Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 42:34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
42:34. Ose, Ai mund t'i fundosë anijet, për shkak të gjynaheve që kanë bërë ata. Sidoqoftë, Ai fal shumë.
42:34. Ose Ai i shkatërron ato për shkak të asaj që ata kanë fituar. Por Ai fal shumë.
42:34. 'EW JUBIKHUNNE BIMA KESEBU WE JA'FU 'AN KETHIRIN
C 42:35. Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t'i shmangen dënimit).
42:35. Le ta dinë ata që vënë në dyshim shenjat Tona, se nuk kanë ku t'i shmangen dënimit Tonë.
42:35. Dhe ata që debatojnë për ajetet Tona e dinë se nuk kanë asnjë strehë.
42:35. WE JA'LEMEL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATINA MA LEHUM MIN MEHISIN
C 42:36. Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten.
42:36. Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote. Por shpërblimi i Allahut është më i mirë dhe më i përhershëm për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;
42:36. Prandaj, çfarëdo që ju është dhënë është kënaqësia e kësaj bote. Por ajo që është te Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre,
42:36. FEMA 'UTITUM MIN SHEJ'IN FEMETA'UL-HEJETI ED-DUNJA WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN WE 'EBKA LILLEDHINE 'AMENU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 42:37. Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
42:37. për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin;
42:37. Dhe ata që shmangen nga mëkatet e mëdha dhe të këqijat dhe kur janë të zemëruar, ata falin.
42:37. WEL-LEDHINE JEXHTENIBUNE KEBA'IREL-'ITHMI WEL-FEWAHISHE WE 'IDHA MA GADIBU HUM JEGFIRUNE
C 42:38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
42:38. për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne;
42:38. Dhe ata që iu përgjigjen Zotit të tyre dhe falin namazin dhe vendosin mes tyre me konsultim dhe që shpenzojnë nga ajo që Ne i kemi furnizuar ata,
42:38. WEL-LEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIM WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'EMRUHUM SHURA BEJNEHUM WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 42:39. edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.
42:39. dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak.
42:39. Dhe ata që, kur i godet një padrejtësi, ata e ndëshkojnë.
42:39. WEL-LEDHINE 'IDHA 'ESABEHUMUL-BEGJU HUM JENTESIRUNE
C 42:40. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
42:40. Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët.
42:40. Dhe shpërblimi i një të keqeje është një e keqe e barabartë me të. Por kushdo që fal dhe pajton – shpërblimi i tij është mbi Allahun. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që bëjnë padrejtësi.
42:40. WE XHEZA'U SEJJI'ETIN SEJJI'ETUN MITHLUHA FEMEN 'AFA WE 'ESLEHE FE'EXHRUHU 'ALA ELLAHI 'INNEHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C 42:41. E kush hakmirret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
42:41. Për atë që përgjigjet, kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë qortimi ndaj tij.
42:41. Por me të vërtetë, ai që ndëshkon për të drejtën e tij pasi është trajtuar në mënyrë të padrejtë – për të nuk ka asnjë rrugë kundër tij.
42:41. WE LEMENI ENTESERE BA'DE DHULMIHI FE'ULA'IKE MA 'ALEJHIM MIN SEBILIN
C 42:42. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejt dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
42:42. Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ata ka dënim të dhembshëm.
42:42. Vetëm kundër atyre që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe që tejkalojnë kufijtë në tokë pa të drejtë – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
42:42. 'INNEMA ES-SEBILU 'ALEL-LEDHINE JEDHLIMUNE EN-NASE WE JEBGUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 42:43. Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
42:43. Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.
42:43. Dhe kushdo që duron dhe fal – me të vërtetë, kjo është nga çështjet e vendosmërisë.
42:43. WE LEMEN SEBERE WE GAFERE 'INNE DHALIKE LEMIN 'AZMIL-'UMURI
C 42:44. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t'i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)?"
42:44. Për atë që Allahu e shpie në humbje, nuk ka mbrojtës tjetër përveç Tij. Ti do të shohësh se si keqbërësit, kur ta shohin dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer?”
42:44. Dhe ai që Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë mbrojtës pas Tij. Dhe ti do të shohësh të padrejtët kur ata shohin ndëshkimin duke thënë: "A ka ndonjë mënyrë për t'u kthyer?"
42:44. WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN WE LIJIN MIN BA'DIHI WE TERA EDH-DHALIMINE LEMMA RE'EWL-'ADHABE JEKULUNE HEL 'ILA MEREDDIN MIN SEBILIN