Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:45. Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t'iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
28:45. Pastaj, Ne krijuam brezni të tjera që jetuan shumë gjatë. Ti nuk ke banuar midis banorëve të Medjenit, që t'iu lexoje shpalljet Tona, por Ne gjithnjë kemi çuar të dërguar.
28:45. Por Ne kemi krijuar brezni, dhe jeta e tyre është zgjatur. Dhe ti nuk ishe banor mes popullit të Medjanit, duke u lexuar atyre shpalljet Tona. Por Ne jemi Ata që i dërgojmë të dërguarit.
28:45. WE LEKINNA 'ENSHE'NA KURUNEN FETETAWELE 'ALEJHIMUL-'UMURU WE MA KUNTE THAWIAN FI 'EHLI MEDJENE TETLU 'ALEJHIM 'AJATINA WE LEKINNA KUNNA MURSILINE
C 28:46. Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t'ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
28:46. Ti nuk ke qenë as pranë Turit, kur Ne thirrëm Musain. Por ti je dërguar si mëshirë nga Zoti yt për të paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u kishte ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, që ata të mund të marrin këshilla
28:46. Dhe ti nuk ishe në anën e malit kur Ne e thirrëm (Musain), por (dërgimi yt është) mëshirë nga Zoti yt, që të paralajmërosh një popull te të cilët nuk ka ardhur asnjë paralajmërues para teje që ata të mund të përkujtojnë.
28:46. WE MA KUNTE BIXHANIBIT-TURI 'IDH NADEJNA WE LEKIN REHMETEN MIN RABBIKE LITUNDHIRE KAWMEN MA 'ETAHUM MIN NEDHIRIN MIN KABLIKE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 28:47. Dhe të mos thonë, kur t'i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: "Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë!"
28:47. dhe, që të mos thonë, kur t'i godasë dënimi, për atë që kanë bërë: “O Zoti ynë, të na kishe çuar një të dërguar që t'i pasonim shpalljet Tuaja dhe të bëheshim besimtarë”.
28:47. Dhe që ata të mos thonë kur t'i ndodhë atyre ndonjë fatkeqësi për shkak të asaj që duart e tyre kanë dërguar përpara: "O Zoti ynë, pse nuk na ke dërguar një të dërguar që të mund të ndjekim shpalljet e Tua dhe të jemi nga besimtarët?"
28:47. WE LEWLA 'EN TUSIBEHUM MUSIBETUN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM FEJEKULU REBBENA LEWLA 'ERSELTE 'ILEJNA RESULEN FENETTEBI'A 'AJATIKE WE NEKUNE MINEL-MU'UMININE
C 28:48. E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?" E, thanë: "Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonjërën prej tyre ne e mohojmë!"
28:48. Pasi u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Përse nuk i është dhënë (Muhamedit), diçka e ngjashme me atë që i ishte dhënë Musait!” Por, a nuk e mohojnë ata çfarë i ishte dhënë Musait, duke thënë: “Këta (Teurati dhe Kurani) janë dy magji, që mbështesnin njëra-tjetrën. Ne nuk besojmë asnjërin prej tyre”.
28:48. Por kur e vërteta erdhi te ta nga Ne, ata thanë: "Pse nuk i është dhënë atij siç iu dha Musait?" A nuk e mohuan ata atë që iu dha Musait më parë? Ata thanë: "Dy magji që mbështesin njëra-tjetrën." Dhe ata thanë: "Ne nuk besojmë në asnjërën prej tyre."
28:48. FELEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU MIN 'INDINA KALU LEWLA 'UTIJE MITHLE MA 'UTIJE MUSA 'EWELEM JEKFURU BIMA 'UTIJE MUSA MIN KABLU KALU SIHRANI TEDHAHERA WE KALU 'INNA BIKULLIN KAFIRUNE
C 28:49. Thuaj: "Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur'ani), e ti përmbahem edhe unë atij?"
28:49. Thuaju atyre: “Sillni një libër nga Allahu, i cili udhëzon më mirë nga këta të dy, unë do ta pasoj atë, nëse thoni të vërtetën!”
28:49. Thuaj: "Atëherë sillni një libër nga Allahu që është më i udhëzuar sesa këto të dyja që unë t'i ndjek, nëse jeni të sinqertë."
28:49. KUL FE'TU BIKITABIN MIN 'INDI ELLAHI HUWE 'EHDA MINHUMA 'ETTEBI'HU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 28:50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
28:50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të veta. E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.
28:50. Por nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e tyre. Dhe kush është më i humbur sesa ai që ndjek dëshirat e tij pa udhëzim nga Allahu? Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon një popull të padrejtë.
28:50. FE'IN LEM JESTEXHIBU LEKE FA'LEM 'ENNEMA JETTEBI'UNE 'EHWA'EHUM WE MEN 'EDELLU MIMMENI ETTEBE'A HEWAHU BIGAJRI HUDEN MINEL-LAHI 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 28:51. Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
28:51. Ne ua dërgojmë atyre shpalljet njërën pas tjetrës, në mënyrë që t'ua vënë veshin.
28:51. Dhe me të vërtetë, Ne ua kemi shpallur atyre Fjalën që ata të mund të përkujtojnë.
28:51. WE LEKAD WESSELNA LEHUMUL-KAWLE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 28:52. E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur'anit).
28:52. Ata që Ne ua kemi zbritur Librin para tij (Kuranit), i besojnë atij.
28:52. Ata që u dhamë Librin para tij (Kuranit), ata besojnë në të.
28:52. EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE MIN KABLIHI HUM BIHI JU'UMINUNE
C 28:53. Dhe kur u lexohet atyre, thonë: "Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!"
28:53. Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: “Ne e besojmë atë. Pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Vërtet, Ne edhe para tij kemi qenë të nënshtruar ndaj Zotit.”
28:53. Dhe kur ai u lexohet atyre, ata thonë: "Ne i besojmë atij. Me të vërtetë, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Me të vërtetë, ne ishim muslimanë edhe para tij."
28:53. WE 'IDHA JUTLA 'ALEJHIM KALU 'AMENNA BIHI 'INNEHUL-HEKKU MIN RABBINA 'INNA KUNNA MIN KABLIHI MUSLIMINE
C 28:54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.
28:54. Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar. Ata e zmbrapsin të keqen me të mirë, ndajnë lëmoshë nga ajo që u kemi dhënë Ne
28:54. Ata do të shpërblehen dy herë për atë që kanë duruar, dhe ata i kthejnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që u kemi furnizuar.
28:54. 'ULA'IKE JU'UTEWNE 'EXHREHUM MERRETEJNI BIMA SEBERU WE JEDRE'UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI'ETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 28:55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!"
28:55. dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shmangen asaj, duke thënë: “Ne kemi veprat tona, ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit”.
28:55. Dhe kur ata dëgjojnë të kotën, ata kthehen prej saj dhe thonë: "Ne kemi veprat tona dhe ju keni veprat tuaja. Paqja qoftë mbi ju. Ne nuk kërkojmë ata që janë të paditur."
28:55. WE 'IDHA SEMI'UL-LEGWE 'A'REDU 'ANHU WE KALU LENA 'A'MALUNA WE LEKUM 'A'MALUKUM SELAMUN 'ALEJKUM LA NEBTEGIL-XHAHILINE