Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 98:5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
98:5. E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.
98:5. Dhe ata u urdhëruan vetëm që të adhuronin Allahun, duke qenë të sinqertë ndaj Tij në fenë e tyre si hanifë, dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Dhe kjo është feja e drejtë.
98:5. WE MA 'UMIRU 'ILLA LIJA'BUDU ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE HUNEFA'E WE JUKIMU ES-SELETE WE JU'UTU EZ-ZEKATE WE DHELIKE DINUL-KAJJIMETI
C 98:6. S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.
98:6. Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.
98:6. Me të vërtetë, ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, duke qëndruar aty përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.
98:6. 'INNEL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WEL-MUSHRIKINE FI NARI XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'ULA'IKE HUM SHERRUL-BERIJETI
C 98:7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.
98:7. Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira - pikërisht ata janë krijesat më të mira.
98:7. Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të drejta – ata janë krijesat më të mira.
98:7. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE HUM HAJRUL-BERIJETI
C 98:8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.
98:8. Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata, por dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është dhurata për ata që e kanë frikë Zotin e vet.
98:8. Për ta, Zoti i tyre ka përgatitur kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke qëndruar aty përgjithmonë. Kjo është shpërblimi i atij që ka frikë Allahun.
98:8. XHEZA'UUHUM 'INDE RABBIHIM XHENNATU 'ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU DHALIKE LIMEN HASHIJE REBBEHU
C 99:1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
99:1. Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
99:1. Kur toka të tundet me një tronditje të madhe,
99:1. 'IDHA ZULZILETIL-'ERDU ZILZALEHA
C 99:2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
99:2. kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj
99:2. Dhe toka nxjerr ngarkesat e saj,
99:2. WE 'EHREXHETIL-'ERDU 'ETHKALEHA
C 99:3. Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
99:3. e njeriu të thotë: “Ç'po i ndodh asaj?!”
99:3. Dhe njeriu thotë: "Çfarë ka ndodhur me të?"
99:3. WE KALEL-'INSANU MA LEHA
C 99:4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
99:4. Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,
99:4. Atë ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,
99:4. JEWME'IDHIN TUHEDDITHU 'EHBAREHA
C 99:5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
99:5. sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
99:5. Sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
99:5. BI'ENNE REBBEKE 'EWHA LEHA
C 99:6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
99:6. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t'u tregohen veprat e tyre:
99:6. Atë ditë njerëzit do të dalin në grupe për t'u treguar veprat e tyre.
99:6. JEWME'IDHIN JESDURU EN-NASU 'ESHTATEN LIJUREW 'A'MALEHUM
C 99:7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
99:7. kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
99:7. Kushdo që ka bërë një grimcë të mirë do ta shohë atë.
99:7. FEMEN JA'MEL MITHKALE DHERRETIN HAJREN JEREHU