Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 42:30. Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.
42:30. Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.
42:30. Dhe çdo fatkeqësi që ju godet është për shkak të asaj që duart tuaja kanë fituar. Por Ai fal shumë.
42:30. WE MA 'ESABEKUM MIN MUSIBETIN FEBIMA KESEBET 'EJDIKUM WE JA'FU 'AN KETHIRIN
C 42:31. E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
42:31. Në këtë Tokë ju nuk mund t'i shpëtoni Atij, sepse, veç Allahut, nuk ka tjetër mbrojtës apo ndihmës për ju.
42:31. Dhe ju nuk mund të bëheni të paarritshëm në tokë. Dhe ju nuk keni përveç Allahut ndonjë mbrojtës dhe as ndihmës.
42:31. WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE FIL-'ERDI WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 42:32. Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra.
42:32. Një prej shenjave të Tij janë anijet e mëdha që lundrojnë në det – si malet.
42:32. Dhe nga shenjat e Tij janë anijet në det, si male.
42:32. WE MIN 'AJATIHIL-XHEWARI FIL-BEHRI KAL'A'LAMI
C 42:33. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S'ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtar e mirënjohës.
42:33. Nëse Ai do, e qetëson erën dhe ato mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Këtu ka shenja për çdokënd që është i durueshëm dhe mirënjohës.
42:33. Dhe nëse Ai dëshiron, Ai e ndalon erën, dhe ato mbeten të palëvizshme mbi sipërfaqen e tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për çdo të durueshëm dhe falënderues.
42:33. 'IN JESHE' JUSKINI ER-RIHE FEJEDHLELNE REWAKIDE 'ALA DHEHRIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C 42:34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
42:34. Ose, Ai mund t'i fundosë anijet, për shkak të gjynaheve që kanë bërë ata. Sidoqoftë, Ai fal shumë.
42:34. Ose Ai i shkatërron ato për shkak të asaj që ata kanë fituar. Por Ai fal shumë.
42:34. 'EW JUBIKHUNNE BIMA KESEBU WE JA'FU 'AN KETHIRIN
C 42:35. Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t'i shmangen dënimit).
42:35. Le ta dinë ata që vënë në dyshim shenjat Tona, se nuk kanë ku t'i shmangen dënimit Tonë.
42:35. Dhe ata që debatojnë për ajetet Tona e dinë se nuk kanë asnjë strehë.
42:35. WE JA'LEMEL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATINA MA LEHUM MIN MEHISIN
C 42:36. Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten.
42:36. Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote. Por shpërblimi i Allahut është më i mirë dhe më i përhershëm për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;
42:36. Prandaj, çfarëdo që ju është dhënë është kënaqësia e kësaj bote. Por ajo që është te Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre,
42:36. FEMA 'UTITUM MIN SHEJ'IN FEMETA'UL-HEJETI ED-DUNJA WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN WE 'EBKA LILLEDHINE 'AMENU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 42:37. Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
42:37. për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin;
42:37. Dhe ata që shmangen nga mëkatet e mëdha dhe të këqijat dhe kur janë të zemëruar, ata falin.
42:37. WEL-LEDHINE JEXHTENIBUNE KEBA'IREL-'ITHMI WEL-FEWAHISHE WE 'IDHA MA GADIBU HUM JEGFIRUNE
C 42:38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
42:38. për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne;
42:38. Dhe ata që iu përgjigjen Zotit të tyre dhe falin namazin dhe vendosin mes tyre me konsultim dhe që shpenzojnë nga ajo që Ne i kemi furnizuar ata,
42:38. WEL-LEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIM WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'EMRUHUM SHURA BEJNEHUM WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 42:39. edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.
42:39. dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak.
42:39. Dhe ata që, kur i godet një padrejtësi, ata e ndëshkojnë.
42:39. WEL-LEDHINE 'IDHA 'ESABEHUMUL-BEGJU HUM JENTESIRUNE
C 42:40. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
42:40. Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët.
42:40. Dhe shpërblimi i një të keqeje është një e keqe e barabartë me të. Por kushdo që fal dhe pajton – shpërblimi i tij është mbi Allahun. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që bëjnë padrejtësi.
42:40. WE XHEZA'U SEJJI'ETIN SEJJI'ETUN MITHLUHA FEMEN 'AFA WE 'ESLEHE FE'EXHRUHU 'ALA ELLAHI 'INNEHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE