Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
4:52. Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t'i gjendet ndihmues.
4:52. Këta janë ata që Allahu i ka mallkuar. Dhe kushdo që mallkon Allahu, për të nuk do të gjesh ndihmës.
4:52. 'ULA'IKEL-LEDHINE LE'ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL'ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIREN
C 4:53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53. A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53. A kanë ata ndonjë pjesë të mbretërisë? Atëherë ata nuk do t'u jepnin njerëzve as sa një fije.
4:53. 'EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE'IDHEN LA JU'UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C 4:54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54. A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54. A i kanë zili njerëzit për atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij? Por Ne u kemi dhënë pasardhësve të Ibrahimit Librin dhe urtësinë dhe u kemi dhënë atyre një mbretëri të madhe.
4:54. 'EM JEHSUDUNE EN-NASE 'ALA MA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD 'ATEJNA 'ALE 'IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'ATEJNAHUM MULKEN 'ADHIMAN
C 4:55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:55. Disa prej tyre e besuan atë e disa iu shmangën atij. Për ata mjafton Xhehenemi përcëllues.
4:55. Midis tyre janë ata që besuan në të, dhe midis tyre janë ata që devijuan nga ajo. Dhe mjafton Xhehenemi si një zjarr i ndezur.
4:55. FEMINHUM MEN 'AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE 'ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA'IREN
C 4:56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
4:56. Ata që s'besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t'i djegim në zjarr. Sapo t'u digjet lëkura, Ne do t'ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
4:56. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në shenjat Tona – Ne do t'i fusim ata në zjarr. Sa herë që lëkurat e tyre digjen, Ne do t'i zëvendësojmë ato me lëkura të tjera që ata ta ndiejnë ndëshkimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
4:56. 'INNEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATINA SEWFE NUSLIHIM NAREN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDAN GAJREHA LIJEDHUKUL-'ADHABE 'INNALL-LLAHE KANE 'AZIZÆN HEKIMÆN
C 4:57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
4:57. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t'i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t'i shpiem në hije të dendura.
4:57. Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira – Ne do t'i fusim ata në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty ata do të jenë përgjithmonë. Për ata aty do të ketë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t'i fusim ata në një hije të përhershme.
4:57. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN LEHUM FIHA 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE NUDHILUHUM DHILLA DHELILAN
C 4:58. All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
4:58. Allahu ju urdhëron që amanetet t'jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!
4:58. Me të vërtetë, Allahu ju urdhëron që t'ua ktheni amanetet atyre që janë të zotë për to, dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Me të vërtetë, sa këshillë e mirë është ajo që Allahu ju jep. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjues, i Gjithëshikues.
4:58. 'INNALL-LLAHE JE'MURUKUM 'EN TU'UEDDUL-'EMANATI 'ILA 'EHLIHA WE 'IDHA HEKEMTUM BEJNE EN-NASI 'EN TEHKUMU BIL-'ADLI 'INNALL-LLAHE NI'IMMA JA'IDHUKUM BIHI 'INNALL-LLAHE KANE SEMI'EN BESIRAN
C 4:59. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
4:59. O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.
4:59. O ju që keni besuar, bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre që kanë autoritet mes jush. Por nëse keni ndonjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje, kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari, nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe ka përfundim më të mirë.
4:59. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE WE 'ULIL-'EMRI MINKUM FE'IN TENAZA'TUM FI SHEJ'IN FERUDDUHU 'ILA ELLAHI WE ER-RESULI 'IN KUNTUM TU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI DHALIKE HAJRUN WE 'EHSENU TE'WILEN
C 4:60. A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi.
4:60. A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë, ndërkohë që janë urdhëruar t'i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t'i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.
4:60. A nuk i ke parë ata që pretendojnë se besojnë në atë që të është shpallur ty dhe në atë që u është shpallur para teje? Ata duan të shkojnë për gjykim te tagutët, ndërkohë që u është urdhëruar ta mohojnë atë. Por djalli dëshiron t'i çojë ata në një devijim të madh.
4:60. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE JEZ'UMUNE 'ENNEHUM 'AMENU BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE JURIDUNE 'EN JETEHAKEMU 'ILAT-TAGUTI WE KAD 'UMIRU 'EN JEKFURU BIHI WE JURIDU ESH-SHEJTANU 'EN JUDILLEHUM DELALEN BA'IDAN
C 4:61. Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
4:61. Po kur u thuhet atyre: “Ejani tek ajo që ka shpallur Allahu dhe tek i Dërguari”, i sheh hipokritët se si largohen prej teje me neveri.
4:61. Dhe kur u thuhet atyre: "Ejani te ajo që ka shpallur Allahu dhe te i Dërguari," i sheh hipokritët se si shmangen nga ti me arrogancë.
4:61. WE 'IDHA KILE LEHUM TA'ALEW 'ILA MA 'ENZELEL-LAHU WE 'ILA ER-RESULI RE'EJTEL-MUNAFIKINE JESUDDUNE 'ANKE SUDUDEN
C 4:62. E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t'i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t'u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit Tënd).
4:62. Si do të jetë gjendja e tyre kur t'i godasë fatkeqësia, për shkak të asaj që vetë kanë punuar e të vijnë te ti, duke u betuar në Allahun e duke thënë: “Ne kemi dashur vetëm të bëjmë mirësi dhe pajtim”?!
4:62. E si do të jetë gjendja e tyre kur një fatkeqësi t'i godasë ata për atë që kanë bërë me duart e tyre, pastaj të vijnë te ti duke u betuar për Allahun: "Ne kemi dashur vetëm të bëjmë mirë dhe të pajtojmë."
4:62. FEKEJFE 'IDHA 'ESABET/HUM MUSIBETUN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM THUMME XHA'UKE JEHLIFUNE BILLAHI 'IN 'EREDNA 'ILLA 'IHSANEN WE TEWFIKAN