Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 41:31. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
41:31. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t'ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni,
41:31. Ne ishim miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Dhe atje do të keni çfarëdo që dëshirojnë shpirtrat tuaj, dhe atje do të keni çfarëdo që kërkoni –
41:31. NEHNU 'EWLIJA'UUKUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE FIL-'AHIRETI WE LEKUM FIHA MA TESHTEHI 'ENFUSUKUM WE LEKUM FIHA MA TEDDA'UNE
C 41:32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!
41:32. dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”
41:32. Një mikpritje nga i Gjithëfalënderuari, i Gjithëmëshirshmi."
41:32. NUZULEN MIN GAFURIN REHIMIN
C 41:33. E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"
41:33. E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.”
41:33. Dhe kush është më i mirë në të folur sesa ai që thërret te Allahu, bën vepra të mira dhe thotë: "Me të vërtetë, unë jam nga të dorëzuarit."
41:33. WE MEN 'EHSENU KAWLEN MIMMEN DA'A 'ILA ELLAHI WE 'AMILE SALIHAN WE KALE 'INNENI MINEL-MUSLIMINE
C 41:34. Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.
41:34. Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.
41:34. Dhe nuk janë të barabarta e mira dhe e keqja. Prandaj, ktheje (të keqen) me atë që është më e mira. Dhe ja, ai midis teje dhe të cilit kishte armiqësi do të bëhet si një mik i ngushtë.
41:34. WE LA TESTEWIL-HESENETU WE LA ES-SEJJI'ETU EDFA' BI-ETI HIJE 'EHSENU FE'IDHAL-LEDHI BEJNEKE WE BEJNEHU 'ADAWETUN KE'ENNEHU WE LIJUN HEMIMUN
C 41:35. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.
41:35. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.
41:35. Por kjo nuk i jepet askujt përveç atyre që janë të duruar. Dhe kjo nuk i jepet askujt përveç atyre që kanë një shpërblim të madh.
41:35. WE MA JULEKKAHA 'ILLAL-LEDHINE SEBERU WE MA JULEKKAHA 'ILLA DHU HEDHDHIN 'ADHIMIN
C 41:36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!
41:36. Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
41:36. Dhe nëse ndonjë shtysë nga Shejtani vjen tek ti, atëherë kërko strehim te Allahu. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdituri.
41:36. WE 'IMMA JENZEGANNEKE MINE ESH-SHEJTANI NEZGUN FASTA'IDH BILLAHI 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 41:37. Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
41:37. Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde as për Diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, bëni sexhde për Allahun i Cili i ka krijuar ato!
41:37. Dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, dhe dielli dhe hëna. Mos u përkulni para diellit dhe as para hënës, por përkuluni para Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse jeni vetëm adhurues të Tij.
41:37. WE MIN 'AJATIHIL-LEJLU WE EN-NEHARU WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU LA TESXHUDU LILSHSHEMSI WE LA LILKAMERI WE ESXHUDU LILLAHIL-LEDHI HALEKAHUNNE 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C 41:38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
41:38. E, nëse idhujtarët tregohen kryeneçë, le ta dinë se ata që janë te Zoti yt, e lavdërojnë Atë natën dhe ditën e kurrë nuk ndihen të lodhur.
41:38. Por nëse ata janë mendjemëdhenj, atëherë ata që janë te Zoti yt e lavdërojnë Atë natën dhe ditën, dhe ata nuk lodhen.
41:38. FE'INI ESTEKBERU FE-EL-LEDHINE 'INDE RABBIKE JUSEBBIHUNE LEHU BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE HUM LA JES'EMUNE
C 41:39. Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s'ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t'i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë.
41:39. Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.
41:39. Dhe nga shenjat e Tij është se ti sheh tokën të tharë. Por kur Ne zbresim ujë mbi të, ajo lëviz dhe rritet. Me të vërtetë, Ai që e dha atë jetë është Ai që do të japë jetë të vdekurve. Me të vërtetë, Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
41:39. WE MIN 'AJATIHI 'ENNEKE TERAL-'ERDE HASHI'ATEN FE'IDHA 'ENZELNA 'ALEJHAL-MA'E EHTEZZET WE REBET 'INNEL-LEDHI 'EHJAHA LEMUHJIL-MEWTA 'INNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 41:40. Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41:40. Ata që i shtrembërojnë shpalljet Tona, nuk mund të Na fshihen. Si mendoni, a është më i mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kiametit do të vijë i sigurt? Bëni ç'të doni, se Ai i sheh të gjitha çfarë punoni ju.
41:40. Me të vërtetë, ata që shtrembërojnë ajetet Tona nuk janë të fshehur nga Ne. Prandaj, a është më i mirë ai që hidhet në zjarr apo ai që vjen i sigurt në Ditën e Ringjalljes? Bëni çfarë të dëshironi. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
41:40. 'INNEL-LEDHINE JULHIDUNE FI 'AJATINA LA JEHFEWNE 'ALEJNA 'EFEMEN JULKA FI EN-NARI HAJRUN 'EM MEN JE'TI 'AMINEN JEWMEL-KIJAMETI A'MELU MA SHI'TUM 'INNEHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 41:41. Ata që e mohuan Kur'anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
41:41. Ata që e mohojnë Fjalën Tonë përkujtuese, kur u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër i madhërueshëm.
41:41. Me të vërtetë, ata që mohojnë Përkujtimin kur ai u vjen – me të vërtetë, ai është një Libër i fuqishëm.
41:41. 'INNEL-LEDHINE KEFERU BIDH-DHIKRI LEMMA XHA'EHUM WE 'INNEHU LEKITABUN 'AZIZUN