Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 90:17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).
90:17. Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.
90:17. Pastaj, të jetë nga ata që besojnë dhe që nxisin durimin dhe që nxisin mëshirën.
90:17. THUMME KANE MINEL-LEDHINE 'AMENU WE TEWASEW BIS-SEBRI WE TEWASEW BIL-MERHEMETI
C 90:18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
90:18. Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.
90:18. Me të vërtetë, ata janë njerëzit e së djathtës.
90:18. 'ULA'IKE 'ESHABUL-MEJMENETI
C 90:19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.
90:19. Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.
90:19. Por ata që mohojnë shenjat Tona – ata janë njerëzit e së majtës.
90:19. WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATINA HUM 'ESHABUL-MESH'EMETI
C 90:20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.
90:20. Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.
90:20. Mbi ta do të jetë një zjarr i mbyllur.
90:20. 'ALEJHIM NARUN MU'USEDETUN
C 91:1. Pasha diellin dhe dritën e tij!
91:1. Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
91:1. Betohem për diellin dhe ndriçimin e tij,
91:1. WE ESH-SHEMSI WE DUHAHA
C 91:2. Pasha hënën kur vjen pas tij!
91:2. dhe për Hënën që e përcjell atë!
91:2. Dhe për hënën kur ajo e pason atë,
91:2. WEL-KAMERI 'IDHA TELAHA
C 91:3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
91:3. Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
91:3. Dhe për ditën kur ajo e shfaq atë,
91:3. WE EN-NEHARI 'IDHA XHELLAHA
C 91:4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
91:4. dhe për natën kur e mbulon atë!
91:4. Dhe për natën kur ajo e mbulon atë,
91:4. WEL-LEJLI 'IDHA JEGSHAHA
C 91:5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
91:5. Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
91:5. Dhe për qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë,
91:5. WE ES-SEMA'I WE MA BENAHA
C 91:6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
91:6. Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
91:6. Dhe për tokën dhe Atë që e shtriu atë,
91:6. WEL-'ERDI WE MA TEHAHA
C 91:7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
91:7. Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
91:7. Dhe për shpirtin dhe Atë që e përsosi atë,
91:7. WE NEFSIN WE MA SEWWAHA