U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
39:73.
E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
39:73.
Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t'i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t'u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!”
39:73.
Dhe ata që kishin frikë Zotin e tyre do të çohen në grupe drejt Xhenetit, derisa, kur të arrijnë atje, dhe dyert e tij të jenë hapur dhe roja e tij të thotë: "Selam alejk, keni bërë mirë. Prandaj, hyni aty për të banuar përgjithmonë."
39:73.
WE SIKAL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM 'ILAL-XHENNETI ZUMEREN HETTA 'IDHA XHA'UHA WE FUTIHET 'EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA SELAMUN 'ALEJKUM TIBTUM FADHULUHA HALIDINE
C
39:74.
E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
39:74.
Ata do të thonë: “Lavdi Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt!
39:74.
Dhe ata do të thonë: "Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ka përmbushur premtimin e Tij dhe na ka bërë të trashëgojmë tokën, që ne të banojmë në Xhenet ku të duam. Dhe sa shpërblim i shkëlqyer është për punëtorët!"
39:74.
WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI SEDEKANA WA'DEHU WE 'EWRETHENAL-'ERDE NETEBEWWE'U MINEL-XHENNETI HEJTHU NESHA'U FENI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C
39:75.
E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!"
39:75.
Do t'i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!”
39:75.
Dhe ti do të shohësh engjëjt duke qëndruar rreth Arshit, duke lavdëruar me lavdinë e Zotit të tyre. Dhe midis tyre do të gjykohet me drejtësi, dhe do të thuhet: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve."
39:75.
WE TERAL-MELA'IKETE HAFFINE MIN HEWLIL-'ARSHI JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE KILEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C
40:2.
Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
40:2.
Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit,
40:2.
Zbritja e Librit është nga Allahu, i Fuqishmi, i Dijshmi.
40:2.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-'ALIMI
C
40:3.
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
40:3.
Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.
40:3.
Falësi i mëkateve, Pranuesi i pendimit, i Ashpri në ndëshkim, Zotëruesi i bollëkut. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai është kthimi.
40:3.
GAFIRI EDH-DHENBI WE KABILIT-TEWBI SHEDIDIL-'IKABI DHIT-TEWLI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE 'ILEJHIL-MESIRU
C
40:4.
Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
40:4.
Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty bredhja e tyre nëpër botë.
40:4.
Askush nuk argumenton për ajetet e Allahut përveç atyre që nuk besojnë. Prandaj, mos lejo që lëvizjet e tyre nëpër tokë të të mashtrojnë.
40:4.
MA JUXHADILU FI 'AJATI ELLAHI 'ILLAL-LEDHINE KEFERU FELA JEGRURKE TEKALLUBUHUM FIL-BILADI
C
40:5.
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
40:5.
Në të vërtetë, edhe para tyre i mohoi (shpalljet dhe mrekullitë e Allahut) populli i Nuhut. E po ashtu edhe grupet e tjera pas tij. Secili popull u përpoq ta mundonte të dërguarin e vet dhe ta mohonte të vërtetën me kundërshtime të rreme, andaj Unë i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
40:5.
Para tyre, populli i Nuhut dhe aleatët pas tyre përgënjeshtruan. Dhe çdo komb u përpoq të kapte të dërguarin e tyre dhe u përpoq të debatonte me të pavërtetën për të mposhtur të vërtetën. Prandaj, unë i kapëm ata, dhe si ishte ndëshkimi Im!
40:5.
KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WEL-'EHZABU MIN BA'DIHIM WE HEMMET KULLU 'UMMETIN BIRESULIHIM LIJE'HUDHUHU WE XHADELU BIL-BATILI LIJUDHIDU BIHIL-HEKKA FE'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE 'IKABI
C
40:6.
Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
40:6.
Dhe kështu, Fjala e Zotit tënd do të përmbushet për jobesimtarët: ata do të jenë vërtetë banorë të Zjarrit.
40:6.
Dhe kështu Fjala e Zotit tënd është bërë e vërtetë mbi ata që nuk besuan – se ata janë banorët e zjarrit.
40:6.
WE KEDHELIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE 'ALEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEHUM 'ESHABU EN-NARI
C
40:7.
Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!
40:7.
Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues!
40:7.
Ata që mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij e lavdërojnë me lavdinë e Zotit të tyre dhe besojnë në Të dhe kërkojnë falje për ata që kanë besuar (duke thënë): "Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë në mëshirë dhe dije. Prandaj, fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe mbroji ata nga ndëshkimi i zjarrit të ndezur.
40:7.
EL-LEDHINE JEHMILUNEL-'ARSHE WE MEN HEWLEHU JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE JU'UMINUNE BIHI WE JESTEGFIRUNE LILLEDHINE 'AMENU REBBENA WESI'TE KULLE SHEJ'IN REHMETEN WE 'ILMEN FAGFIR LILLEDHINE TABU WE ETTEBA'U SEBILEKE WE KIHIM 'ADHABEL-XHEHIMI
C
40:8.
Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
40:8.
O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
40:8.
Zoti ynë, dhe futi ata në kopshte të përhershme, të cilat Ti ua ke premtuar atyre dhe atyre që janë të drejtë nga etërit e tyre dhe gratë e tyre dhe pasardhësit e tyre. Me të vërtetë, Ti je i Fuqishmi, i Urtë.
40:8.
REBBENA WE 'EDHILHUM XHENNATI 'ADNIN ELLETI WE'ADTEHUM WE MEN SELEHE MIN 'ABA'IHIM WE 'EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-HEKIMU