U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
68:19.
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
68:19.
Kështu, kopshtin e goditi një fatkeqësi nga Zoti yt, ndërkohë që ata po flinin
68:19.
Pastaj, një dënim nga Zoti yt e kapi atë ndërsa ata flinin.
68:19.
FETAFE 'ALEJHA TA'IFUN MIN RABBIKE WE HUM NA'IMUNE
C
68:20.
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur.
68:20.
dhe gdhiu si i kositur.
68:20.
Dhe ajo u bë si një kopsht i errët i djegur.
68:20.
FE'ESBEHET KALSSERIMI
C
68:21.
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
68:21.
Në agim, ata thirrën njëri-tjetrin:
68:21.
Pastaj ata thirrën njëri-tjetrin në mëngjes:
68:21.
FETENADEW MUSBIHINE
C
68:22.
Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t'i vilni!
68:22.
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëse doni t'i vilni frutat!”
68:22.
Shkoni herët në tokën tuaj nëse do të korrni.
68:22.
'ENI EGDU 'ALA HERTHIKUM 'IN KUNTUM SARIMINE
C
68:23.
Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush).
68:23.
Dhe u nisën duke pëshpëritur:
68:23.
Prandaj, ata u nisën, ndërsa ata pëshpëritnin njëri-tjetrit:
68:23.
FANTELEKU WE HUM JETEHAFETUNE
C
68:24.
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
68:24.
“Të mos lejojmë asnjë të vobekët që të hyjë në kopshtin tonë!”
68:24.
Mos lejoni asnjë të varfër të hyjë sot në të.
68:24.
'EN LA JEDHULENNEHAL-JEWME 'ALEJKUM MISKINUN
C
68:25.
Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.
68:25.
Ata u nisën herët, të vendosur në atë që thanë.
68:25.
Dhe ata shkuan herët me vendosmëri, duke menduar se ata ishin të aftë për ta.
68:25.
WEGADEW 'ALA HERDIN KADIRINE
C
68:26.
E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
68:26.
Por, kur e panë kopshtin, ata thanë: “Ne qenkemi vërtet të humbur;
68:26.
Por kur ata e panë atë, ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi të humbur.
68:26.
FELEMMA RE'EWHA KALU 'INNA LEDALLUNE
C
68:27.
Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
68:27.
madje, qenkemi të privuar (nga frutat e kopshtit).”
68:27.
Madje, ne jemi të privuar!"
68:27.
BEL NEHNU MEHRUMUNE
C
68:28.
Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
68:28.
Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”
68:28.
Më i drejti prej tyre tha: "A nuk ju kam thënë: 'Pse nuk e lavdëroni Allahun?'"
68:28.
KALE 'EWSETUHUM 'ELEM 'EKUL LEKUM LEWLA TUSEBBIHUNE
C
68:29.
Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
68:29.
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
68:29.
Ata thanë: "Lavdi Zotit tonë! Me të vërtetë, ne ishim të padrejtë."
68:29.
KALU SUBHANE RABBINA 'INNA KUNNA DHALIMINE