Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 31:15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
31:15. Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t'ju lajmëroj për atë që keni bërë.
31:15. Por nëse ata të luftojnë që të më bësh shok Mua diçka për të cilën ti nuk ke dije, atëherë mos i bind atyre. Por në këtë botë shoqëroji ata me mirësi, dhe ndiq rrugën e atij që kthehet tek Unë. Pastaj te Unë është kthimi juaj, dhe Unë do t'ju informoj për atë që keni bërë.
31:15. WE 'IN XHAHEDAKE 'ALA 'EN TUSHRIKE BI MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN FELA TUTI'HUMA WE SAHIBHUMA FI ED-DUNJA MA'RUFEN WE ETTEBI' SEBILE MEN 'ENABE 'ILEJJE THUMME 'ILEJJE MERXHI'UKUM FE'UNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 31:16. O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
31:16. “O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë.
31:16. O biri im, me të vërtetë, edhe nëse është pesha e një kokrre sinapi dhe ajo është në një shkëmb ose në qiej ose në tokë, Allahu do ta sjellë atë. Me të vërtetë, Allahu është i Buti, i Gjithëdijshmi.
31:16. JA BUNEJJE 'INNEHA 'IN TEKUN MITHKALE HEBBETIN MIN HARDELIN FETEKUN FI SEHRETIN 'EW FI ES-SEMAWATI 'EW FIL-'ERDI JE'TI BIHALLAHU 'INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN
C 31:17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
31:17. O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!
31:17. O biri im, fale namazin, urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja, dhe ji i durueshëm ndaj asaj që të ndodh. Me të vërtetë, këto janë çështje të vendosmërisë.
31:17. JA BUNEJJE 'EKIMI ES-SELETE WE 'MUR BIL-MA'RUFI WE ENHE 'ANIL-MUNKERI WE ESBIR 'ALA MA 'ESABEKE 'INNE DHALIKE MIN 'AZMIL-'UMURI
C 31:18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
31:18. Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!
31:18. Dhe mos e kthe fytyrën tënde nga njerëzit me arrogancë dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë.
31:18. WE LA TUSA''IR HADDEKE LILNNASI WE LA TEMSHI FIL-'ERDI MEREHEN 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBU KULLE MUHTALIN FEHURIN
C 31:19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.
31:19. Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit”!
31:19. Dhe ec me qëndrueshmëri dhe ul zërin tënd. Me të vërtetë, zëri më i urryer është zëri i gomarit.
31:19. WAKSID FI MESHJIKE WE EGDUD MIN SEWTIKE 'INNE 'ENKEREL-'ESWATI LESEWTUL-HEMIRI
C 31:20. A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç'ka në qiej e ç'ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.
31:20. A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t'i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme? E megjithatë, disa njerëz polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues.
31:20. A nuk e keni parë ju se Allahu ju ka nënshtruar juve çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë dhe ka plotësuar mbi ju mirësitë e Tij të dukshme dhe të fshehta? Por ka disa njerëz që argumentojnë për Allahun pa dije, pa udhëzim dhe pa një libër të ndriçuar.
31:20. 'ELEM TEREW 'ENNEL-LAHE SEHHARE LEKUM MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'ESBEGA 'ALEJKUM NI'AMEHU DHAHIRETEN WE BATINETEN WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI 'ILMIN WE LA HUDEN WE LA KITABIN MUNIRIN
C 31:21. Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atë që e shpall All-llahu" ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek prindërit tanë!" E edhe sikur djalli t'i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
31:21. Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ju ka shpallur Allahu!”, ata thonë: “Jo, ne ndjekim fenë e të parëve tanë”. Kështu është, edhe pse djalli i thërret ata në dënimin e Zjarrit!
31:21. Dhe kur u thuhet atyre: "Ndiqni atë që Allahu ka shpallur," ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm baballarët tanë." A edhe sikur Shejtani t'i thërriste ata në ndëshkimin e flakës?
31:21. WE 'IDHA KILE LEHUMU ETTEBI'U MA 'ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI'U MA WEXHEDNA 'ALEJHI 'ABA'ENA 'EWELEW KANE ESH-SHEJTANU JED'UHUM 'ILA 'ADHABI ES-SA'IRI
C 31:22. E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.
31:22. Kush i dorëzohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke qenë punëmirë, ai është kapur për vegën më të fortë. Tek Allahu do të kthehet çdo gjë.
31:22. Kushdo që e dorëzon fytyrën e tij te Allahu, duke qenë një bamirës, me të vërtetë, ai e ka kapur lidhjen më të fortë. Dhe te Allahu është përfundimi i të gjitha çështjeve.
31:22. WE MEN JUSLIM WEXHHEHU 'ILA ELLAHI WE HUWE MUHSINUN FEKADI ESTEMSEKE BIL-'URWETIL-WUTHKA WE 'ILA ELLAHI 'AKIBETUL-'UMURI
C 31:23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
31:23. Sa për ata që nuk besojnë, ti (o Muhamed), mos u brengos nga mohimi i tyre. Ata do të kthehen te Ne, e Ne do t'i njoftojmë për atë që kanë bërë. Me të vërtetë, Allahu di ç'ka në zemrat e njerëzve.
31:23. Dhe kushdo që nuk beson, mos u pikëllo për mosbesimin e tij. Te Ne është kthimi i tyre, dhe Ne do t'i informojmë ata për atë që kanë bërë. Me të vërtetë, Allahu e di atë që është në gjokset e krijesave.
31:23. WE MEN KEFERE FELA JEHZUNKE KUFRUHU 'ILEJNA MERXHI'UHUM FENUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 31:24. Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
31:24. Ne ata do t'i kënaqim përkohësisht (në këtë botë) e pastaj do t'i hedhim në dënimin e ashpër (në botën tjetër).
31:24. Ne u japim atyre një kënaqësi të vogël, pastaj Ne do t'i çojmë ata në një ndëshkim të ashpër.
31:24. NUMETTI'UHUM KALILEN THUMME NEDTERRUHUM 'ILA 'ADHABIN GALIDHIN
C 31:25. Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë.
31:25. Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?”, me siguri që do të të thonë: “Allahu!”. Atëherë ti thuaju: “Qoftë lavdëruar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dinë.
31:25. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut." Por shumica e tyre nuk dinë.
31:25. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNEL-LAHU KULIL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE