Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
36:9. Ne kemi vënë pengesë para tyre dhe pas tyre e i kemi mbuluar, kështu që ata nuk shohin.
36:9. Dhe Ne kemi vendosur një pengesë para tyre dhe një pengesë pas tyre, dhe Ne i kemi mbuluar ata, kështu që ata nuk shohin.
36:9. WE XHE'ALNA MIN BEJNI 'EJDIHIM SEDDEN WE MIN HALFIHIM SEDDAN FE'EGSHEJNAHUM FEHUM LA JUBSIRUNE
C 36:10. Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
36:10. Për ata është njëlloj, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.
36:10. Dhe është e njëjtë për ta, nëse ti i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
36:10. WE SEWA'UN 'ALEJHIM 'E'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE
C 36:11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.
36:11. Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kuranin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!
36:11. Ti mund të paralajmërosh vetëm atë që ndjek përkujtimin dhe që ka frikë nga i Padukshmi. Prandaj, përgëzoje atë me falje dhe një shpërblim fisnik.
36:11. 'INNEMA TUNDHIRU MENI ETTEBE'A EDH-DHIKRE WE HASHIJE ER-REHMENE BIL-GAJBI FEBESHSHIRHU BIMEGFIRETIN WE 'EXHRIN KERIMIN
C 36:12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
36:12. Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.
36:12. Me të vërtetë, Ne jemi që i japim jetë të vdekurve dhe që shkruajmë atë që ata kanë dërguar përpara dhe gjurmët e tyre. Dhe çdo gjë Ne e kemi numëruar në një libër të qartë.
36:12. 'INNA NEHNU NUHJIL-MEWTA WE NEKTUBU MA KADDEMU WE 'ATHAREHUM WE KULLE SHEJ'IN 'HSEJNAHU FI 'IMAMIN MUBININ
C 36:13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit.
36:13. Përmendu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën të dërguarit.
36:13. Dhe vendos për ata një shembull – popullin e qytetit, kur atyre u erdhën të dërguar.
36:13. WE EDRIB LEHUM METHELEN 'ESHABEL-KARJETI 'IDH XHA'EHAL-MURSELUNE
C 36:14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju".
36:14. Ne u dërguam atyre dy vetë, që ata i quajtën gënjeshtarë. Pastaj i përforcuam të dërguarit me një të tretë e ata thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”
36:14. Kur Ne u dërguam atyre dy, por ata i përgënjeshtruan, kështu që Ne i forcuam me një të tretë. Dhe ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi të dërguar te ju."
36:14. 'IDH 'ERSELNA 'ILEJHIMU ETHNEJNI FEKEDHDHEBUHUMA FE'AZZEZNA BITHALITHIN FEKALU 'INNA 'ILEJKUM MURSELUNE
C 36:15. Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
36:15. Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e i Gjithëmëshirshmi nuk ju ka shpallur asgjë; ju vetëm gënjeni”.
36:15. Ata thanë: "Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse njerëz si ne. Dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse gënjeshtarë."
36:15. KALU MA 'ENTUM 'ILLA BESHERUN MITHLUNA WE MA 'ENZELE ER-REHMANU MIN SHEJ'IN 'IN 'ENTUM 'ILLA TEKDHIBUNE
C 36:16. Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
36:16. Ata u përgjigjën: “Zoti ynë e di që ne jemi vërtet të dërguar te ju
36:16. Ata thanë: "Zoti ynë e di se ne jemi me të vërtetë të dërguar te ju.
36:16. KALU REBBUNA JA'LEMU 'INNA 'ILEJKUM LEMURSELUNE
C 36:17. Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë".
36:17. dhe kemi detyrë vetëm që të shpallim qartë”.
36:17. Dhe mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse një shpallje e qartë."
36:17. WE MA 'ALEJNA 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C 36:18. Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh".
36:18. Banorët thanë: “Ne parandiejmë fatkeqësi nga ju. Nëse nuk tërhiqeni, do t'ju gurëzojmë dhe me siguri do t'ju godasë një dënim i dhembshëm prej nesh”.
36:18. Ata thanë: "Me të vërtetë, ne ndjejmë ogur të keq për ju. Nëse nuk ndaloni, ne me siguri do t'ju gurëzojmë dhe një ndëshkim i dhimbshëm do t'ju prekë nga ne."
36:18. KALU 'INNA TETEJJERNA BIKUM LE'IN LEM TENTEHU LENERXHUMENNEKUM WE LEJEMESSENNEKUM MINNA 'ADHABUN 'ELIMUN
C 36:19. Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!"
36:19. Ata u përgjigjën: “Fatkeqësia, që ju ndollët, mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallë, për shkak se po ju këshillojmë, na kërcënoni?! Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.”
36:19. Ata thanë: "Oguri juaj është me ju. A thua jeni të paralajmëruar? Jo, por ju jeni një popull që kaloni kufijtë."
36:19. KALU TA'IRUKUM ME'AKUM 'E'IN DHUKKIRTUM BEL 'ENTUM KAWMUN MUSRIFUNE