U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:195.
(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
26:195.
E zbriti në gjuhën e qartë arabe.
26:195.
Në një gjuhë arabe të qartë.
26:195.
BILISANIN 'AREBIJIN MUBININ
C
26:196.
Dhe se ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
26:196.
Vërtet, ai është përmendur në Shkrimet e të parëve.
26:196.
Dhe me të vërtetë, ai është përmendur në Shkrimet e të lashtëve.
26:196.
WE 'INNEHU LEFI ZUBURIL-'EWWELINE
C
26:197.
A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
26:197.
Vallë, a nuk është provë për ata (mekasit), që atë (Muhamedin) e kanë njohur dijetarët e bijve të Izraelit?
26:197.
A nuk është për ta një shenjë që dijetarët e bijve të Israilit e njohin atë?
26:197.
'EWELEM JEKUN LEHUM 'AJETEN 'EN JA'LEMEHU 'ULEMA'U BENI 'ISRA'ILE
C
26:198.
E sikur t'ia shpallnim atë (Kur'anin) ndonjë joarabi,
26:198.
Por edhe sikur t'ia shpallnim Kuranin ndonjë jo-arabi
26:198.
Dhe sikur Ne t'ia kishim shpallur atë ndonjërit nga të huajt,
26:198.
WE LEW NEZZELNAHU 'ALA BA'DIL-'A'XHEMINE
C
26:199.
e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin atij.
26:199.
e ai t'ua lexonte atyre - ata përsëri nuk do të kishin besuar.
26:199.
Dhe ai ta lexonte atë atyre, ata nuk do të kishin besuar atëherë.
26:199.
FEKARE'EHU 'ALEJHIM MA KANU BIHI MU'UMININE
C
26:200.
Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
26:200.
Ja kështu, Ne ua kemi shtënë (mohimin) në zemër keqbërësve.
26:200.
Kështu, Ne e kemi futur atë në zemrat e keqbërësve.
26:200.
KEDHALIKE SELEKNAHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C
26:201.
E ata nuk i besojnë atij (Kur'anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
26:201.
Ata nuk do ta besojnë atë, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.
26:201.
Ata nuk do të besojnë në të derisa të shohin ndëshkimin e dhimbshëm.
26:201.
LA JU'UMINUNE BIHI HETTA JEREWL-'ADHABEL-'ELIME
C
26:202.
Dhe t'u vijë befas, duke mos e hetuar.
26:202.
Por ai do t'u vijë atyre papritmas e ata nuk do ta ndiejnë fare.
26:202.
Dhe ai do t'u vijë atyre papritmas, ndërsa ata nuk do ta ndjejnë.
26:202.
FEJE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C
26:203.
E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"
26:203.
Atëherë ata do thonë: “A do të na jepet afat?”
26:203.
Pastaj ata do të thonë: "A do të na jepet ndonjë afat?"
26:203.
FEJEKULU HEL NEHNU MUNDHERUNE
C
26:204.
E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
26:204.
A mos vallë, ata duan ta shpejtojnë dënimin Tonë!?
26:204.
A e ndëshkojmë ata shpejt ose ua japim atyre afatin, ata nuk do të shpëtojnë.
26:204.
'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C
26:205.
Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
26:205.
Mendo, nëse Ne i lëmë që të kënaqen disa vjet
26:205.
A e ke parë ti, nëse Ne i lejojmë ata të kënaqen për vite,
26:205.
'EFERE'EJTE 'IN METTA'NAHUM SININE