U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
109:6.
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
109:6.
Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”
109:6.
Për ju fenë tuaj dhe për mua fenë time."
109:6.
LEKUM DINUKUM WE LIJE DINI
C
110:1.
Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
110:1.
Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)
110:1.
Kur ndihma e Allahut dhe fitorja të vijnë,
110:1.
'IDHA XHA'E NESRU ELLAHI WEL-FETHU
C
110:2.
Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
110:2.
dhe t'i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe grupe,
110:2.
Dhe ti i shikon njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut në turma,
110:2.
WE RE'EJTE EN-NASE JEDHULUNE FI DINI ELLAHI 'EFWAXHEN
C
110:3.
Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
110:3.
atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.
110:3.
Atëherë lavdëro Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i Pendimit.
110:3.
FESEBBIH BIHEMDI RABBIKE WE ESTEGFIRHU 'INNEHU KANE TEWWABEN
C
111:1.
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
111:1.
Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
111:1.
U shkatërrofshin duart e Ebu Lehebit dhe u shkatërroftë ai!
111:1.
TEBBET JEDA 'EBI LEHEBIN WE TEBBE
C
111:2.
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
111:2.
Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.
111:2.
Pasuria e tij dhe ajo që ka fituar nuk i bënë dobi.
111:2.
MA 'EGNA 'ANHU MALUHU WE MA KESEBE
C
111:3.
Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
111:3.
Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
111:3.
Së shpejti ai do të hyjë në një zjarr që ndizet fuqishëm,
111:3.
SEJESLA NAREN DHATE LEHEBIN
C
111:4.
E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
111:4.
po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit,
111:4.
Dhe bashkëshortja e tij, mbartësja e druve të zjarrit,
111:4.
WE EMRE'ETUHU HEMMALETEL-HETEBI
C
111:5.
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
111:5.
në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.
111:5.
Në qafën e saj do të jetë një litar me fijet më të forta.
111:5.
FI XHIDIHA HEBLUN MIN MESEDIN
C
112:1.
Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
112:1.
Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
112:1.
Thuaj: "Ai është Allahu, Një i Vetëm,
112:1.
KUL HUWEL-LAHU 'EHEDUN
C
112:2.
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
112:2.
Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.
112:2.
Allahu, të cilit i kërkohet gjithçka.