U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
69:5.
Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
69:5.
prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,
69:5.
Sa i përket Thamudit, ata u shkatërruan nga një shpërthim i fortë.
69:5.
FE'EMMA THEMUDU FE'UHLIKU BIT-TAGIJETI
C
69:6.
Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
69:6.
kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,
69:6.
Dhe sa i përket Adit, ata u shkatërruan nga një erë me stuhi të furishme,
69:6.
WE 'EMMA 'ADUN FE'UHLIKU BIRIHIN SERSERIN 'ATIJETIN
C
69:7.
Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.
69:7.
të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t'i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.
69:7.
E cila Allahu e shfrytëzoi kundër tyre për shtatë netë dhe tetë ditë pa ndërprerje, kështu që ti mund t'i shihje ata të rrëzuar si trungje palmash të zbrazëta.
69:7.
SEHHAREHA 'ALEJHIM SEB'A LEJALIN WE THEMANIJETE 'EJJAMIN HUSUMEN FETERAL-KAWME FIHA SER'A KE'ENNEHUM 'A'XHAZU NEHLIN HAWIJETIN
C
69:8.
A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
69:8.
A sheh ndonjë gjurmë të tyre?
69:8.
A e sheh ndonjë mbetje prej tyre?
69:8.
FEHEL TERA LEHUM MIN BAKIJETIN
C
69:9.
Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
69:9.
Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve të rrënuara kryen gjynahe të mëdha,
69:9.
Dhe Faraoni dhe ata që ishin para tij, dhe qytetet e përmbysura, kryen mëkate.
69:9.
WE XHA'E FIR'AWNU WE MEN KABLEHU WEL-MU'UTEFIKATU BIL-HATI'ETI
C
69:10.
Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).
69:10.
dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Allahu i zhbiu ata me dënim të ashpër.
69:10.
Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, kështu që Ai i mori ata me një ndëshkim të fuqishëm.
69:10.
FE'ASEW RESULE RABBIHIM FE'EHADHEHUM 'EHDHETEN RABIJETEN
C
69:11.
Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
69:11.
Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju në anije,
69:11.
Me të vërtetë, kur uji i tejkaloi kufijtë, Ne ju bartëm në anije,
69:11.
'INNA LEMMA TEGAL-MA'U HEMELNAKUM FIL-XHARIJETI
C
69:12.
Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
69:12.
për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.
69:12.
Që ta bënim atë një përkujtim për ju dhe që veshi që dëgjon ta mbajë atë në mend.
69:12.
LINEXH'ALEHA LEKUM TEDHKIRETEN WE TA'IJEHA 'UDHUNUN WA'IJETUN
C
69:13.
E kur të fryhet në surë një e fryme.
69:13.
Dhe kur t'i fryhet një herë Surit,
69:13.
Atëherë, kur t'i fryhet borisë me një fryrje të vetme,
69:13.
FE'IDHA NUFIHA FI ES-SURI NEFHATUN WAHIDETUN
C
69:14.
Dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
69:14.
kur toka dhe malet të ngrihen lart e të thërmohen me një goditje shkatërrimtare,
69:14.
Dhe toka dhe malet të ngrihen dhe të shpërbëhen me një shpërbërje të vetme,
69:14.
WE HUMILETIL-'ERDU WEL-XHIBALU FEDUKKETA DEKKETEN WAHIDETEN
C
69:15.
Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
69:15.
atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).
69:15.
Atë ditë do të ndodhë Ngjarja.
69:15.
FEJEWME'IDHIN WEKA'ATIL-WAKI'ATU