Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
4:167. Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë larguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.
4:167. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut – ata me të vërtetë kanë devijuar një devijim të madh.
4:167. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI KAD DELLU DELALEN BA'IDAN
C 4:168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
4:168. Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t'i udhëzojë në kurrfarë rruge,
4:168. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe bëjnë padrejtësi – Allahu nuk do t'i falë ata dhe as nuk do t'i udhëzojë ata në një rrugë.
4:168. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE DHELEMU LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM TERIKEN
C 4:169. Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
4:169. përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë.
4:169. Përveç rrugës së Xhehenemit, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
4:169. 'ILLA TERIKA XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDEN WE KANE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRAN
C 4:170. O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
4:170. O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë! E në qoftë se nuk besoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:170. O njerëz, me të vërtetë, ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj, besoni; kjo është më e mirë për ju. Por nëse e mohoni – me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:170. JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'EKUMU ER-RESULU BIL-HEKKI MIN RABBIKUM FE'AMINU HAJREN LEKUM WE 'IN TEKFURU FE'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C 4:171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
4:171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.
4:171. O njerëz të Librit, mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni për Allahun përveç të vërtetës. Me të vërtetë, Mesihu, Isai, biri i Merjemes, ishte vetëm një i Dërguar i Allahut, dhe fjala e Tij që Ai ia dërgoi Merjemes, dhe një shpirt nga Ai. Prandaj, besoni në Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe mos thoni: "Tre." Ndaloni, kjo është më mirë për ju. Me të vërtetë, Allahu është vetëm Një Zot. Ai është shumë larg nga pasja e një djali. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Allahu është i Mjaftueshëm si Ruajtës.
4:171. JA 'EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM WE LA TEKULU 'ALA ELLAHI 'ILLAL-HEKKA 'INNEMAL-MESIHU 'ISA EBNU MERJEME RESULU ELLAHI WE KELIMETUHU 'ELKAHA 'ILA MERJEME WE RUHUN MINHU FE'AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE LA TEKULU THELATHETUN ENTEHU HAJREN LEKUM 'INNEMALLAHU 'ILEHUN WAHIDUN SUBHANEHU 'EN JEKUNE LEHU WELEDUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILAN
C 4:172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij.
4:172. Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Allahut, as edhe engjëjt më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë me arrogancë adhurimin ndaj Tij, Allahu do t'i sjellë të gjithë para Vetes.
4:172. Mesihu nuk do ta përbuzë që të jetë rob i Allahut, as engjëjt që janë afër Tij. Dhe kushdo që përbuz të jetë rob i Tij dhe bëhet arrogant – Ai do t'i mbledhë ata të gjithë tek Ai.
4:172. LEN JESTENKIFEL-MESIHU 'EN JEKUNE 'ABDEN LILLAHI WE LAL-MELA'IKETUL-MUKARREBUNE WE MEN JESTENKIF 'AN 'IBADETIHI WE JESTEKBIR FESEJEHSHURUHUM 'ILEJHI XHEMI'AN
C 4:173. E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
4:173. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai do t'ua plotësojë shpërblimin dhe do t'ua shtojë atë nga mirësitë e Tij. Por, ata që shpërfillin dhe mburren, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës dhe as ndihmës tjetër në vend të Allahut.
4:173. Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ai do t'u japë atyre shpërblimin e tyre dhe do t'u shtojë atyre nga mirësia e Tij. Por ata që përbuzin dhe bëhen arrogantë – Ai do t'i ndëshkojë ata me një ndëshkim të dhimbshëm. Dhe ata nuk do të gjejnë për vete as mik dhe as ndihmës përveç Allahut.
4:173. FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM 'UXHUREHUM WE JEZIDUHUM MIN FEDLIHI WE 'EMMAL-LEDHINE ESTENKEFU WE ESTEKBERU FEJU'ADHDHIBUHUM 'ADHABEN 'ELIMAN WE LA JEXHIDUNE LEHUM MIN DUNI ELLAHI WELIJÆN WE LA NESIRÆN
C 4:174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
4:174. O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi a.s.) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani).
4:174. O njerëz, me të vërtetë, ju ka ardhur një provë nga Zoti juaj dhe Ne ju kemi shpallur një dritë të qartë.
4:174. JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'EKUM BURHANUN MIN RABBIKUM WE 'ENZELNA 'ILEJKUM NUREN MUBINAN
C 4:175. Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t'i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t'i gradojë e do t'i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
4:175. Kështu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t'i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet dhe do t'i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.
4:175. Prandaj, ata që besojnë në Allahun dhe kapen pas Tij – Ai do t'i fusë ata në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t'i udhëzojë ata drejt Tij në një rrugë të drejtë.
4:175. FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE A'TESEMU BIHI FESEJUDHILUHUM FI REHMETIN MINHU WE FEDLIN WE JEHDIHIM 'ILEJHI SIRATEN MUSTEKIMAN
C 4:176. Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet në çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
4:176. Ata kërkojnë nga ti (Muhamed) gjykim (për dikë që vdes pa pasur trashëgimtarë). Thuaju: “Allahu ju udhëzon juve për një njeri të tillë. Nëse një burrë vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), ndërkohë që ka një motër, atëherë asaj i takon gjysma e trashëgimisë. Në qoftë se një grua vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), atëherë vëllai i saj është i vetmi që do ta trashëgojë. Në qoftë se një burrë pa fëmijë (dhe prindër) ka dy motra, atëherë ato do të trashëgojnë dy të tretat e pasurisë; por, nëse ai ka edhe vëllezër edhe motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa pjesa e dy femrave. Kështu Allahu ju sqaron juve, në mënyrë që të mos humbisni. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
4:176. Ata kërkojnë prej teje një vendim. Thuaj: "Allahu ju jep një vendim për atë që nuk ka trashëgimtarë të afërt. Nëse një burrë vdes dhe nuk ka fëmijë, por ka një motër, për të është gjysma e asaj që ai ka lënë. Dhe ai trashëgon prej saj, nëse ajo nuk ka fëmijë. Por nëse janë dy motra, për to janë dy të tretat e asaj që ai ka lënë. Dhe nëse janë vëllezër dhe motra, atëherë për mashkullin është pjesa e dy femrave. Allahu ju sqaron që të mos devijoni. Dhe Allahu është i Dituri për çdo gjë."
4:176. JESTEFTUNEKE KULI ELLAHU JUFTIKUM FIL-KELALETI 'INI EMRU'UUN HELEKE LEJSE LEHU WELEDUN WE LEHU 'UHTUN FELEHA NISFU MA TEREKE WE HUWE JERITHUHA 'IN LEM JEKUN LEHA WELEDUN FE'IN KANETA ETHNETEJNI FELEHUMA ETH-THULUTHANI MIMMA TEREKE WE 'IN KANU 'IHWETEN RIXHALEN WE NISA'EN FELILDHDHEKERI MITHLU HEDHDHIL-'UNTHEJEJNI JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'EN TEDILLU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 5:1. O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t'i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos atë që dëshiron.
5:1. O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kafshëve, përveç atyre që do t'ju njoftohen. Derisa të gjendeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.
5:1. O ju që keni besuar, përmbushni marrëveshjet tuaja. Ju janë lejuar kafshët e bagëtisë, përveç atyre që ju janë shpallur. Dhe mos i lejoni gjuetinë gjatë kohës që jeni në gjendjen e ihramit. Me të vërtetë, Allahu gjykon atë që dëshiron.
5:1. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'EWFU BIL-'UKUDI 'UHILLET LEKUM BEHIMETUL-'EN'AMI 'ILLA MA JUTLA 'ALEJKUM GAJRE MUHILLI ES-SEJDI WE 'ENTUM HURUMUN 'INNALL-LLAHE JEHKUMU MA JURIDU