Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 110:2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
110:2. dhe t'i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe grupe,
110:2. Dhe ti i shikon njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut në turma,
110:2. WE RE'EJTE EN-NASE JEDHULUNE FI DINI ELLAHI 'EFWAXHEN
C 110:3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
110:3. atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.
110:3. Atëherë lavdëro Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i Pendimit.
110:3. FESEBBIH BIHEMDI RABBIKE WE ESTEGFIRHU 'INNEHU KANE TEWWABEN
C 111:1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
111:1. Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
111:1. U shkatërrofshin duart e Ebu Lehebit dhe u shkatërroftë ai!
111:1. TEBBET JEDA 'EBI LEHEBIN WE TEBBE
C 111:2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
111:2. Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.
111:2. Pasuria e tij dhe ajo që ka fituar nuk i bënë dobi.
111:2. MA 'EGNA 'ANHU MALUHU WE MA KESEBE
C 111:3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
111:3. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
111:3. Së shpejti ai do të hyjë në një zjarr që ndizet fuqishëm,
111:3. SEJESLA NAREN DHATE LEHEBIN
C 111:4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
111:4. po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit,
111:4. Dhe bashkëshortja e tij, mbartësja e druve të zjarrit,
111:4. WE EMRE'ETUHU HEMMALETEL-HETEBI
C 111:5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
111:5. në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.
111:5. Në qafën e saj do të jetë një litar me fijet më të forta.
111:5. FI XHIDIHA HEBLUN MIN MESEDIN
C 112:1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
112:1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
112:1. Thuaj: "Ai është Allahu, Një i Vetëm,
112:1. KUL HUWEL-LAHU 'EHEDUN
C 112:2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
112:2. Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.
112:2. Allahu, të cilit i kërkohet gjithçka.
112:2. ELLAHU ES-SEMEDU
C 112:3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
112:3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.
112:3. Ai nuk ka lindur dhe nuk është lindur.
112:3. LEM JELID WE LEM JULED
C 112:4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
112:4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”
112:4. Dhe nuk ka askënd të barabartë me Të."
112:4. WELEM JEKUN LEHU KUFUEN 'EHEDUN