U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
41:36.
E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!
41:36.
Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
41:36.
Dhe nëse ndonjë shtysë nga Shejtani vjen tek ti, atëherë kërko strehim te Allahu. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdituri.
41:36.
WE 'IMMA JENZEGANNEKE MINE ESH-SHEJTANI NEZGUN FASTA'IDH BILLAHI 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
41:37.
Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
41:37.
Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde as për Diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, bëni sexhde për Allahun i Cili i ka krijuar ato!
41:37.
Dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, dhe dielli dhe hëna. Mos u përkulni para diellit dhe as para hënës, por përkuluni para Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse jeni vetëm adhurues të Tij.
41:37.
WE MIN 'AJATIHIL-LEJLU WE EN-NEHARU WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU LA TESXHUDU LILSHSHEMSI WE LA LILKAMERI WE ESXHUDU LILLAHIL-LEDHI HALEKAHUNNE 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C
41:38.
Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
41:38.
E, nëse idhujtarët tregohen kryeneçë, le ta dinë se ata që janë te Zoti yt, e lavdërojnë Atë natën dhe ditën e kurrë nuk ndihen të lodhur.
41:38.
Por nëse ata janë mendjemëdhenj, atëherë ata që janë te Zoti yt e lavdërojnë Atë natën dhe ditën, dhe ata nuk lodhen.
41:38.
FE'INI ESTEKBERU FE-EL-LEDHINE 'INDE RABBIKE JUSEBBIHUNE LEHU BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE HUM LA JES'EMUNE
C
41:39.
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s'ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t'i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë.
41:39.
Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.
41:39.
Dhe nga shenjat e Tij është se ti sheh tokën të tharë. Por kur Ne zbresim ujë mbi të, ajo lëviz dhe rritet. Me të vërtetë, Ai që e dha atë jetë është Ai që do të japë jetë të vdekurve. Me të vërtetë, Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
41:39.
WE MIN 'AJATIHI 'ENNEKE TERAL-'ERDE HASHI'ATEN FE'IDHA 'ENZELNA 'ALEJHAL-MA'E EHTEZZET WE REBET 'INNEL-LEDHI 'EHJAHA LEMUHJIL-MEWTA 'INNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
41:40.
Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41:40.
Ata që i shtrembërojnë shpalljet Tona, nuk mund të Na fshihen. Si mendoni, a është më i mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kiametit do të vijë i sigurt? Bëni ç'të doni, se Ai i sheh të gjitha çfarë punoni ju.
41:40.
Me të vërtetë, ata që shtrembërojnë ajetet Tona nuk janë të fshehur nga Ne. Prandaj, a është më i mirë ai që hidhet në zjarr apo ai që vjen i sigurt në Ditën e Ringjalljes? Bëni çfarë të dëshironi. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
41:40.
'INNEL-LEDHINE JULHIDUNE FI 'AJATINA LA JEHFEWNE 'ALEJNA 'EFEMEN JULKA FI EN-NARI HAJRUN 'EM MEN JE'TI 'AMINEN JEWMEL-KIJAMETI A'MELU MA SHI'TUM 'INNEHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
41:41.
Ata që e mohuan Kur'anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
41:41.
Ata që e mohojnë Fjalën Tonë përkujtuese, kur u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër i madhërueshëm.
41:41.
Me të vërtetë, ata që mohojnë Përkujtimin kur ai u vjen – me të vërtetë, ai është një Libër i fuqishëm.
41:41.
'INNEL-LEDHINE KEFERU BIDH-DHIKRI LEMMA XHA'EHUM WE 'INNEHU LEKITABUN 'AZIZUN
C
41:42.
Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.
41:42.
Atij nuk mund t'i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet.
41:42.
E pavërteta nuk mund të vijë as para tij dhe as pas tij. Ai është një shpallje nga i Gjithëdituri, i Denji për t'u lavdëruar.
41:42.
LA JE'TIHIL-BATILU MIN BEJNI JEDEJHI WE LA MIN HALFIHI TENZILUN MIN HEKIMIN HEMIDIN
C
41:43.
Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
41:43.
Nuk të thuhet ty (o Muhamed) asgjë, përpos asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Në të vërtetë, Zoti yt fal shumë, por edhe dënon ashpër.
41:43.
Asgjë nuk thuhet ty përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Me të vërtetë, Zoti yt është Zotëruesi i faljes dhe Zotëruesi i ndëshkimit të dhimbshëm.
41:43.
MA JUKALU LEKE 'ILLA MA KAD KILE LILRRUSULI MIN KABLIKE 'INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN WE DHU 'IKABIN 'ELIMIN
C
41:44.
Sikur Ne ta bënim Kur'anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur'ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?" Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë".
41:44.
Sikur ta kishim shpallur Kuranin në një gjuhë tjetër, ata do të thoshin: “Ah, sikur vargjet e tij të ishin të kuptueshme! Vallë, pse të jetë në një gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?!” Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.
41:44.
Dhe sikur ta kishim bërë atë një Kuran joarab, ata do të kishin thënë: "Pse nuk janë bërë ajetet e tij të qarta?" A një Kuran joarab dhe një i dërguar arab? Thuaj: "Ai është për ata që besojnë një udhëzim dhe një shërim. Dhe ata që nuk besojnë – në veshët e tyre është një rëndesë, dhe ai për ta është verbëri. Ata thirren nga një vend i largët."
41:44.
WE LEW XHE'ALNAHU KUR'ANEN 'A'XHEMIJAN LEKALU LEWLA FUSSILET 'AJATUHU 'E'A'XHEMIJUN WE 'AREBIJUN KUL HUWE LILLEDHINE 'AMENU HUDEN WE SHIFA'UN WEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE FI 'ADHANIHIM WEKRUN WE HUWE 'ALEJHIM 'AMEN 'ULA'IKE JUNADEWNE MIN MEKANIN BA'IDIN
C
41:45.
Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
41:45.
Vërtet, Ne ia dhamë Musait Librin, por rreth tij pati shumë mospajtime. Dhe, sikur të mos ishte Vendimi i Zotit tënd i dhënë më parë (për shtyrjen e gjykimit deri në Ditën e Kiametit), ata (që u përçanë) do të gjykoheshin menjëherë. Me të vërtetë, ata dyshojnë thellë në këtë.
41:45.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, por u debatua për të. Dhe sikur të mos kishte qenë një fjalë e paravendosur nga Zoti yt, çështja mes tyre do të ishte gjykuar. Dhe me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë për të.
41:45.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FAHTULIFE FIHI WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM WE 'INNEHUM LEFI SHEKKIN MINHU MURIBIN
C
41:46.
Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.
41:46.
Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.
41:46.
Kushdo që bën një të mirë, ajo është për veten e tij. Dhe kushdo që bën një të keqe, ajo është kundër tij. Dhe Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj robërve.
41:46.
MEN 'AMILE SALIHEN FELINEFSIHI WE MEN 'ESA'E FE'ALEJHA WE MA REBBUKE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI