Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:48. E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?" E, thanë: "Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonjërën prej tyre ne e mohojmë!"
28:48. Pasi u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Përse nuk i është dhënë (Muhamedit), diçka e ngjashme me atë që i ishte dhënë Musait!” Por, a nuk e mohojnë ata çfarë i ishte dhënë Musait, duke thënë: “Këta (Teurati dhe Kurani) janë dy magji, që mbështesnin njëra-tjetrën. Ne nuk besojmë asnjërin prej tyre”.
28:48. Por kur e vërteta erdhi te ta nga Ne, ata thanë: "Pse nuk i është dhënë atij siç iu dha Musait?" A nuk e mohuan ata atë që iu dha Musait më parë? Ata thanë: "Dy magji që mbështesin njëra-tjetrën." Dhe ata thanë: "Ne nuk besojmë në asnjërën prej tyre."
28:48. FELEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU MIN 'INDINA KALU LEWLA 'UTIJE MITHLE MA 'UTIJE MUSA 'EWELEM JEKFURU BIMA 'UTIJE MUSA MIN KABLU KALU SIHRANI TEDHAHERA WE KALU 'INNA BIKULLIN KAFIRUNE
C 28:49. Thuaj: "Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur'ani), e ti përmbahem edhe unë atij?"
28:49. Thuaju atyre: “Sillni një libër nga Allahu, i cili udhëzon më mirë nga këta të dy, unë do ta pasoj atë, nëse thoni të vërtetën!”
28:49. Thuaj: "Atëherë sillni një libër nga Allahu që është më i udhëzuar sesa këto të dyja që unë t'i ndjek, nëse jeni të sinqertë."
28:49. KUL FE'TU BIKITABIN MIN 'INDI ELLAHI HUWE 'EHDA MINHUMA 'ETTEBI'HU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 28:50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
28:50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të veta. E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.
28:50. Por nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e tyre. Dhe kush është më i humbur sesa ai që ndjek dëshirat e tij pa udhëzim nga Allahu? Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon një popull të padrejtë.
28:50. FE'IN LEM JESTEXHIBU LEKE FA'LEM 'ENNEMA JETTEBI'UNE 'EHWA'EHUM WE MEN 'EDELLU MIMMENI ETTEBE'A HEWAHU BIGAJRI HUDEN MINEL-LAHI 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 28:51. Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
28:51. Ne ua dërgojmë atyre shpalljet njërën pas tjetrës, në mënyrë që t'ua vënë veshin.
28:51. Dhe me të vërtetë, Ne ua kemi shpallur atyre Fjalën që ata të mund të përkujtojnë.
28:51. WE LEKAD WESSELNA LEHUMUL-KAWLE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 28:52. E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur'anit).
28:52. Ata që Ne ua kemi zbritur Librin para tij (Kuranit), i besojnë atij.
28:52. Ata që u dhamë Librin para tij (Kuranit), ata besojnë në të.
28:52. EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE MIN KABLIHI HUM BIHI JU'UMINUNE
C 28:53. Dhe kur u lexohet atyre, thonë: "Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!"
28:53. Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: “Ne e besojmë atë. Pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Vërtet, Ne edhe para tij kemi qenë të nënshtruar ndaj Zotit.”
28:53. Dhe kur ai u lexohet atyre, ata thonë: "Ne i besojmë atij. Me të vërtetë, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Me të vërtetë, ne ishim muslimanë edhe para tij."
28:53. WE 'IDHA JUTLA 'ALEJHIM KALU 'AMENNA BIHI 'INNEHUL-HEKKU MIN RABBINA 'INNA KUNNA MIN KABLIHI MUSLIMINE
C 28:54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.
28:54. Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar. Ata e zmbrapsin të keqen me të mirë, ndajnë lëmoshë nga ajo që u kemi dhënë Ne
28:54. Ata do të shpërblehen dy herë për atë që kanë duruar, dhe ata i kthejnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që u kemi furnizuar.
28:54. 'ULA'IKE JU'UTEWNE 'EXHREHUM MERRETEJNI BIMA SEBERU WE JEDRE'UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI'ETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 28:55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!"
28:55. dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shmangen asaj, duke thënë: “Ne kemi veprat tona, ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit”.
28:55. Dhe kur ata dëgjojnë të kotën, ata kthehen prej saj dhe thonë: "Ne kemi veprat tona dhe ju keni veprat tuaja. Paqja qoftë mbi ju. Ne nuk kërkojmë ata që janë të paditur."
28:55. WE 'IDHA SEMI'UL-LEGWE 'A'REDU 'ANHU WE KALU LENA 'A'MALUNA WE LEKUM 'A'MALUKUM SELAMUN 'ALEJKUM LA NEBTEGIL-XHAHILINE
C 28:56. Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.
28:56. Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.
28:56. Me të vërtetë, ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por Allahu udhëzon atë që Ai do. Dhe Ai e di më së miri për ata që janë të udhëzuar.
28:56. 'INNEKE LA TEHDI MEN 'EHBEBTE WE LEKINNALL-LLAHE JEHDI MEN JESHA'U WE HUWE 'A'LEMU BIL-MUHTEDINE
C 28:57. Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
28:57. Ata thonë: “Nëse ndjekim udhëzimin së bashku me ty, së shpejti do të jemi të dëbuar nga vendlindja”. Vallë, a nuk ua kemi mundësuar, që të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurt, ku sillen fruta të llojllojshme, si ushqim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:57. Dhe ata thonë: "Nëse ndjekim udhëzimin me ty, ne do të nxirremi nga toka jonë." A nuk i kemi vendosur ata në një vendbanim të sigurt, ku furnizohen fruta nga çdo lloj si furnizim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:57. WE KALU 'IN NETTEBI'IL-HUDA ME'AKE NUTEHATTEF MIN 'ERDINA 'EWELEM NUMEKKIN LEHUM HEREMEN 'AMINAN JUXHBA 'ILEJHI THEMERATU KULLI SHEJ'IN RIZKÆN MIN LEDUNNA WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C 28:58. E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
28:58. Eh, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, sepse banorët e tyre bënin jetë të shfrenuar! Ja tek janë shtëpitë e tyre, të cilat janë banuar pas tyre fare pak ose aspak. Jemi Ne trashëgimtarët e fundit.
28:58. Dhe sa qytete kemi shkatërruar që ishin mosmirënjohës për jetesën e tyre? Këto janë banesat e tyre që nuk janë banuar pas tyre, përveçse për pak kohë. Dhe Ne ishim trashëgimtarët.
28:58. WE KEM 'EHLEKNA MIN KARJETIN BETIRET MA'ISHETEHA FETILKE MESAKINUHUM LEM TUSKEN MIN BA'DIHIM 'ILLA KALILEN WE KUNNA NEHNUL-WARITHINE