANHU WE 'EKLIHIM 'EMWALE EN-NASI BIL-BATILI WE 'A'TEDNA LILKAFIRINE MINHUM 'ADHABEN 'ELIMAN
C
4:162.
Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.
4:162.
Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre (hebrenjve) dhe besimtarët besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed) dhe në atë që është shpallur para teje. Posaçërisht atyre që falin namazin, atyre që ndajnë zeqatin dhe atyre që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Kiametit, me siguri do t'u japim shpërblim të madh.
4:162.
Por ata midis tyre që janë të qëndrueshëm në dijeninë dhe besimtarët, ata besojnë në atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe ata që kryejnë faljen dhe japin zekatin dhe besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit – këtyre Ne do t'u japim një shpërblim të madh.
4:162.
LEKINI ER-RASIHUNE FIL-'ILMI MINHUM WEL-MU'UMINUNE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WEL-MUKIMINE ES-SELETE WEL-MU'UTUNE EZ-ZEKATE WEL-MU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI 'ULA'IKE SENU'UTIHIM 'EXHRÆN 'ADHIMÆN
C
4:163.
Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
4:163.
Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is'hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin.
4:163.
Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty ashtu siç i shpallëm Nuhut dhe profetëve pas tij. Dhe Ne i shpallëm Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, Isait, Ejubit, Junusit, Harunit dhe Sulejmanit. Dhe Ne i dhamë Daudit Psalmet.
4:163.
'INNA 'EWHEJNA 'ILEJKE KEMA 'EWHEJNA 'ILA NUHIN WE EN-NEBIJINE MIN BA'DIHI WE 'EWHEJNA 'ILA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE 'ISA WE 'EJJUBE WE JUNUS WE HARUNE WE SULEJMANE WE 'ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C
4:164.
Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
4:164.
Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.
4:164.
Dhe të dërguar që Ne t'i kemi treguar ty më parë dhe të dërguar për të cilët Ne nuk të kemi treguar ty. Dhe Allahu foli me Musain drejtpërdrejt.
4:164.
WE RUSULEN KAD KASESNAHUM 'ALEJKE MIN KABLU WE RUSULAN LEM NEKSUSHUM 'ALEJKE WE KELLEMEL-LAHU MUSA TEKLIMÆN
C
4:165.
Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
4:165.
(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:165.
Të dërguar si përgëzues dhe paralajmërues, që njerëzit të mos kenë ndonjë argument kundër Allahut pas të dërguarve. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:165.
RUSULEN MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE LI'LLA JEKUNE LILNNASI 'ALA ELLAHI HUXHXHETUN BA'DE ER-RUSULI WE KANEL-LAHU 'AZIZAN HEKIMÆN
C
4:166.
(Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
4:166.
Por Allahu dëshmon për atë që të ka shpallur ty (o Muhamed), se Ai ta ka shpallur atë me dijeninë e Tij; po ashtu edhe engjëjt dëshmojnë për këtë. Allahu është i mjaftueshëm si dëshmitar.
4:166.
Por Allahu dëshmon për atë që Ai të ka shpallur ty. Ai e ka shpallur atë me dijeninë e Tij. Dhe engjëjt dëshmojnë gjithashtu. Dhe mjafton Allahu si Dëshmitar.
4:166.
LEKINI ELLAHU JESH/HEDU BIMA 'ENZELE 'ILEJKE 'ENZELEHU BI'ILMIHI WEL-MELA'IKETU JESH/HEDUNE WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN
C
4:167.
Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
4:167.
Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë larguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.
4:167.
Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut – ata me të vërtetë kanë devijuar një devijim të madh.
4:167.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI KAD DELLU DELALEN BA'IDAN
C
4:168.
Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
4:168.
Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t'i udhëzojë në kurrfarë rruge,
4:168.
Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe bëjnë padrejtësi – Allahu nuk do t'i falë ata dhe as nuk do t'i udhëzojë ata në një rrugë.
4:168.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE DHELEMU LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM TERIKEN
C
4:169.
Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
4:169.
përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë.
4:169.
Përveç rrugës së Xhehenemit, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
4:169.
'ILLA TERIKA XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDEN WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRAN
C
4:170.
O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
4:170.
O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë! E në qoftë se nuk besoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:170.
O njerëz, me të vërtetë, ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj, besoni; kjo është më e mirë për ju. Por nëse e mohoni – me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:170.
JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'EKUMU ER-RESULU BIL-HEKKI MIN RABBIKUM FE'AMINU HAJREN LEKUM WE 'IN TEKFURU FE'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN