Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:75. Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
40:75. Ky dënim është për shkak se gëzoheshit në tokë, pa kurrfarë të drejte dhe ngaqë keni qenë të ndërkryer.
40:75. Kjo, sepse ju keni bërë qejf në tokë pa të drejtë dhe sepse keni qenë arrogantë.
40:75. DHALIKUM BIMA KUNTUM TEFREHUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE BIMA KUNTUM TEMREHUNE
C 40:76. Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
40:76. Hyni në dyert e Xhehenemit për të qëndruar përherë në të! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!
40:76. Hyni në dyert e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është për arrogantët!
40:76. EDHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C 40:77. Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
40:77. Andaj, bëhu i durueshëm, se premtimi i Allahut, me siguri që do të përmbushet. E, nëse të tregojmë ty (o Muhamed) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.
40:77. Prandaj, bëhu i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, qoftë që Ne të tregojmë ty një pjesë të asaj që Ne u kemi premtuar atyre ose që të marrim shpirtin tënd, për ta kthimi është te Ne.
40:77. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FE'IMMA NURIJENNEKE BA'DEL-LEDHI NA'IDUHUM 'EW NETEWEFFEJENNEKE FE'ILEJNA JURXHA'UNE
C 40:78. Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
40:78. Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë ndonjë mrekulli, veçse me lejen e Allahut. Dhe kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi e atëherë, jobesimtarët kokëfortë do të shkatërrohen.
40:78. Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar të dërguar para teje. Midis tyre janë ata për të cilët Ne të kemi treguar dhe të tjerë për të cilët Ne nuk të kemi treguar. Dhe asnjë të dërguar nuk i është dhënë leje të sjellë ndonjë shenjë përveç me lejen e Allahut. Por kur urdhri i Allahut të vijë, do të gjykohet me të vërtetën. Dhe atëherë, të pavërtetat do të humbasin.
40:78. WE LEKAD 'ERSELNA RUSULEN MIN KABLIKE MINHUM MEN KASESNA 'ALEJKE WE MINHUM MEN LEM NEKSUS 'ALEJKE WE MA KANE LIRESULIN 'EN JE'TIJE BI'AJETIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI FE'IDHA XHA'E 'EMRU ELLAHI KUDIJE BIL-HEKKI WE HASIRE HUNALIKEL-MUBTILUNE
C 40:79. All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t'u hipni e prej disave të ushqeheni.
40:79. Allahu është Ai që ka krijuar për ju kafshët, në mënyrë që disa prej tyre t'i shaloni e disa të tjera t'i përdorni për ushqim.
40:79. Allahu është Ai që ju ka bërë bagëtitë që të mund t'i hipni disa prej tyre dhe të hani nga disa prej tyre.
40:79. ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'EN'AM LITERKEBU MINHA WE MINHA TE'KULUNE
C 40:80. Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t'i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
40:80. Ju përfitoni prej tyre në shumë mënyra; ato ju çojnë ku të keni nevojë, duke ju mbartur nëpër tokë, siç ju mbartin anijet nëpër det.
40:80. Dhe ju keni në to dobi të tjera, dhe që me to të arrini një nevojë në zemrat tuaja. Dhe mbi to dhe mbi anijet ju mbarteni.
40:80. WE LEKUM FIHA MENAFI'U WE LITEBLUGU 'ALEJHA HAXHETEN FI SUDURIKUM WE 'ALEJHA WE 'ALEL-FULKI TUHMELUNE
C 40:81. Dhe Ai është që ju mundësoi t'i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?
40:81. Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij (që tregojnë se Ai është Një Zot i Vetëm), prandaj cilat shenja të Allahut i mohoni ju?!
40:81. Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij. Atëherë, cilat nga shenjat e Allahut do të mohoni?
40:81. WE JURIKUM 'AJATIHI FE'EJJE 'AJATI ELLAHI TUNKIRUNE
C 40:82. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
40:82. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, për të parë se si ka qenë fundi i atyre, që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të shumtë, më të fortë dhe kanë lënë më shumë gjurmë në Tokë, por nuk u ka bërë aspak dobi ajo që kishin fituar.
40:82. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre? Ata ishin më të shumtë se ata dhe më të fortë në forcë dhe në gjurmët që lanë në tokë. Por asgjë nuk u vleu atyre ajo që fituan.
40:82. 'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU 'EKTHERE MINHUM WE 'ESHEDDE KUWETEN WE 'ATHAREN FIL-'ERDI FEMA 'EGNA 'ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C 40:83. Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
40:83. Kur të dërguarit e tyre iu sollën prova të qarta, ata u mburrën me diturinë që zotëronin vetë; por shumë shpejt i goditi ajo, me të cilën talleshin.
40:83. Dhe kur atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata u gëzuan në atë që kishin për dije, por atë që ata përqeshnin i rrethoi ata.
40:83. FELEMMA XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FERIHU BIMA 'INDEHUM MINEL-'ILMI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 40:84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin".
40:84. Dhe, kur panë dënimin Tonë, ata thanë: “Tani ne nuk besojmë në askënd tjetër veç Allahut dhe i mohojmë idhujt që ia shoqëronim Atij (në adhurim)”.
40:84. Prandaj, kur ata panë ndëshkimin Tonë, ata thanë: "Ne i besojmë Allahut, të Vetmit, dhe ne mohojmë atë që i përshkruanim Atij si shokë."
40:84. FELEMMA RE'EW BE'SENA KALU 'AMENNA BILLAHI WEHDEHU WE KEFERNA BIMA KUNNA BIHI MUSHRIKINE
C 40:85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.
40:85. Por besimi i tyre nuk u solli kurrfarë dobie, kur panë dënimin Tonë. I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët.
40:85. Por besimi i tyre nuk do t'u vlente aspak kur ata e panë ndëshkimin Tonë. Kjo është ligji i Allahut që ka qenë mbi robërit e Tij. Dhe atëherë, jobesimtarët janë të humbur.
40:85. FELEM JEKU JENFA'UHUM 'IMANUHUM LEMMA RE'EW BE'SENA SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET FI 'IBADIHI WE HASIRE HUNALIKEL-KAFIRUNE