U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:62.
Dhe thonë: "Ç'ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
38:62.
Do të thonë: “Pse nuk po i shohim njerëzit, që ne i quanim të këqij,
38:62.
Dhe ata do të thonë: "Çfarë është me ne që ne nuk shohim burra që i konsideronim të këqij?
38:62.
WE KALU MA LENA LA NERA RIXHALEN KUNNA NA'UDDUHUM MINEL-'ESHRAR
C
38:63.
E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?"
38:63.
dhe i përqeshnim apo na kanë humbur sysh?”
38:63.
A i kemi marrë ata për tallje, apo janë shmangur nga shikimi?"
38:63.
'ATTEHADHNAHUM SIHRIJEN 'EM ZAGAT 'ANHUMUL-'EBSARU
C
38:64.
Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.
38:64.
Kjo do të ndodhë vërtet. Banorët e zjarrit (të Xhehenemit) do të grinden ndërmjet tyre.
38:64.
Me të vërtetë, kjo është e vërtetë – një grindje e popullit të zjarrit.
38:64.
'INNE DHALIKE LEHEKKUN TEHASUMU 'EHLI EN-NARI
C
38:65.
Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
38:65.
Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit,
38:65.
Thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues. Dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetmit dhe Ngadhënjyesit,
38:65.
KUL 'INNEMA 'ENA MUNDHIRUN WE MA MIN 'ILEHIN 'ILLALLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
C
38:66.
Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi".
38:66.
Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit të Madh”.
38:66.
Zotit të qiejve dhe tokës dhe gjithçkaje që është ndërmjet tyre, të Fuqishmit dhe Falësit."
38:66.
REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMAL-'AZIZUL-GAFFARU
C
38:67.
Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"
38:67.
Thuaj: “Ky (Kuran) është një mesazh i madh,
38:67.
Thuaj: "Ky është një lajm i madh,
38:67.
KUL HUWE NEBE'UN 'ADHIMUN
C
38:68.
Të cilës ju ia ktheni shpinën.
38:68.
e megjithatë ju nuk po ia vini veshin atij.
38:68.
Që ju shmangeni prej tij.
38:68.
'ENTUM 'ANHU MU'RIDUNE
C
38:69.
Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit).
38:69.
Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për Grupin më të Lartë, kur diskutonin mes tyre (për krijimin e Ademit).
38:69.
Unë nuk kisha asnjë dije për grupin e lartë kur ata debatonin.
38:69.
MA KANE LIJE MIN 'ILMIN BIL-MELE'IL-'A'LA 'IDH JEHTESIMUNE
C
38:70.
Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
38:70.
Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.”
38:70.
Por mua më është shpallur vetëm se unë jam një paralajmërues i qartë."
38:70.
'IN JUHA 'ILEJJE 'ILLA 'ENNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C
38:71.
Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj një njeri nga balta,
38:71.
Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte.
38:71.
(Kujto) kur Zoti yt u tha engjëjve: "Me të vërtetë, Unë do të krijoj një qenie njerëzore nga balta.
38:71.
'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI HALIKUN BESHEREN MIN TININ
C
38:72.
dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)".
38:72.
Kur t'i jap trajtë dhe t'i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,
38:72.
Prandaj, kur ta kem formuar atë dhe t'i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë bini në sexhde për atë."
38:72.
FE'IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA'U LEHU SAXHIDINE