Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
69:24. (Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”
69:24. (Do t'u thuhet atyre): "Hani dhe pini me gëzim për atë që keni dërguar më parë në ditët e kaluara."
69:24. KULU WE ESHREBU HENI'EN BIMA 'ESLEFTUM FIL-'EJJAMIL-HALIJETI
C 69:25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
69:25. Por ai, të cilit do t'i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im
69:25. Por sa i përket atij që i është dhënë libri i tij në dorën e majtë, ai do të thotë: "Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im!
69:25. WE 'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BISHIMALIHI FEJEKULU JA LEJTENI LEM 'UTE KITABIH
C 69:26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
69:26. dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!
69:26. Dhe të mos e kisha njohur llogarinë time!
69:26. WE LEM 'EDRI MA HISABIH
C 69:27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
69:27. Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!
69:27. Ah, sikur ajo të kishte qenë përfundimtare!
69:27. JA LEJTEHA KANETIL-KADIJETE
C 69:28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
69:28. Pasuria ime nuk më solli dobi
69:28. Pasuria ime nuk më ka sjellë asnjë dobi.
69:28. MA 'EGNA 'ANNI MALIH
C 69:29. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
69:29. dhe më la fuqia ime!”
69:29. Fuqia ime është shkatërruar."
69:29. HELEKE 'ANNI SULTANIH
C 69:30. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëndojani prangat!
69:30. (Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,
69:30. (Do të thuhet): "Kapeni dhe lidheni atë.
69:30. HUDHUHU FEGULLUHU
C 69:31. Pastaj atë futeni në xhehennem...
69:31. pastaj digjeni në zjarrin përvëlues,
69:31. Pastaj hidhni atë në zjarrin e Xhehenemit.
69:31. THUMMEL-XHEHIME SELLUHU
C 69:32. Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
69:32. mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutësh,
69:32. Pastaj lidhni atë me një zinxhir, gjatësia e të cilit është shtatëdhjetë kut.
69:32. THUMME FI SILSILETIN DHER'UHA SEB'UNE DHIRA'EN FASLUKUHU
C 69:33. Se ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
69:33. sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhërishëm
69:33. Me të vërtetë, ai nuk besonte në Allahun, të Madhin,
69:33. 'INNEHU KANE LA JU'UMINU BILLAHIL-'ADHIMI
C 69:34. Ai nuk nxiste për t'i ushqyer të varfërit.
69:34. dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë.
69:34. Dhe nuk inkurajonte për ushqyerjen e të varfrit.
69:34. WE LA JEHUDDU 'ALA TA'AMIL-MISKINI