Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:47. O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
4:47. O ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besoni atë që kemi zbritur si vërtetues të asaj që keni në duar para se t'jua fshijmë fytyrat e t'jua kthejmë prapa ose t'ju mallkojmë ashtu siç i mallkuam shkelësit e Sabatit. Urdhri i Allahut do të zbatohet doemos.
4:47. O ju që u është dhënë Libri, besoni në atë që Ne kemi shpallur, duke vërtetuar atë që është me ju, para se Ne të fshijmë fytyrat dhe t'i kthejmë ato nga pas ose t'i mallkojmë ata siç i mallkuam njerëzit e së Shtunës. Dhe urdhri i Allahut është gjithmonë i plotësuar.
4:47. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'AMINU BIMA NEZZELNA MUSEDDIKEN LIMA ME'AKUM MIN KABLI 'EN NETMISE WUXHUHAN FENERUDDEHA 'ALA 'EDBARIHA 'EW NEL'ANEHUM KEMA LE'ANNA 'ESHABE ES-SEBTI WE KANE 'EMRU ELLAHI MEF'ULÆN
C 4:48. S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
4:48. Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.
4:48. Me të vërtetë, Allahu nuk fal t'i vihen shokë Atij, por Ai fal çfarëdo që Ai dëshiron, përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shokë Allahut, ai ka shpikur një mëkat të madh.
4:48. 'INNALL-LLAHE LA JEGFIRU 'EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA'U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKADI EFTERA 'ITHMEN 'ADHIMAN
C 4:49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
4:49. A nuk i ke parë ata që e kujtojnë veten të dëlirë? Jo, Allahu dëlir kë të dojë dhe askush nuk do të pësojë as padrejtësinë më të vogël.
4:49. A nuk i ke parë ata që i lavdërojnë vetet e tyre? Por Allahu e lavdëron atë që Ai dëshiron dhe ata nuk do të padrejtohen as sa një fije.
4:49. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE JUZEKKUNE 'ENFUSEHUM BELI ELLAHU JUZEKKI MEN JESHA'U WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C 4:50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
4:50. Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë.
4:50. Shiko se si ata shpikin gënjeshtra kundër Allahut. Dhe kjo është e mjaftueshme si një mëkat i qartë.
4:50. ENDHUR KEJFE JEFTERUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI 'ITHMEN MUBINAN
C 4:51. A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!"
4:51. A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë”.
4:51. A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Ata besojnë në magjinë dhe në idhujt dhe thonë për jobesimtarët: "Këta janë më të udhëzuar se ata që besojnë."
4:51. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE 'UTU NESIBEN MINEL-KITABI JU'UMINUNE BIL-XHIBTI WET-TAGUTI WE JEKULUNE LILLEDHINE KEFERU HA'UULA' 'EHDA MINEL-LEDHINE 'AMENU SEBILAN
C 4:52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
4:52. Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t'i gjendet ndihmues.
4:52. Këta janë ata që Allahu i ka mallkuar. Dhe kushdo që mallkon Allahu, për të nuk do të gjesh ndihmës.
4:52. 'ULA'IKEL-LEDHINE LE'ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL'ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIREN
C 4:53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53. A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53. A kanë ata ndonjë pjesë të mbretërisë? Atëherë ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa një fije.
4:53. 'EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE'IDHEN LA JU'UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C 4:54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54. A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54. A i kanë zili njerëzit për atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij? Por Ne u kemi dhënë pasardhësve të Ibrahimit Librin dhe urtësinë dhe u kemi dhënë atyre një mbretëri të madhe.
4:54. 'EM JEHSUDUNE EN-NASE 'ALA MA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD 'ATEJNA 'ALE 'IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'ATEJNAHUM MULKEN 'ADHIMAN
C 4:55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:55. Disa prej tyre e besuan atë e disa iu shmangën atij. Për ata mjafton Xhehenemi përcëllues.
4:55. Midis tyre janë ata që besuan në të, dhe midis tyre janë ata që devijuan nga ajo. Dhe mjafton Xhehenemi si një zjarr i ndezur.
4:55. FEMINHUM MEN 'AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE 'ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA'IREN
C 4:56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
4:56. Ata që s'besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t'i djegim në zjarr. Sapo t'u digjet lëkura, Ne do t'ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
4:56. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në shenjat Tona – Ne do t'i fusim ata në zjarr. Sa herë që lëkurat e tyre digjen, Ne do t'i zëvendësojmë ato me lëkura të tjera që ata ta ndiejnë ndëshkimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:56. 'INNEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATINA SEWFE NUSLIHIM NAREN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDAN GAJREHA LIJEDHUKUL-'ADHABE 'INNALL-LLAHE KANE 'AZIZÆN HEKIMÆN
C 4:57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
4:57. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t'i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t'i shpiem në hije të dendura.
4:57. Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira – Ne do t'i fusim ata në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty ata do të jenë përgjithmonë. Për ata aty do të ketë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t'i fusim ata në një hije të përhershme.
4:57. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN LEHUM FIHA 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE NUDHILUHUM DHILLA DHELILAN