U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:149.
Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
4:149.
Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi ose falni ndonjë vepër të keqe, Allahu është Falës i madh dhe i Plotfuqishëm.
4:149.
Nëse bëni një vepër të mirë haptazi ose e fshehni atë ose falni një të keqe – me të vërtetë, Allahu është Falës, i Plotfuqishëm.
4:149.
'IN TUBDU HAJREN 'EW TUHFUHU 'EW TA'FU 'AN SU'IN FE'INNALL-LLAHE KANE 'AFUWAN KADIRÆN
C
4:150.
S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
4:150.
Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,
4:150.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe duan të ndajnë mes Allahut dhe të dërguarve të Tij, duke thënë: "Ne besojmë në disa dhe mohojmë disa," dhe duan të marrin një rrugë në mes,
4:150.
'INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BILLAHI WE RUSULIHI WE JURIDUNE 'EN JUFERRIKU BEJNEL-LAHI WE RUSULIHI WE JEKULUNE NU'UMINU BIBA'DIN WE NEKFURU BIBA'DIN WE JURIDUNE 'EN JETTEHIDHU BEJNE DHALIKE SEBILEN
C
4:151.
Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
4:151.
pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.
4:151.
ata janë ata që janë mosbesimtarë të vërtetë. Dhe Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim poshtërues.
4:151.
'ULA'IKE HUMUL-KAFIRUNE HEKKEN WE 'A'TEDNA LILKAFIRINE 'ADHABAN MUHINÆN
C
4:152.
E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
4:152.
Ndërsa atyre që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre, Ai do t'u japë shpërblimin (e premtuar). Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:152.
Por ata që besojnë në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim midis tyre, ata do të marrin shpërblimin e tyre. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:152.
WEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RUSULIHI WE LEM JUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MINHUM 'ULA'IKE SEWFE JU'UTIHIM 'UXHUREHUM WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C
4:153.
Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t'u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan viçin. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
4:153.
Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t'u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim) pas shenjave të qarta që iu patën ardhur. Ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait pushtet të dukshëm.
4:153.
Populli i Librit kërkoi prej teje që të zbresësh mbi ta një libër nga qielli. Por ata kërkuan nga Musa më shumë se kjo dhe thanë: "Na trego Allahun haptazi." Kështu, ata u goditën nga rrufeja për shkak të padrejtësive të tyre. Pastaj ata e morën viçin për adhurim, pasi provat e qarta u kishin ardhur. Por Ne i falëm ata për këtë dhe i dhamë Musait një autoritet të qartë.
4:153.
JES'ELUKE 'EHLUL-KITABI 'EN TUNEZZILE 'ALEJHIM KITABEN MINE ES-SEMA'I FEKAD SE'ELU MUSA 'EKBERE MIN DHALIKE FEKALU 'ERINA ELLAHE XHEHRETEN FE'EHADHET/HUMU ES-SA'IKATU BIDHULMIHIM THUMME ETTEHADHUL-'IXHLE MIN BA'DI MA XHA'ET/HUMUL-BEJJINATU FE'AFEWNA 'AN DHALIKE WE 'ATEJNA MUSA SULTANAN MUBINÆN
C
4:154.
Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
4:154.
Ne ngritëm mbi ata malin Tur, sipas besëlidhjes me ta. Pastaj u thamë: “Hyni në portë duke u përulur” dhe “Mos e shkelni Sabatin!” dhe morëm nga ata një besë të fortë.
4:154.
Dhe Ne ngritëm malin mbi ta për shkak të marrëveshjes së tyre dhe Ne u thamë atyre: "Hyni në derën duke rënë në sexhde," dhe u thamë atyre: "Mos i shkelni urdhërimet e së Shtunës," dhe Ne morëm prej tyre një marrëveshje të fortë.
4:154.
WE REFA'NA FEWKAHUMUT-TURE BIMITHAKIHIM WE KULNA LEHUM EDHULUL-BABE SUXHXHEDEN WE KULNA LEHUMU LA TA'DU FI ES-SEBTI WE 'EHADHNA MINHUM MITHAKAN GALIDHÆN
C
4:155.
Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
4:155.
(Ne i mallkuam ata) për shkak të shkeljes së besëlidhjes nga ana e tyre, për shkak të mohimit që i bënë shpalljeve të Allahut, për shkak të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejte dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllëf (prandaj s'i kuptojmë fjalët e Profetëve)”. Nuk është kështu, por Allahu ua ka vulosur ato për shkak të mohimit të tyre, prandaj pak prej tyre besojnë.
4:155.
Pra, për shkak të thyerjes së marrëveshjes së tyre dhe mosbesimit të tyre ndaj shenjave të Allahut dhe vrasjes së profetëve pa të drejtë dhe për shkak të fjalëve të tyre: "Zemrat tona janë të mbështjella." Por në të vërtetë, Allahu i ka vulosur ato për shkak të mosbesimit të tyre, kështu që ata nuk besojnë përveç disa.
4:155.
FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM WE KUFRIHIM BI'AJATI ELLAHI WE KATLIHIMUL-'ENBIJA'E BIGAJRI HEKKIN WE KAWLIHIM KULUBUNA GULFUN BEL TEBE'ALLAHU 'ALEJHA BIKUFRIHIM FELA JU'UMINUNE 'ILLA KALILEN
C
4:156.
Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
4:156.
(I mallkuam ata) për shkak të mosbesimit të tyre (ndaj Isait a.s.), për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes
4:156.
Dhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe thënies së tyre të madhe kundër Merjemes: "Ajo ka shpifur një të keqe të madhe."
4:156.
WE BIKUFRIHIM WE KAWLIHIM 'ALA MERJEME BUHTANEN 'ADHIMAN
C
4:157.
Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
4:157.
dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,
4:157.
Dhe për shkak të thënies së tyre: "Ne e vramë Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut." Por ata nuk e vranë atë dhe as nuk e kryqëzuan atë, por një ngjashmëri e tij u paraqit për ta. Dhe me të vërtetë, ata që janë në mosmarrëveshje për të janë në dyshim për të. Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, përveç ndjekjes së supozimit. Ata nuk e vranë atë me siguri.
4:157.
WE KAWLIHIM 'INNA KATELNAL-MESIHE 'ISA EBNE MERJEME RESULEL-LAHI WE MA KATELUHU WE MA SELEBUHU WE LEKIN SHUBBIHE LEHUM WE 'INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI LEFI SHEKKIN MINHU MA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN 'ILLA ETTIBA'A EDH-DHENNI WE MA KATELUHU JEKINEN
C
4:158.
Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
4:158.
por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:158.
Por Allahu e ngriti atë tek Ai. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:158.
BEL REFE'AHU ELLAHU 'ILEJHI WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C
4:159.
Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
4:159.
Të gjithë ithtarët e Librit do t'i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.
4:159.
Dhe nuk ka asnjë nga Populli i Librit që nuk do të besojë në të para vdekjes së tij. Dhe në Ditën e Ringjalljes, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.
4:159.
WE 'IN MIN 'EHLIL-KITABI 'ILLA LEJU'UMINENNE BIHI KABLE MEWTIHI WE JEWMEL-KIJAMETI JEKUNU 'ALEJHIM SHEHIDEN