Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:45. Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.
50:45. Ne e dimë mirë çfarë thonë ata, por ti nuk do t'i detyrosh ata me dhunë (që të besojnë). Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!
50:45. Ne e dimë më së miri çfarë thonë ata, dhe ti nuk je mbi ta një detyrues. Prandaj, këshillo me Kuranin atë që ka frikë paralajmërimin Tim.
50:45. NEHNU 'A'LEMU BIMA JEKULUNE WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIXHEBBARIN FEDHEKKIR BIL-KUR'ANI MEN JEHAFU WA'IDI
C 51:1. Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë.
51:1. Betohem në erërat që çojnë (pluhurin)
51:1. Pasha ato që shpërndajnë (erërat), duke shpërndarë,
51:1. WE EDH-DHARIJATI DHERWEN
C 51:2. Për retë që bartin shiun e rëndë.
51:2. dhe në retë e ngarkuara rëndë
51:2. Pastaj bartësit e një ngarkese të rëndë (retë),
51:2. FALHAMILATI WIKREN
C 51:3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
51:3. dhe në ato që lundrojnë lehtë
51:3. Pastaj ata që rrjedhin lehtë (anijet),
51:3. FALXHARIJATI JUSREN
C 51:4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
51:4. dhe në engjëjt që shpërndajnë urdhrat
51:4. Dhe ata që ndajnë çështjen.
51:4. FALMUKASSIMATI 'EMREN
C 51:5. S'ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurt.
51:5. se, me të vërtetë, është e sigurtë ajo që ju premtohet
51:5. Me të vërtetë, ajo që ju premtohet është e vërtetë.
51:5. 'INNEMA TU'ADUNE LESADIKUN
C 51:6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë patjetër.
51:6. dhe çdo shpërblim e dënim do të ndodhë!
51:6. Dhe me të vërtetë, shpërblimi do të ndodhë.
51:6. WE 'INNE ED-DINE LEWAKI'UN
C 51:7. Për qiellin plot rrugë.
51:7. Për qiellin e stolisur me yje!
51:7. Pasha qiellin me shtigje,
51:7. WE ES-SEMA'I DHATIL-HUBUKI
C 51:8. Ju gjendeni në një thënie kontradiktore,
51:8. Ju keni gjithfarë mendimesh,
51:8. Me të vërtetë, ju jeni në një mendim të kundërt.
51:8. 'INNEKUM LEFI KAWLIN MUHTELIFIN
C 51:9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zbrapsur.
51:9. Prej tij (Kuranit) shmanget ai që nuk beson.
51:9. Ai që është larguar prej tij, është larguar.
51:9. JU'UFEKU 'ANHU MEN 'UFIKE
C 51:10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
51:10. Qofshin mallkuar gënjeshtarët,
51:10. Mjerë për gënjeshtarët,
51:10. KUTILEL-HARRASUNE