Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 77:1. Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)!
77:1. Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,
77:1. Betohem për ata që dërgohen me radhë,
77:1. WEL-MURSELATI 'URFEN
C 77:2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
77:2. për ato që shpejtojnë shtrëngatën,
77:2. Dhe që fryjnë me një erë të fortë,
77:2. FAL'ASIFATI 'ASFEN
C 77:3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
77:3. për ato që shpërndajnë shiun,
77:3. Dhe që përhapin në mënyrë të gjerë,
77:3. WE EN-NASHIRATI NESHREN
C 77:4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
77:4. për ato që ndajnë saktësisht
77:4. Dhe që ndajnë me një ndarje të qartë,
77:4. FALFARIKATI FERKEN
C 77:5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët).
77:5. dhe për ato që përcjellin këshilla,
77:5. Dhe që hedhin përkujtimin,
77:5. FALMULKIJATI DHIKREN
C 77:6. Si arsyetim ose si vërejtje.
77:6. si shfajësim apo paralajmërim!
77:6. Për t'i arsyetuar ose për t'i paralajmëruar.
77:6. 'UDHREN 'EW NUDHRAN
C 77:7. S'ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodhë që patjetër.
77:7. Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!
77:7. Me të vërtetë, ajo që ju është premtuar do të ndodhë.
77:7. 'INNEMA TU'ADUNE LEWAKI'UN
C 77:8. Kur yjet të shuhen.
77:8. Kur yjet të shuhen
77:8. Kur yjet të errësohen,
77:8. FE'IDHA EN-NUXHUMU TUMISET
C 77:9. Dhe kur qielli të hapet,
77:9. dhe, kur qielli të çahet
77:9. Dhe kur qielli të çahet,
77:9. WE 'IDHA ES-SEMA'U FURIXHET
C 77:10. Dhe kur kodrat të copëtohen,
77:10. dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur
77:10. Dhe kur malet të shpërndahen,
77:10. WE 'IDHAL-XHIBALU NUSIFET
C 77:11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar.
77:11. dhe, kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar
77:11. Dhe kur të dërguarit të caktojnë kohën,
77:11. WE 'IDHA ER-RUSULU 'UKKITET