U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:135.
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç'ka punoni.
4:135.
O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.
4:135.
O ju që keni besuar, qëndroni të vendosur si dëshmitarë për drejtësinë për Allahun, edhe nëse është kundër vetes suaj, prindërve ose të afërmve tuaj, qoftë ai i pasur ose i varfër – Allahu është më afër të dyve. Prandaj, mos e ndiqni dëshirën që të mund të devijoni. Dhe nëse e shtrembëroni dëshminë ose refuzoni të dëshmoni, me të vërtetë, Allahu është i Dituri për atë që bëni.
4:135.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUNU KAWWAMINE BIL-KISTI SHUHEDA'E LILLAHI WE LEW 'ALA 'ENFUSIKUM 'EWIL-WALIDEJNI WEL-'EKREBINE 'IN JEKUN GANIJEN 'EW FEKIRAN FE-ELLAHU 'EWLA BIHIMA FELA TETTEBI'UL-HEWA 'EN TA'DILU WE 'IN TELWU 'EW TU'RIDU FE'INNALL-LLAHE KANE BIMA TA'MELUNE HABIRÆN
C
4:136.
O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.
4:136.
O besimtarë! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.
4:136.
O ju që keni besuar, besoni në Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Librin që Ai i ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që Ai e ka zbritur më parë. Dhe kushdo që nuk beson në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e Fundit, me të vërtetë, ai ka devijuar një devijim të madh.
4:136.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'AMINU BILLAHI WE RESULIHI WEL-KITABIL-LEDHI NEZZELE 'ALA RESULIHI WEL-KITABIL-LEDHI 'ENZELE MIN KABLU WE MEN JEKFUR BILLAHI WE MELA'IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI WEL-JEWMIL-'AHIRI FEKAD DELLE DELALEN BA'IDAN
C
4:137.
Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
4:137.
Ata që në fillim besojnë dhe pastaj e mohojnë besimin, më pas sërish besojnë dhe sërish e mohojnë besimin dhe thellohen në mosbesim, Allahu, me të vërtetë, nuk do t'i falë dhe nuk do t'i shpjerë në rrugë të drejtë.
4:137.
Me të vërtetë, ata që besojnë, pastaj mohojnë, pastaj besojnë përsëri, pastaj mohojnë përsëri dhe pastaj shtojnë në mosbesim – Allahu nuk do t'i falë ata dhe as nuk do t'i udhëzojë ata në një rrugë.
4:137.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU THUMME KEFERU THUMME 'AMENU THUMME KEFERU THUMME EZDADU KUFREN LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM SEBILAN
C
4:138.
Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
4:138.
Paralajmëroji hipokritët (o Muhamed) për dënimin e mjerueshëm që i pret
4:138.
Lajmëroji hipokritët se për ta ka një ndëshkim të dhimbshëm.
4:138.
BESHSHIRIL-MUNAFIKINE BI'ENNE LEHUM 'ADHABEN 'ELIMAN
C
4:139.
Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S'ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
4:139.
ata që miqësohen me mohuesit e jo me besimtarët! Vallë, tek ata kërkojnë fuqi, kur, në të vërtetë, e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut!
4:139.
Ata që marrin jobesimtarët për miq në vend të besimtarëve – a kërkojnë ata nderim pranë tyre? Me të vërtetë, të gjitha nderimet i përkasin Allahut.
4:139.
EL-LEDHINE JETTEHIDHUNEL-KAFIRINE 'EWLIJA'E MIN DUNIL-MU'UMININE 'EJEBTEGUNE 'INDEHUMUL-'IZZETE FE'INNEL-'IZZETE LILLAHI XHEMI'EN
C
4:140.
Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.
4:140.
Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t'i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.
4:140.
Dhe Ai ju ka shpallur në Libër se, kur të dëgjoni shenjat e Allahut të mohohen dhe të tallen me to, të mos rrini me ta derisa ata të bisedojnë për një çështje tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. Me të vërtetë, Allahu do të mbledhë hipokritët dhe jobesimtarët në Xhehenem të gjithë së bashku.
4:140.
WE KAD NEZZELE 'ALEJKUM FIL-KITABI 'EN 'IDHA SEMI'TUM 'AJATI ELLAHI JUKFERU BIHA WE JUSTEHZE'U BIHA FELA TEK'UDU ME'AHUM HETTA JEHUDU FI HEDITHIN GAJRIHI 'INNEKUM 'IDHEN MITHLUHUM 'INNALL-LLAHE XHAMI'UL-MUNAFIKINE WEL-KAFIRINE FI XHEHENNEME XHEMI'AN
C
4:141.
Ata janë që presin se ç'po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!" All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.
4:141.
Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t'iu japë kurrë rast mohuesve që t'i shkatërrojnë besimtarët.
4:141.
Ata që ju presin, dhe nëse ju vjen ndonjë fitore nga Allahu, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" Por nëse jobesimtarët kanë ndonjë pjesë të suksesit, ata thonë: "A nuk ju mbështetëm dhe ju mbrojtëm nga besimtarët?" Por Allahu do të gjykojë midis jush në Ditën e Ringjalljes. Dhe Allahu nuk do t'u japë jobesimtarëve rrugë kundër besimtarëve.
4:141.
EL-LEDHINE JETEREBBESUNE BIKUM FE'IN KANE LEKUM FETHUN MINEL-LAHI KALU 'ELEM NEKUN ME'AKUM WE 'IN KANE LILKAFIRINE NESIBUN KALU 'ELEM NESTEHWIDH 'ALEJKUM WE NEMNA'KUM MINEL-MU'UMININE FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI WE LEN JEXH'ALEL-LAHU LILKAFIRINE 'ALEL-MU'UMININE SEBILEN
C
4:142.
Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
4:142.
Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t'u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.
4:142.
Me të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata. Dhe kur ata ngrihen për falje, ngrihen me përtaci, duke dashur të shihen nga njerëzit dhe nuk përkujtojnë Allahun, përveç shumë pak.
4:142.
'INNEL-MUNAFIKINE JUHADI'UNEL-LAHE WE HUWE HADI'UHUM WE 'IDHA KAMU 'ILA ES-SELETI KAMU KUSALA JURA'UNE EN-NASE WE LA JEDHKURUNEL-LAHE 'ILLA KALILAN
C
4:143.
Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
4:143.
Luhaten në mëdyshje, - nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të mundesh t'ia gjesh rrugën.
4:143.
Duke lëkundur mes kësaj dhe asaj – as me këta dhe as me ata. Dhe kushdo që Allahu e devijon, për të nuk do të gjesh rrugë.
4:143.
MUDHEBDHEBINE BEJNE DHALIKE LA 'ILA HA'UULA' WE LA 'ILA HA'UULA' WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILEN
C
4:144.
O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
4:144.
O besimtarë! Mos i zgjidhni mohuesit për miq - në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t'i jepni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?
4:144.
O ju që keni besuar, mos i merrni jobesimtarët për miq në vend të besimtarëve. A dëshironi të jepni ndaj Allahut një provë të qartë kundër vetes suaj?
4:144.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-KAFIRINE 'EWLIJA'E MIN DUNIL-MU'UMININE 'ETURIDUNE 'EN TEXH'ALU LILLAHI 'ALEJKUM SULTANEN MUBINAN
C
4:145.
S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
4:145.
Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t'u gjesh atyre ndihmës.
4:145.
Me të vërtetë, hipokritët do të jenë në fundin më të ulët të zjarrit. Dhe ti nuk do të gjesh për ta ndihmës.
4:145.
'INNEL-MUNAFIKINE FI ED-DERKIL-'ESFELI MINE EN-NARI WE LEN TEXHIDE LEHUM NESIREN