U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
42:37.
Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
42:37.
për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin;
42:37.
Dhe ata që shmangen nga mëkatet e mëdha dhe të këqijat dhe kur janë të zemëruar, ata falin.
42:37.
WEL-LEDHINE JEXHTENIBUNE KEBA'IREL-'ITHMI WEL-FEWAHISHE WE 'IDHA MA GADIBU HUM JEGFIRUNE
C
42:38.
Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
42:38.
për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne;
42:38.
Dhe ata që iu përgjigjen Zotit të tyre dhe falin namazin dhe vendosin mes tyre me konsultim dhe që shpenzojnë nga ajo që Ne i kemi furnizuar ata,
42:38.
WEL-LEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIM WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'EMRUHUM SHURA BEJNEHUM WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C
42:39.
edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.
42:39.
dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak.
42:39.
Dhe ata që, kur i godet një padrejtësi, ata e ndëshkojnë.
42:39.
WEL-LEDHINE 'IDHA 'ESABEHUMUL-BEGJU HUM JENTESIRUNE
C
42:40.
Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
42:40.
Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët.
42:40.
Dhe shpërblimi i një të keqeje është një e keqe e barabartë me të. Por kushdo që fal dhe pajton – shpërblimi i tij është mbi Allahun. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që bëjnë padrejtësi.
42:40.
WE XHEZA'U SEJJI'ETIN SEJJI'ETUN MITHLUHA FEMEN 'AFA WE 'ESLEHE FE'EXHRUHU 'ALA ELLAHI 'INNEHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C
42:41.
E kush hakmirret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
42:41.
Për atë që përgjigjet, kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë qortimi ndaj tij.
42:41.
Por me të vërtetë, ai që ndëshkon për të drejtën e tij pasi është trajtuar në mënyrë të padrejtë – për të nuk ka asnjë rrugë kundër tij.
42:41.
WE LEMENI ENTESERE BA'DE DHULMIHI FE'ULA'IKE MA 'ALEJHIM MIN SEBILIN
C
42:42.
Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejt dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
42:42.
Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ata ka dënim të dhembshëm.
42:42.
Vetëm kundër atyre që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe që tejkalojnë kufijtë në tokë pa të drejtë – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
42:42.
'INNEMA ES-SEBILU 'ALEL-LEDHINE JEDHLIMUNE EN-NASE WE JEBGUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
42:43.
Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
42:43.
Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.
42:43.
Dhe kushdo që duron dhe fal – me të vërtetë, kjo është nga çështjet e vendosmërisë.
42:43.
WE LEMEN SEBERE WE GAFERE 'INNE DHALIKE LEMIN 'AZMIL-'UMURI
C
42:44.
Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t'i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)?"
42:44.
Për atë që Allahu e shpie në humbje, nuk ka mbrojtës tjetër përveç Tij. Ti do të shohësh se si keqbërësit, kur ta shohin dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer?”
42:44.
Dhe ai që Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë mbrojtës pas Tij. Dhe ti do të shohësh të padrejtët kur ata shohin ndëshkimin duke thënë: "A ka ndonjë mënyrë për t'u kthyer?"
42:44.
WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN WE LIJIN MIN BA'DIHI WE TERA EDH-DHALIMINE LEMMA RE'EWL-'ADHABE JEKULUNE HEL 'ILA MEREDDIN MIN SEBILIN
C
42:45.
Do t'i shohish ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
42:45.
Ti do t'i shohësh se si do të përballen me zjarrin të përulur nga poshtërimi dhe duke parë tinëzisht me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Me të vërtetë që humbësit janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit”. Me të vërtetë, keqbërësit do të vuajnë një dënim të përhershëm!
42:45.
Dhe ti do t'i shohësh ata të ekspozuar ndaj tij, të përulur nga poshtërimi, duke parë fshehurazi. Dhe ata që besuan do të thonë: "Me të vërtetë, të humbur janë ata që e humbën veten e tyre dhe familjet e tyre në Ditën e Ringjalljes." Ja, të padrejtët janë në një ndëshkim të përhershëm.
42:45.
WE TERAHUM JU'REDUNE 'ALEJHA HASHI'INE MINE EDH-DHULLI JENDHURUNE MIN TERFIN HAFIJIN WE KALEL-LEDHINE 'AMENU 'INNEL-HASIRINEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE 'EHLIHIM JEWMEL-KIJAMETI 'ELA 'INNE EDH-DHALIMINE FI 'ADHABIN MUKIMIN
C
42:46.
Ata nuk kanë mbrojtës që t'u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
42:46.
Ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës që do t'i ndihmojë, në vend Allahut. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s'ka kurrfarë rruge (shpëtimi).
42:46.
Dhe ata nuk do të kenë mbrojtës që do t'i ndihmojnë ata përveç Allahut. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë rrugë.
42:46.
WE MA KANE LEHUM MIN 'EWLIJA'E JENSURUNEHUM MIN DUNI ELLAHI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN SEBILIN
C
42:47.
Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t'i mohoni (mëkatet).
42:47.
Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, të cilën Allahu nuk e kthen më. Atë Ditë ju nuk do të keni kurrfarë strehimi dhe nuk do të mund të mohoni.
42:47.
Prandaj, përgjigjuni Zotit tuaj përpara se të vijë një ditë nga Allahu që nuk mund të kthehet. Atë ditë, ju nuk do të keni asnjë strehë dhe as nuk do të mund të mohoni.
42:47.
ESTEXHIBU LIREBBIKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA MEREDDE LEHU MINEL-LAHI MA LEKUM MIN MELXHE'IIN JEWME'IDHIN WE MA LEKUM MIN NEKIRIN