Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:3. Çka të mësoi ty se ç'është kijameti?
69:3. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është e Vërteta e pashmangshme?
69:3. Dhe çfarë do të bëjë që ta kuptosh se çfarë është Ngjarja e paevitueshme?
69:3. WE MA 'EDRAKE MAL-HAKKATU
C 69:4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
69:4. Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm,
69:4. Thamudi dhe Adi e përgënjeshtruan fatkeqësinë.
69:4. KEDHDHEBET THEMUDU WE 'ADUN BIL-KARI'ATI
C 69:5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
69:5. prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,
69:5. Sa i përket Thamudit, ata u shkatërruan nga një shpërthim i fortë.
69:5. FE'EMMA THEMUDU FE'UHLIKU BIT-TAGIJETI
C 69:6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
69:6. kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,
69:6. Dhe sa i përket Adit, ata u shkatërruan nga një erë me stuhi të furishme,
69:6. WE 'EMMA 'ADUN FE'UHLIKU BIRIHIN SERSERIN 'ATIJETIN
C 69:7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.
69:7. të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t'i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.
69:7. E cila Allahu e shfrytëzoi kundër tyre për shtatë netë dhe tetë ditë pa ndërprerje, kështu që ti mund t'i shihje ata të rrëzuar si trungje palmash të zbrazëta.
69:7. SEHHAREHA 'ALEJHIM SEB'A LEJALIN WE THEMANIJETE 'EJJAMIN HUSUMEN FETERAL-KAWME FIHA SER'A KE'ENNEHUM 'A'XHAZU NEHLIN HAWIJETIN
C 69:8. A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
69:8. A sheh ndonjë gjurmë të tyre?
69:8. A e sheh ndonjë mbetje prej tyre?
69:8. FEHEL TERA LEHUM MIN BAKIJETIN
C 69:9. Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
69:9. Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve të rrënuara kryen gjynahe të mëdha,
69:9. Dhe Faraoni dhe ata që ishin para tij, dhe qytetet e përmbysura, kryen mëkate.
69:9. WE XHA'E FIR'AWNU WE MEN KABLEHU WEL-MU'UTEFIKATU BIL-HATI'ETI
C 69:10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).
69:10. dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Allahu i zhbiu ata me dënim të ashpër.
69:10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, kështu që Ai i mori ata me një ndëshkim të fuqishëm.
69:10. FE'ASEW RESULE RABBIHIM FE'EHADHEHUM 'EHDHETEN RABIJETEN
C 69:11. Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
69:11. Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju në anije,
69:11. Me të vërtetë, kur uji i tejkaloi kufijtë, Ne ju bartëm në anije,
69:11. 'INNA LEMMA TEGAL-MA'U HEMELNAKUM FIL-XHARIJETI
C 69:12. Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
69:12. për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.
69:12. Që ta bënim atë një përkujtim për ju dhe që veshi që dëgjon ta mbajë atë në mend.
69:12. LINEXH'ALEHA LEKUM TEDHKIRETEN WE TA'IJEHA 'UDHUNUN WA'IJETUN
C 69:13. E kur të fryhet në surë një e fryme.
69:13. Dhe kur t'i fryhet një herë Surit,
69:13. Atëherë, kur t'i fryhet borisë me një fryrje të vetme,
69:13. FE'IDHA NUFIHA FI ES-SURI NEFHATUN WAHIDETUN