U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
42:27.
Sikur All-llahu t'ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t'i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
42:27.
Sikur Allahu t'i shtonte mjetet e jetesës për robërit e Vet, ata do ta mbushnin Tokën me mbrapshti. Por Ai u jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.
42:27.
Dhe sikur Allahu të kishte zgjeruar furnizimin për robërit e Tij, ata me të vërtetë do të kishin bërë të padrejtën në tokë. Por Ai e zbret me masë atë që do. Me të vërtetë, Ai është i Dijshëm dhe i Vëzhgueshëm për robërit e Tij.
42:27.
WE LEW BESETEL-LAHU ER-RIZKA LI'IBADIHI LEBEGAW FIL-'ERDI WE LEKIN JUNEZZILU BIKADERIN MA JESHA'U 'INNEHU BI'IBADIHI HABIRUN BESIRUN
C
42:28.
Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t'i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.
42:28.
Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i Denji për falënderim.
42:28.
Dhe Ai është Ai që lëshon shiun pasi ata janë bërë të dëshpëruar dhe që përhap mëshirën e Tij. Dhe Ai është Mbrojtësi, i Denji për t'u Lavdëruar.
42:28.
WE HUWEL-LEDHI JUNEZZILUL-GAJTHE MIN BA'DI MA KANETU WE JENSHURU REHMETEHU WE HUWEL-WELIJUL-HEMIDU
C
42:29.
Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t'i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
42:29.
Një prej shenjave të Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i qenieve të gjalla, që ka shpërndarë nëpër to; Ai është i Fuqishëm t'i tubojë ata kur të dojë.
42:29.
Dhe nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe tokës dhe i gjallesave që Ai ka shpërndarë në to. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi për t'i mbledhur ato kur të dojë.
42:29.
WE MIN 'AJATIHI HALKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BETHTHE FIHIMA MIN DABBETIN WE HUWE 'ALA XHEM'IHIM 'IDHA JESHA'U KADIRUN
C
42:30.
Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.
42:30.
Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.
42:30.
Dhe çdo fatkeqësi që ju godet është për shkak të asaj që duart tuaja kanë fituar. Por Ai fal shumë.
42:30.
WE MA 'ESABEKUM MIN MUSIBETIN FEBIMA KESEBET 'EJDIKUM WE JA'FU 'AN KETHIRIN
C
42:31.
E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
42:31.
Në këtë Tokë ju nuk mund t'i shpëtoni Atij, sepse, veç Allahut, nuk ka tjetër mbrojtës apo ndihmës për ju.
42:31.
Dhe ju nuk mund të bëheni të paarritshëm në tokë. Dhe ju nuk keni përveç Allahut ndonjë mbrojtës dhe as ndihmës.
42:31.
WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE FIL-'ERDI WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C
42:32.
Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra.
42:32.
Një prej shenjave të Tij janë anijet e mëdha që lundrojnë në det – si malet.
42:32.
Dhe nga shenjat e Tij janë anijet në det, si male.
42:32.
WE MIN 'AJATIHIL-XHEWARI FIL-BEHRI KAL'A'LAMI
C
42:33.
Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S'ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtar e mirënjohës.
42:33.
Nëse Ai do, e qetëson erën dhe ato mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Këtu ka shenja për çdokënd që është i durueshëm dhe mirënjohës.
42:33.
Dhe nëse Ai dëshiron, Ai e ndalon erën, dhe ato mbeten të palëvizshme mbi sipërfaqen e tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për çdo të durueshëm dhe falënderues.
42:33.
'IN JESHE' JUSKINI ER-RIHE FEJEDHLELNE REWAKIDE 'ALA DHEHRIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C
42:34.
Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
42:34.
Ose, Ai mund t'i fundosë anijet, për shkak të gjynaheve që kanë bërë ata. Sidoqoftë, Ai fal shumë.
42:34.
Ose Ai i shkatërron ato për shkak të asaj që ata kanë fituar. Por Ai fal shumë.
42:34.
'EW JUBIKHUNNE BIMA KESEBU WE JA'FU 'AN KETHIRIN
C
42:35.
Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t'i shmangen dënimit).
42:35.
Le ta dinë ata që vënë në dyshim shenjat Tona, se nuk kanë ku t'i shmangen dënimit Tonë.
42:35.
Dhe ata që debatojnë për ajetet Tona e dinë se nuk kanë asnjë strehë.
42:35.
WE JA'LEMEL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATINA MA LEHUM MIN MEHISIN
C
42:36.
Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten.
42:36.
Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote. Por shpërblimi i Allahut është më i mirë dhe më i përhershëm për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;
42:36.
Prandaj, çfarëdo që ju është dhënë është kënaqësia e kësaj bote. Por ajo që është te Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre,
42:36.
FEMA 'UTITUM MIN SHEJ'IN FEMETA'UL-HEJETI ED-DUNJA WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN WE 'EBKA LILLEDHINE 'AMENU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
42:37.
Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
42:37.
për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin;
42:37.
Dhe ata që shmangen nga mëkatet e mëdha dhe të këqijat dhe kur janë të zemëruar, ata falin.
42:37.
WEL-LEDHINE JEXHTENIBUNE KEBA'IREL-'ITHMI WEL-FEWAHISHE WE 'IDHA MA GADIBU HUM JEGFIRUNE