Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:63. E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?"
38:63. dhe i përqeshnim apo na kanë humbur sysh?”
38:63. A i kemi marrë ata për tallje, apo janë shmangur nga shikimi?"
38:63. 'ATTEHADHNAHUM SIHRIJEN 'EM ZAGAT 'ANHUMUL-'EBSARU
C 38:64. Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.
38:64. Kjo do të ndodhë vërtet. Banorët e zjarrit (të Xhehenemit) do të grinden ndërmjet tyre.
38:64. Me të vërtetë, kjo është e vërtetë – një grindje e popullit të zjarrit.
38:64. 'INNE DHALIKE LEHEKKUN TEHASUMU 'EHLI EN-NARI
C 38:65. Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
38:65. Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit,
38:65. Thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues. Dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetmit dhe Ngadhënjyesit,
38:65. KUL 'INNEMA 'ENA MUNDHIRUN WE MA MIN 'ILEHIN 'ILLALLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
C 38:66. Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi".
38:66. Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit të Madh”.
38:66. Zotit të qiejve dhe tokës dhe gjithçkaje që është ndërmjet tyre, të Fuqishmit dhe Falësit."
38:66. REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMAL-'AZIZUL-GAFFARU
C 38:67. Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"
38:67. Thuaj: “Ky (Kuran) është një mesazh i madh,
38:67. Thuaj: "Ky është një lajm i madh,
38:67. KUL HUWE NEBE'UN 'ADHIMUN
C 38:68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.
38:68. e megjithatë ju nuk po ia vini veshin atij.
38:68. Që ju shmangeni prej tij.
38:68. 'ENTUM 'ANHU MU'RIDUNE
C 38:69. Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit).
38:69. Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për Grupin më të Lartë, kur diskutonin mes tyre (për krijimin e Ademit).
38:69. Unë nuk kisha asnjë dije për grupin e lartë kur ata debatonin.
38:69. MA KANE LIJE MIN 'ILMIN BIL-MELE'IL-'A'LA 'IDH JEHTESIMUNE
C 38:70. Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
38:70. Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.”
38:70. Por mua më është shpallur vetëm se unë jam një paralajmërues i qartë."
38:70. 'IN JUHA 'ILEJJE 'ILLA 'ENNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C 38:71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj një njeri nga balta,
38:71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte.
38:71. (Kujto) kur Zoti yt u tha engjëjve: "Me të vërtetë, Unë do të krijoj një qenie njerëzore nga balta.
38:71. 'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI HALIKUN BESHEREN MIN TININ
C 38:72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)".
38:72. Kur t'i jap trajtë dhe t'i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,
38:72. Prandaj, kur ta kem formuar atë dhe t'i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë bini në sexhde për atë."
38:72. FE'IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA'U LEHU SAXHIDINE
C 38:73. Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën,
38:73. të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,
38:73. Prandaj, engjëjt ranë në sexhde, të gjithë së bashku,
38:73. FESEXHEDEL-MELA'IKETU KULLUHUM 'EXHMA'UNE