Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:200. Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
26:200. Ja kështu, Ne ua kemi shtënë (mohimin) në zemër keqbërësve.
26:200. Kështu, Ne e kemi futur atë në zemrat e keqbërësve.
26:200. KEDHALIKE SELEKNAHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C 26:201. E ata nuk i besojnë atij (Kur'anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
26:201. Ata nuk do ta besojnë atë, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.
26:201. Ata nuk do të besojnë në të derisa të shohin ndëshkimin e dhimbshëm.
26:201. LA JU'UMINUNE BIHI HETTA JEREWL-'ADHABEL-'ELIME
C 26:202. Dhe t'u vijë befas, duke mos e hetuar.
26:202. Por ai do t'u vijë atyre papritmas e ata nuk do ta ndiejnë fare.
26:202. Dhe ai do t'u vijë atyre papritmas, ndërsa ata nuk do ta ndjejnë.
26:202. FEJE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C 26:203. E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"
26:203. Atëherë ata do thonë: “A do të na jepet afat?”
26:203. Pastaj ata do të thonë: "A do të na jepet ndonjë afat?"
26:203. FEJEKULU HEL NEHNU MUNDHERUNE
C 26:204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
26:204. A mos vallë, ata duan ta shpejtojnë dënimin Tonë!?
26:204. A e ndëshkojmë ata shpejt ose ua japim atyre afatin, ata nuk do të shpëtojnë.
26:204. 'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C 26:205. Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
26:205. Mendo, nëse Ne i lëmë që të kënaqen disa vjet
26:205. A e ke parë ti, nëse Ne i lejojmë ata të kënaqen për vite,
26:205. 'EFERE'EJTE 'IN METTA'NAHUM SININE
C 26:206. e pastaj t'u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
26:206. e pastaj t'i godasë ai (dënim) që u është premtuar,
26:206. Pastaj vjen mbi ta ajo që u është premtuar,
26:206. THUMME XHA'EHUM MA KANU JU'ADUNE
C 26:207. çka do t'u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
26:207. çfarë vlere do të kishte ajo me të cilën janë kënaqur?
26:207. Atëherë ajo me të cilën ata janë kënaqur nuk do t'i ndihmojë ata.
26:207. MA 'EGNA 'ANHUM MA KANU JUMETTA'UNE
C 26:208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
26:208. Asnjëherë, Ne nuk kemi shkatërruar ndonjë vendbanim, pa i çuar më parë paralajmërues,
26:208. Dhe Ne nuk shkatërrojmë asnjë qytet, përveçse ai ka pasur paralajmërues,
26:208. WE MA 'EHLEKNA MIN KARJETIN 'ILLA LEHA MUNDHIRUNE
C 26:209. Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
26:209. si këshillë për ata. Ne nuk jemi asnjëherë të padrejtë.
26:209. Si këshillë. Dhe Ne nuk jemi të padrejtë.
26:209. DHIKRA WE MA KUNNA DHALIMINE
C 26:210. Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
26:210. Atë (Kuran) nuk e kanë zbritur djajtë.
26:210. Dhe ai (Kurani) nuk është sjellë nga shejtanët.
26:210. WE MA TENEZZELET BIHI ESH-SHEJATINU