Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:48. Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
68:48. Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!
68:48. Prandaj, bëhu i durueshëm për vendimin e Zotit tënd, dhe mos ji si ai i peshkut kur ai thirri ndërsa ishte i shqetësuar.
68:48. FASBIR LIHUKMI RABBIKE WE LA TEKUN KESAHIBIL-HUTI 'IDH NADA WE HUWE MEKDHUMUN
C 68:49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.
68:49. Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!
68:49. Sikur të mos ishte mirësia e Zotit të tij, ai do të ishte hedhur mbi tokë ndërsa ishte i qortuar.
68:49. LEWLA 'EN TEDAREKEHU NI'METUN MIN RABBIHI LENUBIDHE BIL-'ARA'I WE HUWE MEDHMUMUN
C 68:50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
68:50. Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
68:50. Por Zoti i tij e zgjodhi atë dhe e bëri atë nga të drejtët.
68:50. FAXHTEBAHU REBBUHU FEXHE'ALEHU MINE ES-SALIHINE
C 68:51. E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
68:51. Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
68:51. Dhe me të vërtetë, ata që nuk besuan thuajse të shikojnë ty për të të rrëzuar me shikimet e tyre, kur ata dëgjojnë Kuranin, dhe ata thonë: "Me të vërtetë, ai është një i çmendur."
68:51. WE 'IN JEKADUL-LEDHINE KEFERU LEJUZLIKUNEKE BI'EBSARIHIM LEMMA SEMI'U EDH-DHIKRE WE JEKULUNE 'INNEHU LEMEXHNUNUN
C 68:52. Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
68:52. Por Kurani është vetëm këshillë për botët.
68:52. Por ai është vetëm një Përkujtim për botët.
68:52. WE MA HUWE 'ILLA DHIKRUN LIL'ALEMINE
C 69:1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
69:1. E Vërteta e pashmangshme!
69:1. Ngjarja e paevitueshme!
69:1. EL-HAKKATU
C 69:2. Ç'është kijameti?
69:2. Ç'është e Vërteta e pashmangshme?
69:2. Çfarë është Ngjarja e paevitueshme?
69:2. MAL-HAKKATU
C 69:3. Çka të mësoi ty se ç'është kijameti?
69:3. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është e Vërteta e pashmangshme?
69:3. Dhe çfarë do të bëjë që ta kuptosh se çfarë është Ngjarja e paevitueshme?
69:3. WE MA 'EDRAKE MAL-HAKKATU
C 69:4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
69:4. Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm,
69:4. Thamudi dhe Adi e përgënjeshtruan fatkeqësinë.
69:4. KEDHDHEBET THEMUDU WE 'ADUN BIL-KARI'ATI
C 69:5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
69:5. prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,
69:5. Sa i përket Thamudit, ata u shkatërruan nga një shpërthim i fortë.
69:5. FE'EMMA THEMUDU FE'UHLIKU BIT-TAGIJETI
C 69:6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
69:6. kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,
69:6. Dhe sa i përket Adit, ata u shkatërruan nga një erë me stuhi të furishme,
69:6. WE 'EMMA 'ADUN FE'UHLIKU BIRIHIN SERSERIN 'ATIJETIN