U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
44:31.
Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
44:31.
prej Faraonit, që ishte tiran, njeri që kalonte çdo kufi të së keqes.
44:31.
Nga Faraoni. Me të vërtetë, ai ishte i lartë mes të tepruarve.
44:31.
MIN FIR'AWNE 'INNEHU KANE 'ALIEN MINEL-MUSRIFINE
C
44:32.
Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
44:32.
Ne i zgjodhëm ata, me qëllim mbi popujt e tjerë (të asaj kohe)
44:32.
Dhe me të vërtetë, Ne i zgjodhëm ata, me dije, mbi të gjithë popujt.
44:32.
WE LEKADI EHTERNAHUM 'ALA 'ILMIN 'ALEL-'ALEMINE
C
44:33.
Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
44:33.
dhe u dhamë shenja, në të cilat ka sprova të qarta.
44:33.
Dhe Ne u dhamë atyre shenja që ishin një sprovë e qartë.
44:33.
WE 'ATEJNAHUM MINEL-'AJATI MA FIHI BELA'UN MUBINUN
C
44:34.
E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
44:34.
E megjithatë, jobesimtarët thonë:
44:34.
'INNE HA'UULA' LEJEKULUNE
C
44:35.
"S'ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!"
44:35.
“Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, ne nuk do të ringjallemi!
44:35.
Nuk ka asgjë tjetër përveç vdekjes sonë të parë, dhe ne nuk do të ringjallemi.
44:35.
'IN HIJE 'ILLA MEWTETUNAL-'ULA WE MA NEHNU BIMUNSHERINE
C
44:36.
Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
44:36.
Na i risillni, pra, të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
44:36.
Prandaj, sillni etërit tanë, nëse jeni të sinqertë.
44:36.
FE'TU BI'ABA'INA 'IN KUNTUM SADIKINE
C
44:37.
A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
44:37.
A janë këta më të mirë se populli i Tubbas apo ata para tyre? Ne i shkatërruam ata, sepse ishin vërtet punëmbrapshtë.
44:37.
A janë ata më të mirë se populli i Tubbas dhe ata para tyre? Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, ata ishin njerëz të pabesueshëm.
44:37.
'EHUM HAJRUN 'EM KAWMU TUBBA'IN WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM 'EHLEKNAHUM 'INNEHUM KANU MUXHRIMINE
C
44:38.
Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim.
44:38.
Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre, për t'u zbavitur!
44:38.
Dhe Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çfarë është ndërmjet tyre për lojë.
44:38.
WE MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA LA'IBINE
C
44:39.
Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
44:39.
Ne i kemi krijuar ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.
44:39.
Ne i krijuam ata vetëm me të vërtetën, por shumica prej tyre nuk e dinë.
44:39.
MA HALEKNAHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
44:40.
S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.
44:40.
Me të vërtetë, Dita e Gjykimit, është e caktuar për të gjithë ata.
44:40.
Me të vërtetë, Dita e Gjykimit është koha e caktuar për të gjithë.
44:40.
'INNE JEWMEL-FESLI MIKATUHUM 'EXHMA'INE
C
44:41.
Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
44:41.
Atë Ditë, i afërmi nuk mund ta ndihmojë aspak të afërmin e as ata vetë nuk do t'i ndihmojë kush,
44:41.
Dita kur askush nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë dikë tjetër në asgjë, dhe për ta nuk do të ketë asnjë ndihmës,
44:41.
JEWME LA JUGNI MEWLEN 'AN MEWLEN SHEJ'EN WE LA HUM JUNSERUNE