U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:82.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
40:82.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, për të parë se si ka qenë fundi i atyre, që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të shumtë, më të fortë dhe kanë lënë më shumë gjurmë në Tokë, por nuk u ka bërë aspak dobi ajo që kishin fituar.
40:82.
A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre para tyre? Ata ishin më të shumtë se ata dhe më të fortë në forcë dhe në gjurmët që lanë në tokë. Por asgjë nuk u vleu atyre ajo që fituan.
40:82.
'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU 'EKTHERE MINHUM WE 'ESHEDDE KUWETEN WE 'ATHAREN FIL-'ERDI FEMA 'EGNA 'ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C
40:83.
Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
40:83.
Kur të dërguarit e tyre iu sollën prova të qarta, ata u mburrën me diturinë që zotëronin vetë; por shumë shpejt i goditi ajo, me të cilën talleshin.
40:83.
Dhe kur atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata u gëzuan në atë që kishin për dije, por atë që ata përqeshnin i rrethoi ata.
40:83.
FELEMMA XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FERIHU BIMA 'INDEHUM MINEL-'ILMI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
40:84.
E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin".
40:84.
Dhe, kur panë dënimin Tonë, ata thanë: “Tani ne nuk besojmë në askënd tjetër veç Allahut dhe i mohojmë idhujt që ia shoqëronim Atij (në adhurim)”.
40:84.
Prandaj, kur ata panë ndëshkimin Tonë, ata thanë: "Ne i besojmë Allahut, të Vetmit, dhe ne mohojmë atë që i përshkruanim Atij si shokë."
40:84.
FELEMMA RE'EW BE'SENA KALU 'AMENNA BILLAHI WEHDEHU WE KEFERNA BIMA KUNNA BIHI MUSHRIKINE
C
40:85.
Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.
40:85.
Por besimi i tyre nuk u solli kurrfarë dobie, kur panë dënimin Tonë. I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët.
40:85.
Por besimi i tyre nuk do t'u vlente aspak kur ata e panë ndëshkimin Tonë. Kjo është ligji i Allahut që ka qenë mbi robërit e Tij. Dhe atëherë, jobesimtarët janë të humbur.
40:85.
FELEM JEKU JENFA'UHUM 'IMANUHUM LEMMA RE'EW BE'SENA SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET FI 'IBADIHI WE HASIRE HUNALIKEL-KAFIRUNE
C
41:2.
Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
41:2.
Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
41:2.
Zbritja është nga Allahu, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
41:2.
TENZILUN MINE ER-REHMANI ER-REHIMI
C
41:3.
Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
41:3.
Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë shtjelluar qartë, një Kuran në gjuhën arabe, për njerëzit me dije.
41:3.
Një Libër, ajetet e të cilit janë të detajuara – një Kuran në gjuhën arabe për një popull që ka dije,
41:3.
KITABUN FUSSILET 'AJATUHU KUR'ANEN 'AREBIJAN LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
41:4.
Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
41:4.
Ai sjell lajme të mira dhe paralajmërime, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën dhe largohen pa e dëgjuar.
41:4.
Lajmëtar të gëzimeve dhe paralajmërues. Por shumica e tyre shmangen, kështu që ata nuk dëgjojnë.
41:4.
BESHIREN WE NEDHIRAN FE'A'REDE 'EKTHERUHUM FEHUM LA JESMA'UNE
C
41:5.
Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!"
41:5.
Ata thonë: “Ajo për të cilën ti na thërret, nuk i arrin zemrat tona, sepse ato janë të mbrojtura mirë. Veshët tanë janë të shurdhër e midis nesh e teje ka perde. Prandaj ti vepro si të duash, se edhe ne kështu do të veprojmë”.
41:5.
Dhe ata thonë: "Zemrat tona janë të mbuluara ndaj asaj për të cilën na thërret ti, dhe në veshët tanë ka një rëndesë, dhe mes nesh dhe teje ka një perde. Prandaj, vepro ti; me të vërtetë, ne jemi duke vepruar."
41:5.
WE KALU KULUBUNA FI 'EKINNETIN MIMMA TED'UNA 'ILEJHI WE FI 'ADHANINA WEKRUN WE MIN BEJNINA WE BEJNIKE HIXHABUN FA'MEL 'INNENA 'AMILUNE
C
41:6.
Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
41:6.
Thuaj (o Muhamed!): “Në të vërtetë, unë jam vetëm një njeri si ju. Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i Vetëm, andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë ata të cilët i shoqërojnë Atij zota të tjerë,
41:6.
Thuaj: "Me të vërtetë, unë jam vetëm një njeri si ju. Mua më shpallet se Zoti juaj është Një. Prandaj, drejtohuni drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij. Dhe mjerë për ata që i bëjnë shokë Atij,
41:6.
KUL 'INNEMA 'ENA BESHERUN MITHLUKUM JUHA 'ILEJJE 'ENNEMA 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FASTEKIMU 'ILEJHI WE ESTEGFIRUHU WE WEJLUN LILMUSHRIKINE
C
41:7.
të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
41:7.
e të cilët nuk japin zeqatin dhe nuk besojnë në jetën tjetër!
41:7.
Ata që nuk japin zekatin dhe ata që mohojnë botën tjetër.
41:7.
EL-LEDHINE LA JU'UTUNE EZ-ZEKETE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM KAFIRUNE