U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:17.
Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
38:17.
Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë të fuqishëm, Daudin, që përherë i drejtohej Zotit.
38:17.
Bëhu i durueshëm për atë që ata thonë, dhe kujto robin Tonë, Davudin, zotëruesin e forcës. Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:17.
ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EDHKUR 'ABDENA DAWUDE DHAL-'EJDI 'INNEHU 'EWWABUN
C
38:18.
Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
38:18.
Ne ia nënshtruam malet që, bashkë me të, t'i luteshin Allahut, në mbrëmje dhe në mëngjes,
38:18.
Me të vërtetë, Ne ia nënshtruam malet atij për të lavdëruar bashkë me të në mbrëmje dhe agim.
38:18.
'INNA SEHHARNAL-XHIBALE ME'AHU JUSEBBIHNE BIL-'ASHIJI WEL-'ISHRAKI
C
38:19.
Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
38:19.
edhe shpendët e tubuar. Të gjithë i drejtoheshin Atij.
38:19.
Dhe zogjtë të grumbulluar. Të gjithë iu kthyen Atij.
38:19.
WET-TEJRE MEHSHURETEN KULLUN LEHU 'EWWABUN
C
38:20.
Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
38:20.
Ne ia forcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e dijeni për të gjykuar.
38:20.
Dhe Ne e forcuam mbretërinë e tij dhe i dhamë atij urtësi dhe vendosmëri në të folur.
38:20.
WE SHEDEDNA MULKEHU WE 'ATEJNAHUL-HIKMETE WE FESLEL-HITABI
C
38:21.
A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
38:21.
A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij?
38:21.
Dhe a të ka ardhur ty tregimi i atyre dy kundërshtarëve, kur ata u ngjitën mbi murin e dhomës së tij?
38:21.
WE HEL 'ETAKE NEBE'UL-HASMI 'IDH TESEWWERUL-MIHRABE
C
38:22.
Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: "Mos ki frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, andaj ti gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë".
38:22.
Kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë”.
38:22.
Kur ata hynë te Davudi, ai u tremb prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso. Ne jemi dy kundërshtarë. Njëri prej nesh ka bërë padrejtësi ndaj tjetrit. Prandaj, gjyko midis nesh me drejtësi dhe mos ji i padrejtë, dhe na udhëzo në rrugën e drejtë.
38:22.
'IDH DEHALU 'ALA DAWUDE FEFEZI'A MINHUM KALU LA TEHAF HASMANI BEGA BA'DUNA 'ALA BA'DIN FAHKUM BEJNENA BIL-HEKKI WE LA TUSHTIT WE EHDINA 'ILA SEWA'I ES-SIRATI
C
38:23.
Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë e kam vetëm një dhe më ka thënë: "Ma ler mua ta posedoj atë"! Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!
38:23.
(Njëri prej tyre tha:) “Ky është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep mua atë!” - dhe më mundi me fjalë.”
38:23.
Me të vërtetë, ky është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një dele. Por ai më tha: 'Ma jep atë,' dhe ai më mundi në të folur.
38:23.
'INNE HADHA 'EHI LEHU TIS'UN WE TIS'UNE NA'XHETEN WE LIJE NA'XHETUN WAHIDETUN FEKALE 'EKFILNIHA WE 'AZZENI FIL-HITABI
C
38:24.
Ai (Davudi) tha: "Ai ka bërë padrejt ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t'ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejt njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!", e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
38:24.
Daudi tha: “Vërtet, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkuar delen tënde të vetme, për ta bashkuar me delet e veta. Shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar.
38:24.
Ai tha: "Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar delen tënde për t'ia shtuar deleve të tij. Dhe me të vërtetë, shumë bashkëpunëtorë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Por pak janë ata." Dhe Davudi e kuptoi se Ne e kishim sprovuar atë, kështu që ai kërkoi falje nga Zoti i tij dhe ra në sexhde dhe u kthye (te Allahu).
38:24.
KALE LEKAD DHELEMEKE BISU'UALI NA'XHETIKE 'ILA NI'AXHIHI WE 'INNE KETHIREN MINEL-HULETA'I LEJEBGI BA'DUHUM 'ALA BA'DIN 'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE KALILUN MA HUM WE DHENNE DAWUDU 'ENNEMA FETENNAHU FASTEGFERE REBBEHU WE HARRE RAKI'AN WE 'ENABE
C
38:25.
Ne atë ia falëm atij dhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.
38:25.
Pastaj, Ne ia falëm këtë e ai te Ne do të jetë i afërt dhe do të ketë strehim të mirë (në jetën tjetër).
38:25.
Prandaj, Ne ia falëm atij këtë. Dhe me të vërtetë, për të është një afërsi te Ne dhe një vend i mirë për t'u kthyer.
38:25.
FEGAFERNA LEHU DHALIKE WE 'INNE LEHU 'INDENA LEZULFA WE HUSNE ME'ABIN
C
38:26.
O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë".
38:26.
“O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.”
38:26.
O Davud, Ne të kemi bërë ty një trashëgimtar në tokë. Prandaj, gjyko midis njerëzve me të drejtë dhe mos ndiq dëshirën, që ajo të mos të largojë nga rruga e Allahut. Me të vërtetë, ata që devijojnë nga rruga e Allahut – për ta do të jetë një ndëshkim i ashpër, sepse ata kanë harruar Ditën e Llogarisë.
38:26.
JA DAWUDU 'INNA XHE'ALNAKE HALIFETEN FIL-'ERDI FAHKUM BEJNE EN-NASI BIL-HEKKI WE LA TETTEBI'IL-HEWA FEJUDILLEKE 'AN SEBILI ELLAHI 'INNEL-LEDHINE JEDILLUNE 'AN SEBILI ELLAHI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN BIMA NESU JEWMEL-HISABI
C
38:27.
Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
38:27.
Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në zjarr!
38:27.
Dhe Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe tokën dhe çfarë është ndërmjet tyre kot. Ky është mendimi i atyre që nuk besojnë. Prandaj, mjerë për ata që nuk besojnë për shkak të zjarrit!
38:27.
WE MA HALEKNA ES-SEMA'E WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA BATILEN DHALIKE DHENNUL-LEDHINE KEFERU FEWEJLUN LILLEDHINE KEFERU MINE EN-NARI