Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:154. Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
4:154. Ne ngritëm mbi ata malin Tur, sipas besëlidhjes me ta. Pastaj u thamë: “Hyni në portë duke u përulur” dhe “Mos e shkelni Sabatin!” dhe morëm nga ata një besë të fortë.
4:154. Dhe Ne ngritëm malin mbi ta për shkak të marrëveshjes së tyre dhe Ne u thamë atyre: "Hyni në derën duke rënë në sexhde," dhe u thamë atyre: "Mos i shkelni urdhërimet e së Shtunës," dhe Ne morëm prej tyre një marrëveshje të fortë.
4:154. WE REFA'NA FEWKAHUMUT-TURE BIMITHAKIHIM WE KULNA LEHUM EDHULUL-BABE SUXHXHEDEN WE KULNA LEHUMU LA TA'DU FI ES-SEBTI WE 'EHADHNA MINHUM MITHAKAN GALIDHÆN
C 4:155. Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
4:155. (Ne i mallkuam ata) për shkak të shkeljes së besëlidhjes nga ana e tyre, për shkak të mohimit që i bënë shpalljeve të Allahut, për shkak të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejte dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllëf (prandaj s'i kuptojmë fjalët e Profetëve)”. Nuk është kështu, por Allahu ua ka vulosur ato për shkak të mohimit të tyre, prandaj pak prej tyre besojnë.
4:155. Pra, për shkak të thyerjes së marrëveshjes së tyre dhe mosbesimit të tyre ndaj shenjave të Allahut dhe vrasjes së profetëve pa të drejtë dhe për shkak të fjalëve të tyre: "Zemrat tona janë të mbështjella." Por në të vërtetë, Allahu i ka vulosur ato për shkak të mosbesimit të tyre, kështu që ata nuk besojnë përveç disa.
4:155. FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM WE KUFRIHIM BI'AJATI ELLAHI WE KATLIHIMUL-'ENBIJA'E BIGAJRI HEKKIN WE KAWLIHIM KULUBUNA GULFUN BEL TEBE'ALLAHU 'ALEJHA BIKUFRIHIM FELA JU'UMINUNE 'ILLA KALILEN
C 4:156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
4:156. (I mallkuam ata) për shkak të mosbesimit të tyre (ndaj Isait a.s.), për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes
4:156. Dhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe thënies së tyre të madhe kundër Merjemes: "Ajo ka shpifur një të keqe të madhe."
4:156. WE BIKUFRIHIM WE KAWLIHIM 'ALA MERJEME BUHTANEN 'ADHIMAN
C 4:157. Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
4:157. dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,
4:157. Dhe për shkak të thënies së tyre: "Ne e vramë Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut." Por ata nuk e vranë atë dhe as nuk e kryqëzuan atë, por një ngjashmëri e tij u paraqit për ta. Dhe me të vërtetë, ata që janë në mosmarrëveshje për të janë në dyshim për të. Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, përveç ndjekjes së supozimit. Ata nuk e vranë atë me siguri.
4:157. WE KAWLIHIM 'INNA KATELNAL-MESIHE 'ISA EBNE MERJEME RESULEL-LAHI WE MA KATELUHU WE MA SELEBUHU WE LEKIN SHUBBIHE LEHUM WE 'INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI LEFI SHEKKIN MINHU MA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN 'ILLA ETTIBA'A EDH-DHENNI WE MA KATELUHU JEKINEN
C 4:158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
4:158. por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:158. Por Allahu e ngriti atë tek Ai. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:158. BEL REFE'AHU ELLAHU 'ILEJHI WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C 4:159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
4:159. Të gjithë ithtarët e Librit do t'i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.
4:159. Dhe nuk ka asnjë nga Populli i Librit që nuk do të besojë në të para vdekjes së tij. Dhe në Ditën e Ringjalljes, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.
4:159. WE 'IN MIN 'EHLIL-KITABI 'ILLA LEJU'UMINENNE BIHI KABLE MEWTIHI WE JEWMEL-KIJAMETI JEKUNU 'ALEJHIM SHEHIDEN
C 4:160. Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
4:160. Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut,
4:160. Dhe për shkak të padrejtësisë së atyre që janë hebrenj, Ne u ndaluam atyre gjëra të mira që u ishin lejuar atyre më parë dhe për shkak të shmangies së tyre të shpeshtë nga rruga e drejtë.
4:160. FEBIDHULMIN MINEL-LEDHINE HADU HERREMNA 'ALEJHIM TEJJIBATIN 'UHILLET LEHUM WE BISEDDIHIM 'AN SEBILI ELLAHI KETHIREN
C 4:161. Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
4:161. për shkak se merrnin kamatë, megjithëse kjo ishte e ndaluar për ta dhe për shkak se përvetësonin padrejtësisht pasurinë e njerëzve. Jobesimtarëve midis tyre, Ne u kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.
4:161. Dhe për shkak se ata morën kamatë, ndonëse ishte ndaluar për ta, dhe hëngrën pasurinë e njerëzve padrejtësisht. Dhe Ne kemi përgatitur për jobesimtarët midis tyre një ndëshkim të dhimbshëm.
4:161. WE 'EHDHIHIMU ER-RIBA WE KAD NUHU 'ANHU WE 'EKLIHIM 'EMWALE EN-NASI BIL-BATILI WE 'A'TEDNA LILKAFIRINE MINHUM 'ADHABEN 'ELIMAN
C 4:162. Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.
4:162. Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre (hebrenjve) dhe besimtarët besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed) dhe në atë që është shpallur para teje. Posaçërisht atyre që falin namazin, atyre që ndajnë zeqatin dhe atyre që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Kiametit, me siguri do t'u japim shpërblim të madh.
4:162. Por ata midis tyre që janë të qëndrueshëm në dijeninë dhe besimtarët, ata besojnë në atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe ata që kryejnë faljen dhe japin zekatin dhe besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit – këtyre Ne do t'u japim një shpërblim të madh.
4:162. LEKINI ER-RASIHUNE FIL-'ILMI MINHUM WEL-MU'UMINUNE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WEL-MUKIMINE ES-SELETE WEL-MU'UTUNE EZ-ZEKATE WEL-MU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI 'ULA'IKE SENU'UTIHIM 'EXHRÆN 'ADHIMÆN
C 4:163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
4:163. Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is'hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin.
4:163. Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty ashtu siç i shpallëm Nuhut dhe profetëve pas tij. Dhe Ne i shpallëm Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, Isait, Ejubit, Junusit, Harunit dhe Sulejmanit. Dhe Ne i dhamë Daudit Psalmet.
4:163. 'INNA 'EWHEJNA 'ILEJKE KEMA 'EWHEJNA 'ILA NUHIN WE EN-NEBIJINE MIN BA'DIHI WE 'EWHEJNA 'ILA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE 'ISA WE 'EJJUBE WE JUNUS WE HARUNE WE SULEJMANE WE 'ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C 4:164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
4:164. Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.
4:164. Dhe të dërguar që Ne t'i kemi treguar ty më parë dhe të dërguar për të cilët Ne nuk të kemi treguar ty. Dhe Allahu foli me Musain drejtpërdrejt.
4:164. WE RUSULEN KAD KASESNAHUM 'ALEJKE MIN KABLU WE RUSULAN LEM NEKSUSHUM 'ALEJKE WE KELLEMEL-LAHU MUSA TEKLIMÆN