Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
68:50. Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
68:50. Por Zoti i tij e zgjodhi atë dhe e bëri atë nga të drejtët.
68:50. FAXHTEBAHU REBBUHU FEXHE'ALEHU MINE ES-SALIHINE
C 68:51. E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
68:51. Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
68:51. Dhe me të vërtetë, ata që nuk besuan thuajse të shikojnë ty për të të rrëzuar me shikimet e tyre, kur ata dëgjojnë Kuranin, dhe ata thonë: "Me të vërtetë, ai është një i çmendur."
68:51. WE 'IN JEKADUL-LEDHINE KEFERU LEJUZLIKUNEKE BI'EBSARIHIM LEMMA SEMI'U EDH-DHIKRE WE JEKULUNE 'INNEHU LEMEXHNUNUN
C 68:52. Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
68:52. Por Kurani është vetëm këshillë për botët.
68:52. Por ai është vetëm një Përkujtim për botët.
68:52. WE MA HUWE 'ILLA DHIKRUN LIL'ALEMINE
C 69:1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
69:1. E Vërteta e pashmangshme!
69:1. Ngjarja e paevitueshme!
69:1. EL-HAKKATU
C 69:2. Ç'është kijameti?
69:2. Ç'është e Vërteta e pashmangshme?
69:2. Çfarë është Ngjarja e paevitueshme?
69:2. MAL-HAKKATU
C 69:3. Çka të mësoi ty se ç'është kijameti?
69:3. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është e Vërteta e pashmangshme?
69:3. Dhe çfarë do të bëjë që ta kuptosh se çfarë është Ngjarja e paevitueshme?
69:3. WE MA 'EDRAKE MAL-HAKKATU
C 69:4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
69:4. Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm,
69:4. Thamudi dhe Adi e përgënjeshtruan fatkeqësinë.
69:4. KEDHDHEBET THEMUDU WE 'ADUN BIL-KARI'ATI
C 69:5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
69:5. prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,
69:5. Sa i përket Thamudit, ata u shkatërruan nga një shpërthim i fortë.
69:5. FE'EMMA THEMUDU FE'UHLIKU BIT-TAGIJETI
C 69:6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
69:6. kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,
69:6. Dhe sa i përket Adit, ata u shkatërruan nga një erë me stuhi të furishme,
69:6. WE 'EMMA 'ADUN FE'UHLIKU BIRIHIN SERSERIN 'ATIJETIN
C 69:7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.
69:7. të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t'i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.
69:7. E cila Allahu e shfrytëzoi kundër tyre për shtatë netë dhe tetë ditë pa ndërprerje, kështu që ti mund t'i shihje ata të rrëzuar si trungje palmash të zbrazëta.
69:7. SEHHAREHA 'ALEJHIM SEB'A LEJALIN WE THEMANIJETE 'EJJAMIN HUSUMEN FETERAL-KAWME FIHA SER'A KE'ENNEHUM 'A'XHAZU NEHLIN HAWIJETIN
C 69:8. A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
69:8. A sheh ndonjë gjurmë të tyre?
69:8. A e sheh ndonjë mbetje prej tyre?
69:8. FEHEL TERA LEHUM MIN BAKIJETIN