Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
36:64. Digjuni tani në të, sepse kurrë nuk besuat!”
36:64. Hyni në të sot për shkak të asaj që keni mohuar.
36:64. ESLEWHAL-JEWME BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 36:65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
36:65. Sot Ne do t'ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë.
36:65. Sot, Ne do t'i vulosim gojët e tyre, dhe duart e tyre do të flasin për Ne, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që ata kanë fituar.
36:65. EL-JEWME NEHTIMU 'ALA 'EFWAHIHIM WE TUKELLIMUNA 'EJDIHIM WE TESH/HEDU 'ERXHULUHUM BIMA KANU JEKSIBUNE
C 36:66. E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
36:66. Sikur të donim, Ne do t'ua verbonim atyre sytë, kështu që ata do ta kërkonin më kot rrugën! Vallë, si do të shihnin?
36:66. Dhe sikur të donim, Ne do t'i verbonim sytë e tyre, pastaj ata do të përpiqeshin të gjenin rrugën. Por si do të shihnin?
36:66. WE LEW NESHA'U LETEMESNA 'ALA 'A'JUNIHIM FASTEBEKU ES-SIRATE FE'ENNA JUBSIRUNE
C 36:67. Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
36:67. Sikur të kishim dashur, Ne do t'i kishim shndërruar ata (në krijesa të tjera) në atë vend e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin.
36:67. Dhe sikur të donim, Ne do t'i bënim ata të qëndronin në vendin e tyre, kështu që ata nuk do të mund të lëviznin para dhe as të ktheheshin prapa.
36:67. WE LEW NESHA'U LEMESEHNAHUM 'ALA MEKANETIHIM FEMA ESTETA'U MUDIJEN WE LA JERXHI'UNE
C 36:68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
36:68. Kujtdo, që i japim jetë të gjatë, Ne e bëjmë sërish krijesë të dobët. Vallë, a nuk kuptojnë ata?
36:68. Dhe atij që i japim jetë të gjatë, Ne e kthejmë atë në një gjendje të dobësisë. A nuk mendojnë ata?
36:68. WE MEN NU'AMMIRHU NUNEKKIS/HU FIL-HALKI 'EFELA JA'KILUNE
C 36:69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë.
36:69. Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë e ajo as që është për të. Ky (libër që ka sjellë) është vetëm këshillë dhe një Kuran i qartë,
36:69. Dhe Ne nuk i mësuam atij (Profetit) poezinë, dhe as nuk është e përshtatshme për të. Kjo është vetëm një përkujtim dhe një Kuran i qartë,
36:69. WE MA 'ALLEMNAHU ESH-SHI'RE WE MA JENBEGI LEHU 'IN HUWE 'ILLA DHIKRUN WE KUR'ANUN MUBINUN
C 36:70. Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
36:70. për të paralajmëruar këdo që është gjallë dhe për t'u përmbushur fjala e Tij ndaj mohuesve.
36:70. Që të paralajmërojë atë që është i gjallë dhe që Fjala të bëhet e vërtetë mbi jobesimtarët.
36:70. LIJUNDHIRE MEN KANE HEJJEN WE JEHIKKAL-KAWLU 'ALEL-KAFIRINE
C 36:71. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë.
36:71. Vallë, a nuk e shohin ata se, ndër gjërat që Duart Tona kanë krijuar për ta, janë bagëtitë që ata zotërojnë?!
36:71. A nuk e kanë parë ata se Ne kemi krijuar për ta nga ato që duart Tona kanë bërë – bagëti, dhe ata janë pronarë të tyre?
36:71. 'EWELEM JEREW 'ENNA HALEKNA LEHUM MIMMA 'AMILET 'EJDINA 'EN'AMEN FEHUM LEHA MALIKUNE
C 36:72. Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
36:72. Ne bëmë që ato t'u nënshtrohen atyre, kështu që disa i shalojnë e prej disave ushqehen,
36:72. Dhe Ne ua kemi nënshtruar ato atyre, kështu që disa prej tyre ata i hipin dhe disa prej tyre ata i hanë.
36:72. WE DHELLELNAHA LEHUM FEMINHA REKUBUHUM WE MINHA JE'KULUNE
C 36:73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
36:73. prej disave pinë dhe nxjerrin dobi të tjera. Vallë, si të mos falënderojnë!
36:73. Dhe ata kanë nga ato përfitime dhe pije. A nuk do të jenë mirënjohës?
36:73. WE LEHUM FIHA MENAFI'U WE MESHARIBU 'EFELA JESHKURUNE
C 36:74. Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
36:74. Por ata kanë zgjedhur zota të tjerë në vend të Allahut, duke shpresuar se do të ndihmohen prej tyre.
36:74. Por ata kanë marrë përveç Allahut zota që ata shpresojnë se do të ndihmohen.
36:74. WE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'ALIHETEN LE'ALLEHUM JUNSERUNE