Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:140. Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.
4:140. Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t'i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.
4:140. Dhe Ai ju ka shpallur në Libër se, kur të dëgjoni shenjat e Allahut të mohohen dhe të tallen me to, të mos rrini me ta derisa ata të bisedojnë për një çështje tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. Me të vërtetë, Allahu do të mbledhë hipokritët dhe jobesimtarët në Xhehenem të gjithë së bashku.
4:140. WE KAD NEZZELE 'ALEJKUM FIL-KITABI 'EN 'IDHA SEMI'TUM 'AJATI ELLAHI JUKFERU BIHA WE JUSTEHZE'U BIHA FELA TEK'UDU ME'AHUM HETTA JEHUDU FI HEDITHIN GAJRIHI 'INNEKUM 'IDHEN MITHLUHUM 'INNALL-LLAHE XHAMI'UL-MUNAFIKINE WEL-KAFIRINE FI XHEHENNEME XHEMI'AN
C 4:141. Ata janë që presin se ç'po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!" All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.
4:141. Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t'iu japë kurrë rast mohuesve që t'i shkatërrojnë besimtarët.
4:141. Ata që ju presin, dhe nëse ju vjen ndonjë fitore nga Allahu, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" Por nëse jobesimtarët kanë ndonjë pjesë të suksesit, ata thonë: "A nuk ju mbështetëm dhe ju mbrojtëm nga besimtarët?" Por Allahu do të gjykojë midis jush në Ditën e Ringjalljes. Dhe Allahu nuk do t'u japë jobesimtarëve rrugë kundër besimtarëve.
4:141. EL-LEDHINE JETEREBBESUNE BIKUM FE'IN KANE LEKUM FETHUN MINEL-LAHI KALU 'ELEM NEKUN ME'AKUM WE 'IN KANE LILKAFIRINE NESIBUN KALU 'ELEM NESTEHWIDH 'ALEJKUM WE NEMNA'KUM MINEL-MU'UMININE FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI WE LEN JEXH'ALEL-LAHU LILKAFIRINE 'ALEL-MU'UMININE SEBILEN
C 4:142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
4:142. Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t'u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.
4:142. Me të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata. Dhe kur ata ngrihen për falje, ngrihen me përtaci, duke dashur të shihen nga njerëzit dhe nuk përkujtojnë Allahun, përveç shumë pak.
4:142. 'INNEL-MUNAFIKINE JUHADI'UNEL-LAHE WE HUWE HADI'UHUM WE 'IDHA KAMU 'ILA ES-SELETI KAMU KUSALA JURA'UNE EN-NASE WE LA JEDHKURUNEL-LAHE 'ILLA KALILAN
C 4:143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
4:143. Luhaten në mëdyshje, - nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të mundesh t'ia gjesh rrugën.
4:143. Duke lëkundur mes kësaj dhe asaj – as me këta dhe as me ata. Dhe kushdo që Allahu e devijon, për të nuk do të gjesh rrugë.
4:143. MUDHEBDHEBINE BEJNE DHALIKE LA 'ILA HA'UULA' WE LA 'ILA HA'UULA' WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILEN
C 4:144. O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
4:144. O besimtarë! Mos i zgjidhni mohuesit për miq - në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t'i jepni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?
4:144. O ju që keni besuar, mos i merrni jobesimtarët për miq në vend të besimtarëve. A dëshironi të jepni ndaj Allahut një provë të qartë kundër vetes suaj?
4:144. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-KAFIRINE 'EWLIJA'E MIN DUNIL-MU'UMININE 'ETURIDUNE 'EN TEXH'ALU LILLAHI 'ALEJKUM SULTANEN MUBINAN
C 4:145. S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
4:145. Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t'u gjesh atyre ndihmës.
4:145. Me të vërtetë, hipokritët do të jenë në fundin më të ulët të zjarrit. Dhe ti nuk do të gjesh për ta ndihmës.
4:145. 'INNEL-MUNAFIKINE FI ED-DERKIL-'ESFELI MINE EN-NARI WE LEN TEXHIDE LEHUM NESIREN
C 4:146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
4:146. Por ata që pendohen, përmirësohen, mbështeten fort tek Allahu dhe që besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun, do të jenë me besimtarët e vërtetë. Allahu do t'u japë shpërblim të madh besimtarëve.
4:146. Me përjashtim të atyre që pendohen, përmirësohen, kapen pas Allahut dhe bëjnë fenë e tyre të sinqertë për Allahun – ata do të jenë me besimtarët. Dhe Allahu do t'u japë besimtarëve një shpërblim të madh.
4:146. 'ILLAL-LEDHINE TABU WE 'ESLEHU WE A'TESEMU BILLAHI WE 'EHLESU DINEHUM LILLAHI FE'ULA'IKE ME'AL-MU'UMININE WE SEWFE JU'UTI ELLAHUL-MU'UMININE 'EXHREN 'ADHIMAN
C 4:147. Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
4:147. Përse t'ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.
4:147. Çfarë do të bënte Allahu me ndëshkimin tuaj nëse jeni mirënjohës dhe besoni? Dhe Allahu është Falës, i Mirënjohuri.
4:147. MA JEF'ALU ELLAHU BI'ADHABIKUM 'IN SHEKERTUM WE 'AMENTUM WE KANEL-LAHU SHAKIREN 'ALIMAN
C 4:148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.
4:148. Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveçse nga të dëmtuarit. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
4:148. Allahu nuk e pëlqen që e keqja të përmendet haptazi, përveçse nga ai që është dëmtuar. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dituri.
4:148. LA JUHIBBU ELLAHUL-XHEHRE BIS-SU'I MINEL-KAWLI 'ILLA MEN DHULIME WE KANEL-LAHU SEMI'EN 'ALIMAN
C 4:149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
4:149. Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi ose falni ndonjë vepër të keqe, Allahu është Falës i madh dhe i Plotfuqishëm.
4:149. Nëse bëni një vepër të mirë haptazi ose e fshehni atë ose falni një të keqe – me të vërtetë, Allahu është Falës, i Plotfuqishëm.
4:149. 'IN TUBDU HAJREN 'EW TUHFUHU 'EW TA'FU 'AN SU'IN FE'INNALL-LLAHE KANE 'AFUWAN KADIRÆN
C 4:150. S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
4:150. Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,
4:150. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe duan të ndajnë mes Allahut dhe të dërguarve të Tij, duke thënë: "Ne besojmë në disa dhe mohojmë disa," dhe duan të marrin një rrugë në mes,
4:150. 'INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BILLAHI WE RUSULIHI WE JURIDUNE 'EN JUFERRIKU BEJNEL-LAHI WE RUSULIHI WE JEKULUNE NU'UMINU BIBA'DIN WE NEKFURU BIBA'DIN WE JURIDUNE 'EN JETTEHIDHU BEJNE DHALIKE SEBILEN