Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 44:27. Dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
44:27. dhe sa begati, në të cilat kënaqeshin!
44:27. Dhe begati ku ata ishin të lumtur!
44:27. WE NA'METIN KANU FIHA FAKIHINE
C 44:28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
44:28. Kështu, Ne ua lamë trashëgim ato një populli tjetër.
44:28. Kështu ishte, dhe Ne ua trashëguam ato një populli tjetër.
44:28. KEDHALIKE WE 'EWRETHNAHA KAWMEN 'AHARINE
C 44:29. Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
44:29. Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.
44:29. Prandaj, qielli dhe toka nuk qajnë për ta, dhe atyre nuk iu dha asnjë afat.
44:29. FEMA BEKET 'ALEJHIMU ES-SEMA'U WEL-'ERDU WE MA KANU MUNDHERINE
C 44:30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese,
44:30. Ne i shpëtuam bijtë e Izraelit nga dënimi poshtërues
44:30. Dhe me të vërtetë, Ne i shpëtuam bijtë e Israilit nga ndëshkimi poshtërues,
44:30. WE LEKAD NEXHXHEJNA BENI 'ISRA'ILE MINEL-'ADHABIL-MUHINI
C 44:31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
44:31. prej Faraonit, që ishte tiran, njeri që kalonte çdo kufi të së keqes.
44:31. Nga Faraoni. Me të vërtetë, ai ishte i lartë mes të tepruarve.
44:31. MIN FIR'AWNE 'INNEHU KANE 'ALIEN MINEL-MUSRIFINE
C 44:32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
44:32. Ne i zgjodhëm ata, me qëllim mbi popujt e tjerë (të asaj kohe)
44:32. Dhe me të vërtetë, Ne i zgjodhëm ata, me dije, mbi të gjithë popujt.
44:32. WE LEKADI EHTERNAHUM 'ALA 'ILMIN 'ALEL-'ALEMINE
C 44:33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
44:33. dhe u dhamë shenja, në të cilat ka sprova të qarta.
44:33. Dhe Ne u dhamë atyre shenja që ishin një sprovë e qartë.
44:33. WE 'ATEJNAHUM MINEL-'AJATI MA FIHI BELA'UN MUBINUN
C 44:34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
44:34. E megjithatë, jobesimtarët thonë:
44:34. Por këta thonë:
44:34. 'INNE HA'UULA' LEJEKULUNE
C 44:35. "S'ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!"
44:35. “Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, ne nuk do të ringjallemi!
44:35. Nuk ka asgjë tjetër përveç vdekjes sonë të parë, dhe ne nuk do të ringjallemi.
44:35. 'IN HIJE 'ILLA MEWTETUNAL-'ULA WE MA NEHNU BIMUNSHERINE
C 44:36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
44:36. Na i risillni, pra, të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
44:36. Prandaj, sillni etërit tanë, nëse jeni të sinqertë.
44:36. FE'TU BI'ABA'INA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 44:37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
44:37. A janë këta më të mirë se populli i Tubbas apo ata para tyre? Ne i shkatërruam ata, sepse ishin vërtet punëmbrapshtë.
44:37. A janë ata më të mirë se populli i Tubbas dhe ata para tyre? Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, ata ishin njerëz të pabesueshëm.
44:37. 'EHUM HAJRUN 'EM KAWMU TUBBA'IN WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM 'EHLEKNAHUM 'INNEHUM KANU MUXHRIMINE