U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:46.
Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
4:46.
Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra'iná!”, duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.
4:46.
Midis atyre që janë hebrenj ka disa që e shtrembërojnë fjalën nga vendet e saj dhe thonë: "Dëgjuam dhe nuk dëgjuam," dhe: "Dëgjo atë që nuk dëgjohet," dhe: "Ruajna, jo të na mbikëqyrësh." Ata e bëjnë këtë duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke tallur fenë. Por sikur të thonin: "Dëgjuam dhe iu bindëm," dhe: "Dëgjo," dhe: "Shiko mbi ne," do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. Por Allahu i mallkoi ata për mosbesimin e tyre, kështu që ata nuk besojnë përveçse pak.
4:46.
MINEL-LEDHINE HADU JUHERRIFUNEL-KELIME 'AN MEWADI'IHI WE JEKULUNE SEMI'NA WE 'ASEJNA WE ESMA' GAJRE MUSMA'IN WE RA'INA LEJJEN BI'ELSINETIHIM WE TA'NAN FI ED-DINI WE LEW 'ENNEHUM KALU SEMI'NA WE 'ETA'NA WE ESMA' WE ENDHURNA LEKANE HAJRÆN LEHUM WE 'EKWEME WE LEKIN LE'ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FELA JU'UMINUNE 'ILLA KALILÆN
C
4:47.
O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
4:47.
O ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besoni atë që kemi zbritur si vërtetues të asaj që keni në duar para se t'jua fshijmë fytyrat e t'jua kthejmë prapa ose t'ju mallkojmë ashtu siç i mallkuam shkelësit e Sabatit. Urdhri i Allahut do të zbatohet doemos.
4:47.
O ju që u është dhënë Libri, besoni në atë që Ne kemi shpallur, duke vërtetuar atë që është me ju, para se Ne të fshijmë fytyrat dhe t'i kthejmë ato nga pas ose t'i mallkojmë ata siç i mallkuam njerëzit e së Shtunës. Dhe urdhri i Allahut është gjithmonë i plotësuar.
4:47.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'AMINU BIMA NEZZELNA MUSEDDIKEN LIMA ME'AKUM MIN KABLI 'EN NETMISE WUXHUHAN FENERUDDEHA 'ALA 'EDBARIHA 'EW NEL'ANEHUM KEMA LE'ANNA 'ESHABE ES-SEBTI WE KANE 'EMRU ELLAHI MEF'ULÆN
C
4:48.
S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
4:48.
Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.
4:48.
Me të vërtetë, Allahu nuk fal t'i vihen shokë Atij, por Ai fal çfarëdo që Ai dëshiron, përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shokë Allahut, ai ka shpikur një mëkat të madh.
4:48.
'INNALL-LLAHE LA JEGFIRU 'EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA'U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKADI EFTERA 'ITHMEN 'ADHIMAN
C
4:49.
A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
4:49.
A nuk i ke parë ata që e kujtojnë veten të dëlirë? Jo, Allahu dëlir kë të dojë dhe askush nuk do të pësojë as padrejtësinë më të vogël.
4:49.
A nuk i ke parë ata që i lavdërojnë vetet e tyre? Por Allahu e lavdëron atë që Ai dëshiron dhe ata nuk do të padrejtohen as sa një fije.
4:49.
'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE JUZEKKUNE 'ENFUSEHUM BELI ELLAHU JUZEKKI MEN JESHA'U WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C
4:50.
Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
4:50.
Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë.
4:50.
Shiko se si ata shpikin gënjeshtra kundër Allahut. Dhe kjo është e mjaftueshme si një mëkat i qartë.
4:50.
ENDHUR KEJFE JEFTERUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI 'ITHMEN MUBINAN
C
4:51.
A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!"
4:51.
A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë”.
4:51.
A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Ata besojnë në magjinë dhe në idhujt dhe thonë për jobesimtarët: "Këta janë më të udhëzuar se ata që besojnë."
4:51.
'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE 'UTU NESIBEN MINEL-KITABI JU'UMINUNE BIL-XHIBTI WET-TAGUTI WE JEKULUNE LILLEDHINE KEFERU HA'UULA' 'EHDA MINEL-LEDHINE 'AMENU SEBILAN
C
4:52.
Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
4:52.
Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t'i gjendet ndihmues.
4:52.
Këta janë ata që Allahu i ka mallkuar. Dhe kushdo që mallkon Allahu, për të nuk do të gjesh ndihmës.
4:52.
'ULA'IKEL-LEDHINE LE'ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL'ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIREN
C
4:53.
A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53.
A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53.
A kanë ata ndonjë pjesë të mbretërisë? Atëherë ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa një fije.
4:53.
'EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE'IDHEN LA JU'UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C
4:54.
A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54.
A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54.
A i kanë zili njerëzit për atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij? Por Ne u kemi dhënë pasardhësve të Ibrahimit Librin dhe urtësinë dhe u kemi dhënë atyre një mbretëri të madhe.
4:54.
'EM JEHSUDUNE EN-NASE 'ALA MA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD 'ATEJNA 'ALE 'IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'ATEJNAHUM MULKEN 'ADHIMAN
C
4:55.
Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:55.
Disa prej tyre e besuan atë e disa iu shmangën atij. Për ata mjafton Xhehenemi përcëllues.
4:55.
Midis tyre janë ata që besuan në të, dhe midis tyre janë ata që devijuan nga ajo. Dhe mjafton Xhehenemi si një zjarr i ndezur.
4:55.
FEMINHUM MEN 'AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE 'ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA'IREN
C
4:56.
Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
4:56.
Ata që s'besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t'i djegim në zjarr. Sapo t'u digjet lëkura, Ne do t'ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
4:56.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në shenjat Tona – Ne do t'i fusim ata në zjarr. Sa herë që lëkurat e tyre digjen, Ne do t'i zëvendësojmë ato me lëkura të tjera që ata ta ndiejnë ndëshkimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:56.
'INNEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATINA SEWFE NUSLIHIM NAREN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDAN GAJREHA LIJEDHUKUL-'ADHABE 'INNALL-LLAHE KANE 'AZIZÆN HEKIMÆN