Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 44:34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
44:34. E megjithatë, jobesimtarët thonë:
44:34. Por këta thonë:
44:34. 'INNE HA'UULA' LEJEKULUNE
C 44:35. "S'ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!"
44:35. “Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, ne nuk do të ringjallemi!
44:35. Nuk ka asgjë tjetër përveç vdekjes sonë të parë, dhe ne nuk do të ringjallemi.
44:35. 'IN HIJE 'ILLA MEWTETUNAL-'ULA WE MA NEHNU BIMUNSHERINE
C 44:36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
44:36. Na i risillni, pra, të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
44:36. Prandaj, sillni etërit tanë, nëse jeni të sinqertë.
44:36. FE'TU BI'ABA'INA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 44:37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
44:37. A janë këta më të mirë se populli i Tubbas apo ata para tyre? Ne i shkatërruam ata, sepse ishin vërtet punëmbrapshtë.
44:37. A janë ata më të mirë se populli i Tubbas dhe ata para tyre? Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, ata ishin njerëz të pabesueshëm.
44:37. 'EHUM HAJRUN 'EM KAWMU TUBBA'IN WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM 'EHLEKNAHUM 'INNEHUM KANU MUXHRIMINE
C 44:38. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim.
44:38. Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre, për t'u zbavitur!
44:38. Dhe Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çfarë është ndërmjet tyre për lojë.
44:38. WE MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA LA'IBINE
C 44:39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
44:39. Ne i kemi krijuar ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.
44:39. Ne i krijuam ata vetëm me të vërtetën, por shumica prej tyre nuk e dinë.
44:39. MA HALEKNAHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C 44:40. S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.
44:40. Me të vërtetë, Dita e Gjykimit, është e caktuar për të gjithë ata.
44:40. Me të vërtetë, Dita e Gjykimit është koha e caktuar për të gjithë.
44:40. 'INNE JEWMEL-FESLI MIKATUHUM 'EXHMA'INE
C 44:41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
44:41. Atë Ditë, i afërmi nuk mund ta ndihmojë aspak të afërmin e as ata vetë nuk do t'i ndihmojë kush,
44:41. Dita kur askush nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë dikë tjetër në asgjë, dhe për ta nuk do të ketë asnjë ndihmës,
44:41. JEWME LA JUGNI MEWLEN 'AN MEWLEN SHEJ'EN WE LA HUM JUNSERUNE
C 44:42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi.
44:42. me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
44:42. Përveç atij që Allahu e mëshiron. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi, i Mëshirshmi.
44:42. 'ILLA MEN REHIMEL-LAHU 'INNEHU HUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 44:43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
44:43. Pema e Zekkumit
44:43. Me të vërtetë, pema e Zekumit.
44:43. 'INNE SHEXHERETE EZ-ZEKKUMI
C 44:44. do të jetë ushqim i mëkatarëve.
44:44. do të jetë ushqim i gjynahqarit.
44:44. Do të jetë ushqimi i mëkatarit.
44:44. TA'AMUL-'ETHIMI