Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 41:28. Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.
41:28. Ky është “shpërblimi” për armiqtë e Allahut. Xhehenemi është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky dënim është për ata, ngaqë mohonin shpalljet Tona.
41:28. Kjo është shpërblimi i armiqve të Allahut – zjarri, për ta është shtëpia e përhershme, si një shpërblim për atë që ata mohuan ajetet Tona.
41:28. DHALIKE XHEZA'U 'A'DA'I ELLAHI EN-NARU LEHUM FIHA DARUL-HULDI XHEZA'EN BIMA KANU BI'AJATINA JEXHHEDUNE
C 41:29. Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"
41:29. Dhe jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata xhinde dhe njerëz, që na kanë shpënë në humbje, që t'i shkelim me këmbët tona e t'i poshtërojmë!”
41:29. Dhe ata që nuk besuan do të thonë: "Zoti ynë, na trego ata që na çuan në humbje nga gjenet dhe njerëzit që ne t'i vëmë ata nën këmbët tona që ata të jenë nga më të poshtëruarit."
41:29. WE KALEL-LEDHINE KEFERU REBBENA 'ERINAL-LEDHEJNI 'EDELLANA MINEL-XHINNI WEL-'INSI NEXH'ALHUMA TEHTE 'EKDAMINA LIJEKUNA MINEL-'ESFELINE
C 41:30. E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.
41:30. Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t'u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t'u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.
41:30. Me të vërtetë, ata që thonë: "Zoti ynë është Allahu," dhe pastaj janë të qëndrueshëm – engjëjt do të zbresin mbi ta (duke thënë): "Mos kini frikë dhe mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin që ju është premtuar.
41:30. 'INNEL-LEDHINE KALU REBBUNALLAHU THUMME ESTEKAMU TETENEZZELU 'ALEJHIMUL-MELA'IKETU 'ELLA TEHAFU WE LA TEHZENU WE 'EBSHIRU BIL-XHENNETI ELLETI KUNTUM TU'ADUNE
C 41:31. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
41:31. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t'ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni,
41:31. Ne ishim miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Dhe atje do të keni çfarëdo që dëshirojnë shpirtrat tuaj, dhe atje do të keni çfarëdo që kërkoni –
41:31. NEHNU 'EWLIJA'UUKUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE FIL-'AHIRETI WE LEKUM FIHA MA TESHTEHI 'ENFUSUKUM WE LEKUM FIHA MA TEDDA'UNE
C 41:32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!
41:32. dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”
41:32. Një mikpritje nga i Gjithëfalënderuari, i Gjithëmëshirshmi."
41:32. NUZULEN MIN GAFURIN REHIMIN
C 41:33. E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"
41:33. E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.”
41:33. Dhe kush është më i mirë në të folur sesa ai që thërret te Allahu, bën vepra të mira dhe thotë: "Me të vërtetë, unë jam nga të dorëzuarit."
41:33. WE MEN 'EHSENU KAWLEN MIMMEN DA'A 'ILA ELLAHI WE 'AMILE SALIHAN WE KALE 'INNENI MINEL-MUSLIMINE
C 41:34. Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.
41:34. Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.
41:34. Dhe nuk janë të barabarta e mira dhe e keqja. Prandaj, ktheje (të keqen) me atë që është më e mira. Dhe ja, ai midis teje dhe të cilit kishte armiqësi do të bëhet si një mik i ngushtë.
41:34. WE LA TESTEWIL-HESENETU WE LA ES-SEJJI'ETU EDFA' BI-ETI HIJE 'EHSENU FE'IDHAL-LEDHI BEJNEKE WE BEJNEHU 'ADAWETUN KE'ENNEHU WE LIJUN HEMIMUN
C 41:35. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.
41:35. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.
41:35. Por kjo nuk i jepet askujt përveç atyre që janë të duruar. Dhe kjo nuk i jepet askujt përveç atyre që kanë një shpërblim të madh.
41:35. WE MA JULEKKAHA 'ILLAL-LEDHINE SEBERU WE MA JULEKKAHA 'ILLA DHU HEDHDHIN 'ADHIMIN
C 41:36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!
41:36. Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
41:36. Dhe nëse ndonjë shtysë nga Shejtani vjen tek ti, atëherë kërko strehim te Allahu. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdituri.
41:36. WE 'IMMA JENZEGANNEKE MINE ESH-SHEJTANI NEZGUN FASTA'IDH BILLAHI 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 41:37. Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
41:37. Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde as për Diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, bëni sexhde për Allahun i Cili i ka krijuar ato!
41:37. Dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, dhe dielli dhe hëna. Mos u përkulni para diellit dhe as para hënës, por përkuluni para Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse jeni vetëm adhurues të Tij.
41:37. WE MIN 'AJATIHIL-LEJLU WE EN-NEHARU WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU LA TESXHUDU LILSHSHEMSI WE LA LILKAMERI WE ESXHUDU LILLAHIL-LEDHI HALEKAHUNNE 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C 41:38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
41:38. E, nëse idhujtarët tregohen kryeneçë, le ta dinë se ata që janë te Zoti yt, e lavdërojnë Atë natën dhe ditën e kurrë nuk ndihen të lodhur.
41:38. Por nëse ata janë mendjemëdhenj, atëherë ata që janë te Zoti yt e lavdërojnë Atë natën dhe ditën, dhe ata nuk lodhen.
41:38. FE'INI ESTEKBERU FE-EL-LEDHINE 'INDE RABBIKE JUSEBBIHUNE LEHU BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE HUM LA JES'EMUNE