Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:194. (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
26:194. në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë.
26:194. Në zemrën tënde, që ti të jesh nga paralajmëruesit,
26:194. 'ALA KALBIKE LITEKUNE MINEL-MUNDHIRINE
C 26:195. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
26:195. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.
26:195. Në një gjuhë arabe të qartë.
26:195. BILISANIN 'AREBIJIN MUBININ
C 26:196. Dhe se ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
26:196. Vërtet, ai është përmendur në Shkrimet e të parëve.
26:196. Dhe me të vërtetë, ai është përmendur në Shkrimet e të lashtëve.
26:196. WE 'INNEHU LEFI ZUBURIL-'EWWELINE
C 26:197. A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
26:197. Vallë, a nuk është provë për ata (mekasit), që atë (Muhamedin) e kanë njohur dijetarët e bijve të Izraelit?
26:197. A nuk është për ta një shenjë që dijetarët e bijve të Israilit e njohin atë?
26:197. 'EWELEM JEKUN LEHUM 'AJETEN 'EN JA'LEMEHU 'ULEMA'U BENI 'ISRA'ILE
C 26:198. E sikur t'ia shpallnim atë (Kur'anin) ndonjë joarabi,
26:198. Por edhe sikur t'ia shpallnim Kuranin ndonjë jo-arabi
26:198. Dhe sikur Ne t'ia kishim shpallur atë ndonjërit nga të huajt,
26:198. WE LEW NEZZELNAHU 'ALA BA'DIL-'A'XHEMINE
C 26:199. e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin atij.
26:199. e ai t'ua lexonte atyre - ata përsëri nuk do të kishin besuar.
26:199. Dhe ai ta lexonte atë atyre, ata nuk do të kishin besuar atëherë.
26:199. FEKARE'EHU 'ALEJHIM MA KANU BIHI MU'UMININE
C 26:200. Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
26:200. Ja kështu, Ne ua kemi shtënë (mohimin) në zemër keqbërësve.
26:200. Kështu, Ne e kemi futur atë në zemrat e keqbërësve.
26:200. KEDHALIKE SELEKNAHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C 26:201. E ata nuk i besojnë atij (Kur'anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
26:201. Ata nuk do ta besojnë atë, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.
26:201. Ata nuk do të besojnë në të derisa të shohin ndëshkimin e dhimbshëm.
26:201. LA JU'UMINUNE BIHI HETTA JEREWL-'ADHABEL-'ELIME
C 26:202. Dhe t'u vijë befas, duke mos e hetuar.
26:202. Por ai do t'u vijë atyre papritmas e ata nuk do ta ndiejnë fare.
26:202. Dhe ai do t'u vijë atyre papritmas, ndërsa ata nuk do ta ndjejnë.
26:202. FEJE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C 26:203. E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"
26:203. Atëherë ata do thonë: “A do të na jepet afat?”
26:203. Pastaj ata do të thonë: "A do të na jepet ndonjë afat?"
26:203. FEJEKULU HEL NEHNU MUNDHERUNE
C 26:204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
26:204. A mos vallë, ata duan ta shpejtojnë dënimin Tonë!?
26:204. A e ndëshkojmë ata shpejt ose ua japim atyre afatin, ata nuk do të shpëtojnë.
26:204. 'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE