U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:79.
All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t'u hipni e prej disave të ushqeheni.
40:79.
Allahu është Ai që ka krijuar për ju kafshët, në mënyrë që disa prej tyre t'i shaloni e disa të tjera t'i përdorni për ushqim.
40:79.
Allahu është Ai që ju ka bërë bagëtitë që të mund t'i hipni disa prej tyre dhe të hani nga disa prej tyre.
40:79.
ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'EN'AM LITERKEBU MINHA WE MINHA TE'KULUNE
C
40:80.
Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t'i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
40:80.
Ju përfitoni prej tyre në shumë mënyra; ato ju çojnë ku të keni nevojë, duke ju mbartur nëpër tokë, siç ju mbartin anijet nëpër det.
40:80.
Dhe ju keni në to dobi të tjera, dhe që me to të arrini një nevojë në zemrat tuaja. Dhe mbi to dhe mbi anijet ju mbarteni.
40:80.
WE LEKUM FIHA MENAFI'U WE LITEBLUGU 'ALEJHA HAXHETEN FI SUDURIKUM WE 'ALEJHA WE 'ALEL-FULKI TUHMELUNE
C
40:81.
Dhe Ai është që ju mundësoi t'i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?
40:81.
Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij (që tregojnë se Ai është Një Zot i Vetëm), prandaj cilat shenja të Allahut i mohoni ju?!
40:81.
Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij. Atëherë, cilat nga shenjat e Allahut do të mohoni?
40:81.
WE JURIKUM 'AJATIHI FE'EJJE 'AJATI ELLAHI TUNKIRUNE
C
40:82.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
40:82.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, për të parë se si ka qenë fundi i atyre, që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të shumtë, më të fortë dhe kanë lënë më shumë gjurmë në Tokë, por nuk u ka bërë aspak dobi ajo që kishin fituar.
40:82.
A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre? Ata ishin më të shumtë se ata dhe më të fortë në forcë dhe në gjurmët që lanë në tokë. Por asgjë nuk u vleu atyre ajo që fituan.
40:82.
'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU 'EKTHERE MINHUM WE 'ESHEDDE KUWETEN WE 'ATHAREN FIL-'ERDI FEMA 'EGNA 'ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C
40:83.
Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
40:83.
Kur të dërguarit e tyre iu sollën prova të qarta, ata u mburrën me diturinë që zotëronin vetë; por shumë shpejt i goditi ajo, me të cilën talleshin.
40:83.
Dhe kur atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata u gëzuan në atë që kishin për dije, por atë që ata përqeshnin i rrethoi ata.
40:83.
FELEMMA XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FERIHU BIMA 'INDEHUM MINEL-'ILMI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
40:84.
E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin".
40:84.
Dhe, kur panë dënimin Tonë, ata thanë: “Tani ne nuk besojmë në askënd tjetër veç Allahut dhe i mohojmë idhujt që ia shoqëronim Atij (në adhurim)”.
40:84.
Prandaj, kur ata panë ndëshkimin Tonë, ata thanë: "Ne i besojmë Allahut, të Vetmit, dhe ne mohojmë atë që i përshkruanim Atij si shokë."
40:84.
FELEMMA RE'EW BE'SENA KALU 'AMENNA BILLAHI WEHDEHU WE KEFERNA BIMA KUNNA BIHI MUSHRIKINE
C
40:85.
Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.
40:85.
Por besimi i tyre nuk u solli kurrfarë dobie, kur panë dënimin Tonë. I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët.
40:85.
Por besimi i tyre nuk do t'u vlente aspak kur ata e panë ndëshkimin Tonë. Kjo është ligji i Allahut që ka qenë mbi robërit e Tij. Dhe atëherë, jobesimtarët janë të humbur.
40:85.
FELEM JEKU JENFA'UHUM 'IMANUHUM LEMMA RE'EW BE'SENA SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET FI 'IBADIHI WE HASIRE HUNALIKEL-KAFIRUNE
C
41:2.
Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
41:2.
Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
41:2.
Zbritja është nga Allahu, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
41:2.
TENZILUN MINE ER-REHMANI ER-REHIMI
C
41:3.
Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
41:3.
Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë shtjelluar qartë, një Kuran në gjuhën arabe, për njerëzit me dije.
41:3.
Një Libër, ajetet e të cilit janë të detajuara – një Kuran në gjuhën arabe për një popull që ka dije,
41:3.
KITABUN FUSSILET 'AJATUHU KUR'ANEN 'AREBIJAN LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
41:4.
Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
41:4.
Ai sjell lajme të mira dhe paralajmërime, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën dhe largohen pa e dëgjuar.
41:4.
Lajmëtar të gëzimeve dhe paralajmërues. Por shumica e tyre shmangen, kështu që ata nuk dëgjojnë.
41:4.
BESHIREN WE NEDHIRAN FE'A'REDE 'EKTHERUHUM FEHUM LA JESMA'UNE