Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:60. Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është!
38:60. Pasuesit jobesimtarë do t'u thonë prijësve të tyre: “Ah, ju mos paçit çlirim e as qetësi! Ju na keni sjellë në këtë gjendje! Eh, sa strehim i keq është ky!”
38:60. Ata do të thonë: "Jo, por nuk ka mirëseardhje për ju. Me të vërtetë, ju na e çuat këtë. Prandaj, sa vend i keq është!"
38:60. KALU BEL 'ENTUM LA MERHEBEN BIKUM 'ENTUM KADDEMTUMUHU LENA FEBI'SEL-KARARU
C 38:61. O Zoti ynë, ata thonë: "Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!"
38:61. Pastaj ata do të thonë: “O Zoti ynë! Atyre që na e përgatitën këtë neve, dyfishojua dënimin në Zjarr!”
38:61. Ata do të thonë: "Zoti ynë, kushdo që na e çoi këtë, dyfishoje ndëshkimin mbi të në zjarr."
38:61. KALU REBBENA MEN KADDEME LENA HADHA FEZID/HU 'ADHABEN DI'FAN FI EN-NARI
C 38:62. Dhe thonë: "Ç'ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
38:62. Do të thonë: “Pse nuk po i shohim njerëzit, që ne i quanim të këqij,
38:62. Dhe ata do të thonë: "Çfarë është me ne që ne nuk shohim burra që i konsideronim të këqij?
38:62. WE KALU MA LENA LA NERA RIXHALEN KUNNA NA'UDDUHUM MINEL-'ESHRAR
C 38:63. E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?"
38:63. dhe i përqeshnim apo na kanë humbur sysh?”
38:63. A i kemi marrë ata për tallje, apo janë shmangur nga shikimi?"
38:63. 'ATTEHADHNAHUM SIHRIJEN 'EM ZAGAT 'ANHUMUL-'EBSARU
C 38:64. Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.
38:64. Kjo do të ndodhë vërtet. Banorët e zjarrit (të Xhehenemit) do të grinden ndërmjet tyre.
38:64. Me të vërtetë, kjo është e vërtetë – një grindje e popullit të zjarrit.
38:64. 'INNE DHALIKE LEHEKKUN TEHASUMU 'EHLI EN-NARI
C 38:65. Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
38:65. Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit,
38:65. Thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues. Dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetmit dhe Ngadhënjyesit,
38:65. KUL 'INNEMA 'ENA MUNDHIRUN WE MA MIN 'ILEHIN 'ILLALLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
C 38:66. Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi".
38:66. Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit të Madh”.
38:66. Zotit të qiejve dhe tokës dhe gjithçkaje që është ndërmjet tyre, të Fuqishmit dhe Falësit."
38:66. REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMAL-'AZIZUL-GAFFARU
C 38:67. Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"
38:67. Thuaj: “Ky (Kuran) është një mesazh i madh,
38:67. Thuaj: "Ky është një lajm i madh,
38:67. KUL HUWE NEBE'UN 'ADHIMUN
C 38:68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.
38:68. e megjithatë ju nuk po ia vini veshin atij.
38:68. Që ju shmangeni prej tij.
38:68. 'ENTUM 'ANHU MU'RIDUNE
C 38:69. Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit).
38:69. Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për Grupin më të Lartë, kur diskutonin mes tyre (për krijimin e Ademit).
38:69. Unë nuk kisha asnjë dije për grupin e lartë kur ata debatonin.
38:69. MA KANE LIJE MIN 'ILMIN BIL-MELE'IL-'A'LA 'IDH JEHTESIMUNE
C 38:70. Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
38:70. Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.”
38:70. Por mua më është shpallur vetëm se unë jam një paralajmërues i qartë."
38:70. 'IN JUHA 'ILEJJE 'ILLA 'ENNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN